Teoria e Trump për injektimin e dezifektuesit, OKB thirrje globale për të shpejtuar prodhimin e vaksinës kundër COVID

Leda Hysa

Kombet e Bashkuara ditën e premte bënë një thirrje globale për të shpejtuar prodhimin e një vaksine për koronavirusin, ndërsa Presidenti amerikan Donald Trump u  kritikua nga mjekë e ekspertë për sugjerimin ndaj qytetarëve për injektimin e dezinfektuesit në trup.

Ndërkohë që virusi ka vrarë më shumë se 190,000 njerëz dhe ka infektuar gati tre milion, Kombet e Bashkurara po bëjnë të pamundurën për të  nxjerrë vendin nga kjo situatë e vështirë.

Sekretari i Përgjithshëm i KB, Antonio Guterres tha se mposhtja e pandemisë do të kërkojë përpjekjen më të madhe shëndetësore të parë ndonjëherë, pasi Kombet e Bashkuara bashkuan forcat me drejtuesit botërorë dhe sektorin privat për të zhvilluar, prodhuar dhe shpërndarë një vaksinë për COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga virusi.

Ne përballemi me një armik publik global si askush tjetërNjë botë pa COVID-19 kërkon përpjekjen më masive të shëndetit publik në histori. Askush nga ne nuk është i sigurt derisa të gjithë jemi të sigurt. COVID-19 nuk respekton asnjë kufi. COVID-19 është kudo një kërcënim për njerëzit.“- tha ai në një konferencë për shtyp.

Ndërsa sëmundja duket se po rritet në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, kombet e tjera janë ende në fazat e hershme të luftës dhe OBSH ka paralajmëruar që masat e rrepta duhet të mbeten derisa të krijohet një vaksinë kundër virusit.

Gara është në të gjithë botën për të zhvilluar një vaksinë e tillë, me Universitetin e Oksfordit duke filluar një testimin tek njerëzit, ndërsa Gjermania njoftoi se testime të ngjashme do të fillojnë deri në javën e ardhshme.

Ndërkohë tashmë duket e KB po bën një luftë më të madhe, pasi Trump u kritiua shumë për sugjerimin e tij se injektimi i dezifektuesve është efektiv në trajtimin e Covid-19.

 

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *