Sekretari i Shtetit John Kerry, duke uruar në emër të Presidentit Barak Obama dhe të popullit amerikan Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, thotë se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm drejt mbajtjes me sukses të zgjedhjeve shumëpartiake.
Shqipëria, thuhet në deklaratën e sekretarit të Shtetit, është një forcë qendrueshmërie në Ballkanin Perëndimor dhe SHBA janë sidomos mirënjohëse për kontributet e saj në Forcën Ndërkombëtare të Sigurisë dhe Ndihmës në Afganistan si dhe për gatishmërinë për të sistemuar në mënyrë të përhershme ish-banorët e kampit Ashraf.
Kalimi paqësor i pushtetit dhe përparimet në fushën e legjislacionit këtë vit, thuhet në deklaratë, nënvizojnë kredencialet demokratike të Shqipërisë.
SHBA, thotë Sekretary Kerry, mbështesin popullin e Shqipërisë në përpjekjet për konsolidimin e sundimit të ligjit dhe reformave ekonomike. Ato mirëpresin rekomandimin e Komisionit Evropian që Shqipëria të marrë statusin e kandidatit të Bashkimit Evropian.

E qarte,por diplomacia të vret dhe me pambuk! Neser të shohim c’kemi gatuar kunder ketij vendi të madh dhe kampion i demokracise dhe lirisë se popujve!
zoteri me duket se me kete shkrim kundershton vetveten. shkruan se eshte vendi me demokratik ne bote ne nje kohe qe thua te shohim ckemi gatuar kunder qe tingellon pak kercenuese dhe nje vend demokratik duhet te pranoje nga nje vend mik cdo lloj vendimi qofte ai pro apo kunder interesave te tij per ndryshe i bie te jete diktatorial. keshtu qe mendohu kur shkruan?
Laraska mendon qe ti Tanino ben mire te mendohesh njehere para se te shkraush. Nje vend demokratik pranon dhe respekton vendimin e nje miku (sic po ben SHBA), por mos mendo se vend demokratik do te thote organizate bamiresie. Miqesia dhe aleanca eshte e bazuar ne nje marredhenie (marre-e-jap) reciproke. Deri dje ka dhene e ka dhene SHBA per shqipot, por tashme sta ka per borxh, HIC FARE, te jete avokati jone GRATIS (sic thoshte dhe Mero ne nje shkrim te tij).
Besoj se e ke vene re, qe ky eshte viti i pari ne keto 23 vjet marredhenie dipllomatike, qe urimi vjen nga Sekretari i shtetit, jo presidenti. ME pare edhe per festa dytesore, si psh Bajrami, urimi vinte direkte nga Presidenti i SHBA, ndersa kete vit nga sekretari shtetit. (Nuk thote Obama uron, por KErry uron)
nuk do flejme sonte?
haha ti te flesh edhe te shohesh endrra sa me te bukura. Une thjesht replikova komentin tende duke menduar se shprehja “diplomacia të vret dhe me pambuk” eshte mese e goditur e ti nuk e ke kuptuar fare fare. Te flesh, te hash e te pish si per festa qe jemi.
sapo doli lajmi qe na paska uruar dhe Obama, tani po qe do fleje dhe laraska 🙂
edhe ne o xha Kerri te duam forte.
PARTNERITETI I SHQIPTARVE ME KOMBIN AMERIKAN ESHTE GARANCI PER TE INSTALUAR DEMOKRACINE E STOPUAR EKSTREMIZMAT E INFORMALITETIN.
Diku kam lexuar mbi filozofine e demokracise Amerikane mbi krimin e organizuar e korrupsionin qe pjell parane e piste apo prane informale sic quhet random ne politiken e dites.
Amerikanet thone qe paraja informale sjell crregullime rajonale e me gjere. Ketu mendoj une eshte burimi i te tera te keqijave qe kemi perjetuar jo vetem 23 vjet te “demokracise” shqiptare por edhe gjate diktatures kriminale e deri ne kohen e Zogut. Ketu duhen kerkuar edhe rrenjet antiamerikane te te disa shqiptarve ketej e matane kufirit e deri tek tolerimi i vehabizmit radikal.
Nuk mund te kete bombe atomike me shkaterruese per shqiptaret ne hapsirat ballkanike se radikalizmi islamik e parate e tije te ndyra qe duke shfrytezuar varferine e shqiptarve I perdorin ndermjet tjerash edhe per te mbuluar grate dhe vajzat shqiptare. Nuk duhet spekulluar as lejuar te spekullohet me fene islame te shqiptareve qe shpesh kerkojne te fshihen pas saje radikalet islamike qe nuk duhet te kene vend nder ne.
Dy gjera duhen thene qarte e me ze te larte jo vetem vetes por edhe miqve tane Amerikane se ish komunistet kriminele jane antiamerikane deri ne vdekje edhe ata qe sot gezojne privilegjin te kene pasaporten Amerikane por kesaje kategorie i shtohen ish pushtetaret hajdute qe kane grumbulluar para te madhe informale qe shohin tek Amerikanet armikun e tyre permanent per krimet e bera e parane e tyre te ndyre.
Investimet Amerikane ne drejtim te promovimit te demokracise e krijimit te shtetit ligjor ne Shqiperi e Kosove nuk ka se si tju shkoje per shtat ketyre dy kadegorive qe fatekeqesisht duhet thene se zeri i tyre mediatik eshte shume ere me i fuqishenm ne raport me numrin e tyre.
Sistemi criminal komunist i para 90tes arriti te “trembe” perendimin me lufte civile d.m.th masakra mbi popullsine civile qe per hir te se verteten nuk e bene jo se nuk deshen por sic do kaste diktatoriale kishte frike lekuren e vete pas ngjarjeve ne Rumani.
Kete “frike” te perendimit is-komunistet e shfrytezuan ne perfeksion ne transferimin e pushtetit politik dhe ekonomik ne nje realitet te ri per krejt Europen e lindjes dhe ne anen tjeter tregonin gadishmeri perverse per te cuar djemt e popullit shqiptar ne frontet e luftes qe Amerika e NATO angazhoheshin por asnjeri nga politikanet e larte ne menyre apsolute kurre nuk dergoje djemte e tije
Perparimi i demokracise ne Shqiperi me suportin e drejteperdrejte te Amerikes me 23 Qeshor me gjithe presjonin e jashtezakonshem e te gjithanshem psikologjik e monetar natyrshem qe i ka tronditur srukturat e krimit te organizuar qe kane lulzuar per 23 vjet me radhe e shtrihen edhe pergjate 10 vjecarit te pare para 90tes me kuoten 0 e me tej.
E njejta gje ka ndollur edhe ne Kosove ku revolucionaret marksiste qe zbriten nga malet me grushtin lart mbas qe NATO me ne krye Ameriken cliruan Kosoven zbatuan me perpikmeri filozofine e revolucionit komunist duke vrare kundershtaret politike hapur e mbas shpine e ne te njejten kohe grabiten cdo gje mbi dhe duke grumbulluar pasuri e para te madhe informale ne token e bekuar te Kosoves duke e lene popullin me te varfer ne Europe njelloj si ne Shqiperi.
Natyrshem qe nuk mund te pergjithsohen me kete percaktim te gjithe luftetaret e lirise pasi shumica e atyre qe muaren pushken per liri ishin patriot qe kishin dale per te dhene jeten per clirimin e Kosoves por revolucionaret dhe uzorpuesit e pushtetit ne Kosove jane ata qe luanin bilardo me Fatos Nanon ne Dajt e Durres kure kersiste pushka per clirimin e Kosoves.
Duke ditur se filozofite ekstreme puqen pra pushteti ne Kosove nuk e gjen veten shume larg nga ekstremizmi islamik i vehabisteve pasi ted y kane per qellim terrorizimin dhe mbajtjen te shtypur popullin e Kosoves e gjithkund ku aplikohet nje filozofi e tille kriminale.
Per mua ne krijimin e kesaje gjendje te pakendeshme por jo te pashprese kane pjesen e vete edhe politikat e Administratave Amerikane qe ne emer te stabilitetit ne nje rajon te brishte e konfliktuaz eshte ulur kerkesa per demokracine duke mos u perkrahu sa duhet elementet qe vertete premtojne per nje te ardhme ndryshe gje qe nuk duhet te ndodhe ne te ardhmen.
Dihet qe ish-komunistet e kane pasur ne perfeksion demagogjine e propoganden gje qe kane arritur jo vetem te mbijetojne por edhe te sundojne e menaxhojne parate e tyre te pafundme por nuk duhet te vazhdoje me se paku nen cadren Amerikane .
Permbysja e 23 Qersorit e statikuose se krimit te organizuar e shteteror sa qe ka pas shkuar deri atje sa deklarohej japur se ne te tere boten ka mafje e ne Shqiperi mafja ka shtet natyrshem qe keto struktura te errta gjuajten dhe shfrytezuan terrin informative qe e krijuan vete me mediat e blear e parate e tyre te ndyra duke i terrorizuar njerzit e duke i perdrun turmat e injoranteve se bashku me manipulatoret politike me shpresen se Amerikanet do distancohen nga shqiptaret.
E them hapur se mediat e blera krijuan nje situate terri informative e terrori pasi ishte e pamundur qe te botoje nje shkrim kund qe ishte kunder rrymes se tyre edhe atje ku e botonin si koment te rreshtonin njezet te tjera qe te fyenin pas pa pasur asnje argument por vetem injorancen e tyre.
Kerkesa e tyre e persertur per ti mbajtuj larg Amerikanet duke shkuar deri atje sa pjestare te parlamentit hapur i krahasonin ne menyre hipotetike me krimet e Asadit ne FB e tyre dhe dekleratat e perseritura te zyrtareve te niveleve te ndryshme te Administrates Amerikane se mardhenjet me Shqiperine e shqiptaret nuk do te pesojne lekundje kane bere qe pjesa derrmuese e te terrorizuarve qe u perdoren te reflektojne dhe kane filluar qe te kthjedhohen per demin qe kane bere ne rrjetet sociale.
Per mua e mira e tere kesaj zamadhahie qe kaluam eshte se doli qarte ne syte e publikut shqiptar deklerata e para dy viteve ne mos gabohem e Abasadorit Amerikan ne Tirane se ne Shqiperi ka cellule antiamerikane gje qe besoj se eshte pak me e madhe se celula por kurre nuk e kam besuar me pare. Pra Qeveria Shqiptare, Amerikanet dhe opinion public shqiptare mesuan se ne shqiperi segmente te politikes jane hapur antiamerikane respektivisht antishqiptare.
Per mua kalimi i kesaj situate ne Shqiperi mund te realizohet me nje reforme energjike ne sistemin drejtesise dhe sigurise kombetare e zbatimit te ligjit duke ndjekur e ndeshkuar ekstremizmin e informalitetin ku ndihma e partnerve Amerikne duhet kerkuar me emergjensi dhe kam besimin e plote se ajo nuk do te mungoje.
Amerika e as partneret tane perendimore nuk i kane kursyer parate kure ka qene puna per shtetin ligjor e promovimin e demokracise ku gjithnje ka munguar vullneti i pales shqiptare gje qe besoj se pas 23 Qershorit gjerat kane ndryshuar dhe bashke me ndryshimin ka ardhur edhe edhe vullneti per te bere shtetin ligjor te shqiptarve.
Qeveria Shqiptare njekohesisht duhet te kontribuoje ne demokratizimin e Kosoves larg preferencave personale dhe vendosjen e ligjit edhe ne ate pjese te tokes shqiptare duke filluar me zgjedhje te lira e te ndershme si rrugen e vetme per te ndalur ekstremizmin e mbijetesen e hajnave ne politike.
Demokracia dhe vendosja e respektimit te ligjit ne trojet shqiptare ne Ballkan eshte rruga e vetme drejt integrimit e perparimit e stopim i ekstremizmit e informalitetit gje qe duhet thene se pa ndihmen e gjithanshme e te plote te partnerve Amerikane eshte e pamundur . Reformimi dhe ngritja nga themelet e sistemit te drejtesise se bashku me institucionet e tjera te zbatimit te ligjit e strukturat inteligjente jane parakushte themelore per suksese ne krejt reformat e parashikuara e premtuara nga pushteti i ri.
Pushteti i ri ka tager kushtetues dhe duhet ta perdori ate duke mos u ndalur nga thirrjet histerike te krimit te organizuar qe deri dje e quanin Kushtetuten Kushtetuta e Mark Avdise dhe e kane shkelur sa here kane dashur duke cenuar edhe integritetin territorial te Shqiperise.
Kombi shqiptar a tashme resourse njerzore , djem e vajza te shkolluara e te ditura qe jetojne ne perendim e qe duhen thirrur e perdorur ne rithemelimin e shtetit te Ismail Bej Vlores nga pushteti i ri si domosdoshmeri per te vendosur shetin ligjor ne tere hapsirat ballkanike ku jetojne shqiptaret.
AJET DELAJ
NEW YORK