Berluskoni dëbohet përgjithmonë nga politika italiane. Votimi në senatin italian i ka dhënë verdiktin e pritur kavalierit, një figurë kryesore e politikës italiane në 20 vitet e fundit.
Senati gjatë ditës së mërkurë ka votuar për përjashtimin e tij pas dënimit me 1 vit burg, marrë për aferat korruptive të gjigandit italian Mediaset, pronë e Berluskonit. Përjashtimi i tij u bë bazuar në ligjin Severino. Pas kërkesave të senatorëve të Forza Italia, presidenti i vendit Grasso miratoi votimin e hapur.
Data 27 nëntor do të mbahet mend nga italianët si fundi i një politikani të fuqishëm, i cili gjatë gjithë karrierës së tij politike, u përball me qindra gjyqe e akuza të rënda korrupsioni. Silvio Berluskoni, tashmë një ish-politikan pa imunitet politik, me shumë gjasa do të jetë përsëri pjesë e gjyqeve dhe e akuzave për mashtrim me taksat dhe korrupsion.

per 20-vjet me rradhe skandale nga me te ndryshmet ?e beri ITALINE qesharake ne bote ?po ata qe i lepihen duke i servilosur akoma ? turp per ta? por e djathta ka nje ANGELINO krye te nderuar tashme i lumte atij ?
po plehrat ketu tek ne kur do te pastrohen?