Kina i dhuron Shqipërisë 5000 kite testuese

Leda Hysa

Pas 1 mijë tamponëve të dhuruara në fillim të këtij muaji, shteti kinez i dhuron Shqipërisë edhe 5000 kite testuese të tjerë. Ndihmat mjekësore u dhuruan këtë të shtunë nga Ambasadori i Republikës Popullore të Kinës në Tiranë Zhou Ding i cili garantoi për mbështetjen e qeverisë kineze në kalimin e pandemisë covid 19.

Ai tha se “Jam i gëzuar që mirëpresim këto ndihma sot. Këto ndihma janë të vështira sepse vendet në të gjithë botën kanë nevojë për këto produkte mjekësorë në një kohë që dhe transporti është ndërprerë. Këto ndihma tregojnë dashurinë tonë për popullin shqiptar. Miqtë e vërtetë duken në kohë të vështirë. Jam i bindur që këto ndihma do të luajnë një rol të rëndësishëm në luftën kundër CoVid-19. Në përgjithësi dua të them Shqipëria ja ka dalë mirë në këtë luftë”.

Ndihmat kanë të bëjnë me 5000 mijë kite testuese, veshje mbrojtëse për stafet mjekësorë, maska mbrojtëse, syze mjekësore, doreza dhe maska krurgjikale. Materiale këto të domosdosshme për mjekësinë shqiptare në këto kohë të vështira të pandemisë u shprehën dy zëvendës ministrat, ajo e shëndetësisë Mira Rakacoli dhe ai i jashtëm Etjen Xhafaj.Këto janë materialet e dyta mjekësore që Kina i dhuron Shqipërisë në kuadër të luftës kundër pandemisë COVID-19.


l.h/ dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *