Nga Janusz Bugajski
Pandemia e COVID-19 mund ta dëmtojë seriozisht ndikimin global të Kinës dhe ta kthejë në të kundërt politikën e saj të jashtme ekspansioniste. Mbi të gjitha, ajo (pandemia) do të përshpejtojë konfrontimin strategjik të Kinës me Shtetet e Bashkuara. Uashingtoni tani ndjehet i justifikuar në përkufizimin e Kinës si një nga dy kundërshtarët kryesorë gjeopolitikë të Amerikës në Strategjinë e re të Sigurisë Kombëtare. Dhe administrata Trump do të kërkojë të heqë vëmendjen nga dështimet e veta për të kufizuar përhapjen e pandemisë duke dëmtuar Kinën.
Gjatë javëve të para kritike pas shpërthimit të COVID-19 në Wuhan, qeveria kineze e fshehu kërcënimin në përshkallëzim dhe i bëri të heshtnin mjekët që raportuan faktet. Kjo politikë tradicionale komuniste mashtrimi i dha virusit mundësinë të përhapej me shpejtësi brenda dhe përtej kufijve të vendit. Media amerikane, tashmë, është e ngopur me raporte dhe zëra për mbulimin që bëri Pekini, çfarë po shton zemërimin e opinionit publikut kundër Kinës.
Propaganda e ngathët e zyrtarëve kinezë që fajësojnë ushtrinë amerikane për përhapjen e virusit i ka hedhur zjarrit benzinë. Republikanët dhe media pro-Trump e kanë sulmuar Pekinin dhe kanë bërë thirrje për hetime mbi fshehjen e pandemisë. Një pakicë beson se Kina, në të vërtetë, e ka kufizuar përhapjen e pandemisë, por dyshojnë për një mashtrim më të madh se kaq. Disa flamurtarë madje bëjnë thirrje që Pekini të paguajë kompensim për pandeminë.
Dyshimi dhe kundërshtimi amerikan ndaj Kinës do t’i mundësojë Trump të pretendojë se ai kishte të drejtë kur nisi një lufte tregtare me Pekinin në vitin 2018. Dhe marrëveshja e planifikuar tregtare SHBA-Kinë nuk ka gjasa të nënshkruhet në një kohë të shkurtër. Mbështetësit politikë të presidentit do të bëjnë presion për një politikë të “shkëputjes” ekonomike, duke dhënë sinjalin e një ulje të konsiderueshme të lidhjeve ekonomike amerikano-kineze që janë zhvilluar gjatë katër dekadave të fundit. Një politikë e tillë, gjithashtu, mund të fitojë mbështetje dypartiake, pasi edhe politikanët demokratë e perceptojnë kërcënimin kinez në rritje ndaj interesave amerikane.
Kjo luftë e ftohtë e re ekonomike mund të ketë disa përbërës që synojnë të kufizojnë varësinë e Amerikës nga Kina. Pekinit mund t’i kufizohet hyrja në tregun e madh të konsumatorëve të SHBA dhe t’i ndalohet të përftojë ndonjë teknologji të sofistikuar. Korporatat e mëdha amerikane do të inkurajohen të tërhiqen nga Kina dhe të zhvendosen në vend ose në shtetet e tjera ku fuqia punëtore është më e lirë. SHBA do të bllokojë të gjithë investimet kineze në infrastrukturën 5G dhe sektorë strategjikë ekonomikë të tjerë. Dhe Uashingtoni do të zhvillonte një fushatë sistematike për të çbërë varësinë nga zinxhirët e furnizimit kinez.
Konflikti në përgatitije SHBA-Kinë do të rrisë rëndësinë e Tajvanit. Vendosmëria e Pekinit për t’ia mohuar Tajvanin një zë në Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH) parandaloi kontributin jetik në vlerësimin e hershëm të shpërthimit të pandemisë. Uashingtoni, gjithashtu, do të dekurajojë aleatët e tij europianë të investojnë në Kinë ose të hapin vendet e tyre për huadhënie, biznes dhe punëtorë kinezë. Të dhënat mizore (të shkeljeve) të të drejtave të njeriut nga Pekini në Tibet, Xinjiang dhe Hong Kong mund t’i inkurajojnë kryeqytetet europiane të krijojnë një koalicion anti-Kinë me Uashingtonin.
Prej rënies së kërkesës në mbarë Europën dhe Azinë për arsye të përhapjes së krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia, Iniciativa e Zonave dhe Rrugës së Kinës (BRI), një program infrastrukturor trilion dollarësh që thith shtetet e varfra në borxhe dhe manipulime politike, do të vihet nën një kërcënim në rritje. Politika amerikane e kombinuar me tkurrjen ekonomike globale gjithashtu mund ta shtyjë Kinën drejt paqëndrueshmërisë së brendshme. Ekonomia kineze do të ndikohet rëndë dhe do të rrisë presionin ndaj presidentit Xi Jinping. Nëse konfrontimi strategjik me SHBA dhe Europën zgjatet, trazirat sociale mund të zgjerohen. Populli mund të zemërohet gjithnjë e më shumë nga përhapja e një pandemie të fshehur nga regjimi.
Papunësia në rritje, një rrjet i kufizuar i sigurisë sociale, irritimi nga mbikëqyrja e rritur e policisë dhe zhgënjimi me drejtuesit politikë do të prodhojë një formulë për trazira, protestat masive, greva, e madje edhe dhunë.
Nëse standardet e jetesës fillojnë të bien në mesin e klasës së mesme kineze e cila është mësuar me një rritje të qëndrueshme ekonomike, popullsitë urbane mund të kthehen kundër komunistëve në pushtet. Nëse nuk do të mund të sigurojë më privilegje materiale për zyrtarët e saj, edhe vetë Partia mund të copëtohet nga trazirat e brendshme.
Kriza e Kinës gjithashtu do të ndikojë negativisht në ekonominë globale. Për shkak se Kina përbën gati 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) botëror dhe po kthehet në tregun kryesor të konsumit në botë, tkurrja e saj ekonomike do të dëmtojë edhe ekonomitë perëndimore. Dhe nëse Pekini fajëson Perëndimin për vështirësitë e tij, ai mund të tërhiqet nga marrëveshje të ndryshme ndërkombëtare, siç janë angazhimet për uljen e emetimit të gazrave të serës dhe ndarjen e teknologjive të energjisë së rinovueshme.
Përballë paqëndrueshmërisë dhe rënies, regjimi kinez gjithashtu mund të kthehet në një nacionalizëm më agresiv kundër Tajvanit dhe madje edhe të ndërmarrë aventura ushtarake në Lindjen e Largët, të cilat mund të përshkallëzohen në përleshje të drejtpërdrejta me forcat amerikane.

Dita, Albania
GROWING AMERICAN HOSTILITY TOWARD CHINA
Janusz Bugajski
The COVID-19 pandemic can seriously damage China’s global influence and reverse its expansionist foreign policy. Above all, it will accelerate China’s strategic confrontation with the United States. Washington now feels vindicated in defining China in its new National Security Strategy as one of America’s two major geopolitical adversaries. And the Trump administration will seek to deflect attention from its own failures to contain the pandemic by damaging China.
For the critical first few weeks after the COVID-19 outbreak in Wuhan, the Chinese government covered up the escalating threat and silenced doctors who reported the facts. This traditional Communist policy of deception enabled the virus to rapidly spread within and beyond the country’s borders. The American media is now saturated with reports and rumors about Beijing’s cover up that is intensifying public anger against China.
Inept propaganda by Chinese officials blaming the American military for concocting the virus has added fuel to the flames. Republicans and the pro-Trump media have lambasted Beijing and called for investigations of the pandemic cover-up. Few believe that China has actually contained the pandemic but suspect an even bigger deception. Some hawks are even calling for Beijing to pay compensation for the pandemic.
American suspicion and hostility toward China will enable Trump to claim that he was right in launching a trade war with Beijing in 2018. And the planned U.S.-China trade deal is unlikely to be signed any time soon. The President’s political supporters will push for a policy of economic “decoupling,” signaling a substantial reduction of American-Chinese economic links that have been developed over the past four decades. Such a policy may also gain bi-partisan support, as Democratic politicians also perceive the growing Chinese threat to American interests.
This new economic cold war can have several components aimed at limiting America’s dependence on China. Beijing could be restricted in its access to the huge U.S. consumer market and prohibited from gaining any sophisticated technology. Large American corporations will be encouraged to pull out of China and relocate home or to other countries where labor is cheaper. The U.S. will block all Chinese investment into 5G infrastructure and other strategic economic sectors. And Washington would conduct a systematic campaign to sever dependence on Chinese supply chains.
The brewing U.S.-China conflict will raise the stature of Taiwan. Beijing’s determination to deny Taiwan a voice in the World Health Organization (WHO) prevented vital input in early assessments of the pandemic outbreak. Washington will also discourage its European allies from investing in China or opening up their countries to Chinese loans, business, and workers. Beijing’s atrocious human rights record in Tibet, Xinjiang, and Hong Kong may encourage European capitals to form an anti-China coalition with Washington.
Due to falling demand across Europe and Asia because of widespread economic distress caused by the pandemic, China’s Belt and Road Initiative (BRI), a trillion-dollar infrastructure program that sucks poor states into indebtedness and political manipulation, will come under increasing threat. American policy combined with global economic contraction can also push China toward internal instability. The Chinese economy will be severely impacted and increase pressure against President Xi Jinping. If the strategic confrontation with the U.S. and Europe is prolonged, social unrest could expand. The public may become increasingly angered by the spread of a pandemic that the regime has hidden.
Rising unemployment, a limited social safety net, frustration with growing police surveillance, and disillusionment with political leaders will provide a formula for riots, mass protests, strikes, and even violence. If living standards start to fall among the Chinese middle class that has grown accustomed to steady economic growth, urban populations could turn against the ruling communists. And the Party itself could be racked by internal turmoil if it can no longer provide material privileges to officials.
The China crisis will also impact negatively on the global economy. Because China accounts for nearly 20% of world Gross Domestic Product (GDP) and is becoming the world’s leading consumer market, its economic contraction will also damage Western economies. And if Beijing blames the West for its predicament it could pull out of various international agreements such as commitments to lowering greenhouse gas emissions and sharing renewable energy technologies. Facing unrest and decline, the Chinese regime could also turn to more aggressive nationalism against Taiwan and even stage military adventures in the Far East that could precipitate direct clashes with U.S. forces.
Botuar në Dita. Kolonën e z.Bugajski mund ta ndiqni çdo të shtunë në versionin print dhe online të gazetës. Ndalohet kategorikisht ribotimi i plotë apo i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

« Kunder komunisteve ne pushtet » shkruan Bugaski! Cfare kumunistesh jane kinezet kur ka miliardere ne prona private dhe të varfer qe hane gjera qe nuk duhet t’i hane. Polarizimi i tejskashem kinez eshte ne kundershtim me teorine e njerezve të barabarte pa prona private qe predikon teoria komuniste.
Dhe, cili do te jete vazhdimi, apo perfundimi i kesaj kurbe ne rritje i perplasjes se Amerikes me Kinen? Trazirat e brendeshme? Me ato Kina jeton tash e 70 vjet! Kur Amerika s’beri gje me 1950, kur ushtria kineze hyri ne Tibet dhe Amerika ishte 100 here me e fuqishme se sa Kina, kuptohet se Amerika s’ka per te bere kurre me gje, por vetem do bej gam-gam, si e si ta forcoje Kinen akoma me shume.
Nje virus gati njelloj si gripi i rende, dhe shif si kane ndaluar me qindra mijra firma ne perendim punen, apo e kane reduktuar, sepse furnizimet nga Kina po vonojne. Po te kish qene nje virus me i rende, apo nje bacil i rrezikshem?! Dhe izolimi te zgjaste ca me shume!? Shoqerite perendimore do te perballeshin me situata te paparishikueshme, si ato te filmave te Hollivudit!
Autore pro-perendimore si Januzi nuk ka thene nje fjale te vetme per gjate gjithe ketyre viteve, ku firmat perendimore u nisen karvan rruges se mendafshit dhe cuan teknollogjine dhe te gjitha makinerite e tyre ne Kine! Vetem pak zera ekonomistesh dhe analistesh bertiten dhe u ankuan ndaj kesaj zhvendosje! Po kush ti degjonde!? A te linin keta palo analiste servile te tipit Januz-Shaban?! JO, se politikanet ne perendim i kane qejf servilimet qe u behen nga kjo lloj tufe shkruesish! Tani mbaheni kopilin ne dere e mos u ankoni! Ose kapni kazmen e lopaten dhe punoni per ndertimin e firmave ketu ne Europe, dhe shkoni punoni sic punojne kinezet!
bravo gzim
me duket se keto skenare po i sheh aty ne amerike ky
Tregu i”madh ” amerikam 300 miljonesh dhe trgi i “vogel” kines 1.8 miljarde .+ 1 miljarde indiane+200 miljon ruse+80 miljon vitnamexe etj.etj.
u demtoka shume kina
Jam shume dakort me Gzimin, globalizmi Neo-Liberal solli “outsourcing” e kapitalit vendas drejt Kines, Indise dhe parajsave fiskale. Kush do e paguaje faturen?
Populli si gjithmne.
Kina se shpejti superfuci nr 1 e botes.Por per fat te keqe me e eger se dikur perndimi e eger,as komuniste as kapitaliste ,nje diktatur selektive.
STOP NAZI-RACIZMIT !
– Bashkimi ben fuqine !
– Semundjet nuk kam ideologji…
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Armiku me i madh i njerezimit jane viruset raciste si ky ish- ministri i Mbrojtjes se Britanise se Madhe… jo ilacet, vaksinat.
I kane edhe maskat edhe dorashkat e munguara…. edhe breket e grave e te vetat …. “ Made in China” dhe e quajne zbulimin apo shpikjen e vaksines kunder kesaj murtaje te Botes nga Kina si rrezikun me te madh per Globin!?
Reth 70 per qind e te gjitha ilaceve edhe ne SHBA e Britani e mbare Boten jane prodhim kinez qe blihen apo importohen nga Kina me qindarka e u shiten qytetareve te vet me 100-500 fishin e na bejne edhe humanitarin edhe bamiresin !?
Kur kinezet hanin me shkopinj floriri, fildishi apo bambuje sipas shtresave shoqerore parardhesit e ketij naziskinit anglez hanin si bishat me kthetrat e thonje!
Ndaj stop racizmit ala Tobbis Ellwood !
Ka edhe me keq.
Pa sjelle asnje fakt konkret, asnje te prove ose deshmi te qenesishme pervec slloganeve ideologjike ala Gebelsiane “ Genje e genje se dicka do te mbetet !”Drejtori i bulevardeskes “ Bild” akuzonte Kinen si shkakun dhe burimin e vetem te pandemise COVID-19.
Kujt ti besojme Tazibaove ideologjike te tij e co. apo deklaratave te dhjetra shkencetareve te shquar gjermane, italiane, britanike, spanjolle… se qysh ne shtator- tetor 2019 kishin zbuluar pneumoni te papara me pare ne qindra paciente ne vendet e tyre, pra tre kater muaj para Vuhanit kinez !?
Jo vetem kaq. Ai shkonte deri aty sa me nje injorance fantazmagorike 24 karat “ Fake News” shkonte deri aty sa te shkruante e zeza mbi te bardhe se kinezet nuk kane shpikur kurre asgje dhe vetem kopjojne te tjeret!?
Kur kinezet shpiken busullen e barutin, letren… apo kur ndertonin Murin e Madh Kinez, kryemrekullia boterore, i vetmi objekt njerezor qe dallohet me sy te lire nga Hena, parardhesit e ketyre bastardeve te Hitlerit jetonin neper guva e shpella.
E ky mur nuk ka as rrota e as zinxhire per te sulmuar e pushtuar popuj e vende te tjere, por per te mbrojtur popullin e qyteterimin me te lashte mbi 5 500 vjecar te njerezimit, ate kinez nga barbaret e asaj kohe mongolet qe pushtuan me vone krejt “Boten“ e asaj kohe!
Cfare te kopjonin prej nesh !?
Guvat, kthetrat apo katrahurat boterore dhe lumenjte e gjakut qe permbyten dy here Boten me mbi 150 milione viktima gjate shekullit te fundit !?
Apo parullat britanike etj. ne lagjet e Shanghait “ Ndalohet hyrja e kinezeve dhe e qeneve” ne truallin e atdheun e vet !?
Mesoni historine ala fillore te Kines dhe popullit te madh kinez e pastaj shkruani e komentoni o pararoje e “ Uniformave te Murme” e katrahurave boterore!
Degjoni dhe zbatoni thirrjen hyjnore te Atit te Shenjte Papa Franciscos per tu bashkuar ne lufte kunder kesaj Pandemie mbareboterore e jo per kacafytje mbareboterore ideologjike e politike.
Epidemite, semundjet nga me te thjeshtat e deri me te rendat nuk kane ideologji as nuk u marrin leje sistemeve politike.
Nuk bejne dallime race, feje, kombi, ideologjike, shoqerore, pasurite!
Globalizami vjen nga fjala Glob dhe eshte gjitheperfshires per mbare Globin Tokesor, qe nuk eshte as sa nje kokerr rere ne Gjithesine pa fund ne kohe e ne hapesire ku ka me shume yje ( Diej deri nje milione here me te madh se ky i mini sistemit tone diellor ) se sa kokrra rere ne te gjitha oqeanet, shkretetirat, detet, liqejt, lumejt … te marra se bashku .
Bashkimi ben fuqine!
Percarja ben kerdine !
Stop nazi- racizmit dhe globalizmit rrenimtar qe kjo pandemi e nxori lakuriq si totalisht te deshtuar me turp!
STOP NAZI-RACIZMIT !
– Bashkimi ben fuqine !
– Semundjet nuk kane ideologji…