Cikël me poezi nga Bedri Islami

redaktor

 

Fati

Në mëngjes fluturojnë pulëbardhat
Për ku vrapojnë të bëhen ëndrra këta zogj.

Në darkë kthehen korbët e zinj
Me makthin e trishtimit dhe krakitjen kobndjellëse
Si një vetëtimë…

Oh, zot!
Ku ishte fati ynë…

Mëngjes heret,14 mars 2020

 

Luftëtarët ikën

Shuaje këtë natë
Askush nuk do të vdesë më
në fushëbetejë,
kambanat e fundit kanë rënë,
luftëtarët ikën,
pluhuri i rrugës ka zbardhur
varret e të rënëve.

Harresa
mbi një kalë të zi,
me flamur të grisur
po çon drejt vdekjes
lavdinë e tyre…

 

 

x x  x

 

 

Më prenë në besë nipat,
më prenë në besë mbesat
si duket, po më pret në besë edhe im bir,

Mbesat shkuan tek dhendurët,
nipërit morën nuset
im bir në dashurinë e tij…

Më kishte marrë malli për një dasëm
por, dasma nuk ka më….

Ikën dasmat pas vjeljes së mollëve,
iku dhe vjeshta ngarkuar me dasma…

më mori malli për javën e dasmave
ardhjen e bijave,
si vijnë erërat dhe çelin gjithçka,
ardhjen e djemve,
si uraganët që përmbysin sofrat…
për mesnatën dhe trëndafilat që
ngrejnë statujat e hijshme,
këngët e nuseve dhe pikëllimin e plakave
gazin e fëmijve dhe diademën e vjeshtës,
për çeljen e erërave si jargavanët e portës..

por dasma nuk ka më…
dashuria nuk sjell më dasma…

Rënkojnë ditët e mallit për dasmat…
Ikën dasmat dhe lanë pas
trëndafilat e mallit…

 

 

Vizatime

1.
Gjithë natën fjeta me një puthje në sy.
Fati i kujt më pikoi në xhamet e qelqtë?

Mos më thuaj është loti i pranverës
Prej kohësh jam shndërruar në vjeshtë….

2.
Në cilin breg do të kthehem përjetësisht
Mbështjellë nga shirat e pranverës së parë?

Kambanat ranë, shtegu i gjelbër është zverdhur,
Pikon ngadalë qiriri i hënës së bardhë…

  1. Kush më paska mallkuar me ikje,
    Në këtë rrafshirë të zbehtë të botës sime?

Tek porta nuk më pret njeri, shirat nëpër vite,
Më mbetën në duar si një ëndërr fëmije…

  1. Më duket se nuk kam qenë kurrë fëmijë,
    Më ngrinë ditët kur isha ende me pantallona të shkurtra,
    Kuajt më sollën dimrin dhe rrëmbyen gjithçka
    Kish ikur paqja e mallkuar dhe kishte ardhur lufta!

Kur desha të ri – bëhem fëmijë,
Ishte vonë, dimri kishte hënëzuar përsëri
E dija, nuk isha mallkuar me dhimbje,
E dija, më duhej të shpallja një qiell për ty…

 

 

Hënë karantine…

Si mund të mbash një rreze hëne në duar…
Edhe nëse nuk do të ishte, duhej shpikur,
kjo natë e magjishme me kujën e erës
dhe duart e saj në çeljen e stinëve….
në argjënd stërpikur…

Si ra kjo natë kështu
pemët frushullojnë si kujtesa e pranverës
trokit…trokit…
pikon befas në sytë e tu
rrezja e hënës bëhet shpirt.

Ç’të bëjmë?
u çmendën fjalët nga mungesa,
portat e mbyllura, ditë-natë,
nganjëherë vërvitemi si heshtja,
tri dhoma, secila katër mure,
njëri i xhamtë…

kohë për të dashuruar…
do të vdesin shirat
në këtë pranverë të vonë…

netë hëne karantinash
na i sjell më afër,
të largëtit tonë…

Shtëpi e vjetër…

Vë zërin tim mbi flokët e përflakur,
më ra në prehër loti i hënës,
përditë nxitoj drejt teje shtëpi e plakur,
drejt bregut madhështor të nënës…

Trishtimi i djalërisë në këtë pranverë pa zogj,
pik-pikë mbi çatinë e stinëve të egra
sonte mund të bëhem gur a të plas,
tërë shirat e botës bien mbi kujtimet e vjetra.

Kujtomë,
shtëpi e vjetër e mbushur
me hënëzimin e syve të tu,
isha mësuar me një kohë të shkuar,
Çfarë ndodhi në muzgun e jetës kështu?!!

Dita e shqyer i ngjan një jete,
të desha kaq shumë-urat i ngritëm vetë,
në shtëpinë e vjetër zogj nuk ka më
shirat ikën qiejve dhe ranë në një tjetër det…

Shtëpi e vjetër me dyer të mbyllura,
me kujtesë dashurie,
dhimbja ime rrëzuar si vjeshta
në lulet e qershive…

Shkallët e saj, si duar
Ende mbajnë pezull kujtesën e ditëve
të mëngjesit të rinisë…
Asokohe jetën e mendonim pa ikje…

Fshehur nga shirat e hënës,
Si një dashuri e ndrydhur,
Ranë ëndrrat e vjetra një nga një,
Porta e madhe është mbyllur…

Oh Zot,
U bë dimër kjo ditë.
Kaq larg e nuk dimë
Nën cilin qiell do na mbyllen sytë…

16 mars,2020, kohë virusi…..dhe enigme

Vizatime

1.
Gjithë natën fjeta me një puthje në sy.
Fati i kujt më pikoi në xhamet e qelqtë?

Mos më thuaj është loti i pranverës
Prej kohësh jam shndërruar në vjeshtë….

2.
Në cilin breg do të kthehem përjetësisht
Mbështjellë nga shirat e pranverës së parë?

Kambanat ranë, shtegu i gjelbër është zverdhur,
Pikon ngadalë qiriri i hënës së bardhë…

  1. Kush më paska mallkuar me ikje,
    Në këtë rrafshirë të zbehtë të botës sime?

Tek porta nuk më pret njeri, shirat nëpër vite,
Më mbetën në duar si një ëndërr fëmije…

  1. Më duket se nuk kam qenë kurrë fëmijë,
    Më ngrinë ditët kur isha ende me pantallona të shkurtra,
    Kuajt më sollën dimrin dhe rrëmbyen gjithçka
    Kish ikur paqja e mallkuar dhe kishte ardhur lufta!

Kur desha të ri – bëhem fëmijë,
Ishte vonë, dimri kishte hënëzuar përsëri
E dija, nuk isha mallkuar me dhimbje,
E dija, më duhej të shpallja një qiell për ty…

Shkallët e saj, si duar
Ende mbajnë pezull kujtesën e ditëve
të mëngjesit të rinisë…
Asokohe jetën e mendonim pa ikje…

Fshehur nga shirat e hënës,
Si një dashuri e ndrydhur,
Ranë ëndrrat e vjetra një nga një,
Porta e madhe është mbyllur…

Oh Zot,
U bë dimër kjo ditë.
Kaq larg e nuk dimë
Nën cilin qiell do na mbyllen sytë…

16 mars,2020

Shkallët e saj, si duar
Ende mbajnë pezull kujtesën e ditëve
të mëngjesit të rinisë…
Asokohe jetën e mendonim pa ikje…

Fshehur nga shirat e hënës,
Si një dashuri e ndrydhur,
Ranë ëndrrat e vjetra një nga një,
Porta e madhe është mbyllur…

Oh Zot,
U bë dimër kjo ditë.
Kaq larg e nuk dimë
Nën cilin qiell do na mbyllen sytë…

16 mars,2020

 

Mbrëmë

Mbrëmë,
Edhe pse prej kohe ishte zhdukur,
Pashë në ëndërr shtëpinë time të gurtë,
Mbuluar nën një pleqëri të bukur…

Shkallët e saj, si duar
Ende mbajnë pezull kujtesën e ditëve
të mëngjesit të rinisë…
Asokohe jetën e mendonim pa ikje…

Fshehur nga shirat e hënës,
Si një dashuri e ndrydhur,
Ranë ëndrrat e vjetra një nga një,
Porta e madhe është mbyllur…

Oh Zot,
U bë dimër kjo ditë.
Kaq larg e nuk dimë
Nën cilin qiell do na mbyllen sytë…

16 mars,2020,

 

 

Peisazh vjeshte

U çanë shegët nëpër degë

Dhe zbuluan zemrën time,

Kuja e erës u përplas në shtigjet e vetmuar

mbuluar nga dhimbja…

 

Në sfondin e natës

kokrrat e shegës duken si margaritarë,

në cilën ditë të vjeshtës,

do të jesh e imja?!!!

 

Do të vijë magjia e dëbornave

si mbulesë e enigmës së përvitshme të jetës,

veç gjurmët e mia pas teje do të mbeten

stërpikur nga margaritarët e shegës…

 

 

Butësisht

Luftrat nuk i bëjnë Homerët,
prandaj janë të verbër,
nuk e shohin tmerrin e trojanëve
në të gjithë motet…
dhe shekujt e egër…

Luftërat i bënë gjeneralët,
ndërsa nënat qanin,
qajnë përsëri!
dhe
nuk e dinë për të bijtë,
cilat vargje do të ketë thurur Homeri!

Le të flasin Zotat
butësisht me nënat!

 

 

Vizatim pranvere

 

Ra ky diell,
çeli gjeth toka,
rrëzohen orteqet bjeshkëve,
mbiu bari i gjelbër,
përrenjtë e bardhë
shkëlqejnë gurzit e lumit,
tërthorja e qiellit u hap,
argjëndi i hënës ra në korije,
erdhi mbrëmja,
petalet e bardha
ndjellin dasmat e ardhshme.
Në ajrin e mbrëmjes
rrëzohet dëbora,
çelin lule të egra…
Nata mbështjellë
mes mijëra perëndimeve.

Mbi mua fluturojnë
mjelmat e kujtimeve..

 

Mëngjesi

Më zuri mëngjesi zgjuar
fjetën zogjtë nën çatinë e pranverës,
lulekëmborat tringëllinin lehtë,
era shkroi me gishtat e saj në çetinat e kujtimeve
nata më përkdheli dhëmbjen…
si një dorë e fshehtë…

Mund të isha kthyer në një statujë pritje,
nëse nuk do të vinte
do e shpikja një mëngjes të tillë,
me vashërinë e hënës që ndrit,
me trëndafilat
lulet e qershive,
këngët e shkuara
portën e madhe mbështjellë me dritë…

më zuri mëngjesi zgjuar,
i dëgjova hapat dritëzuese të tij,
nuk fjeta dot gjithë natën,

sajova ëndrra me liri..

Çasti i mbramë

Kur Adamit plak
po i afrohej vdekja
shikim humbur si Zotat e Jetës,
zgjati dorën në të majtë të shtratit – ku ishte Eva –
( – në më të shumtën përcillemi nga gratë-),
iu rikthye pamja e saj në çastin e krijimit
flokët që i lëkundeshin, si
gjethet hënëndritur të oqeanit,
ecja e madhërishme,
me shkëlqimin bujar të syve,
era që vinte rrotull në atë hapësirë të boshtë,

u lëkund pak dhe tha:

Sa mirë që na dëbove nga parajsa
ishte shumë e trishtë, monotne
dhe e përzitshme…

në fund të fundit,
mes ditë jetës dhe ditëvdekjes
– jetuam.

Kaq …

drita shkëlqeu në sytë e tij.

 

 

 

Kur ndodh..

Kur ndodh një ndarje
ia vënë fajin dashurisë…

Vërtet kaq ishte?

Po mollët
që pikuan në fundin e vjeshtës,
po yllëzimin e ftojve
në një natë të argjëndtë,
po zërat
që shuhen si një puthje,
po dhimbja
që zvarritet pas teje e të mund,
po nata,
pagjumësia e saj me këmbanëzat si portokajt e jugut,
po zgjimi,
përmes trëndafilit të zërit,,
po loti,
po malli
po lëvizja e detit nëpër baticën e gjelbër…

Mos ia vini fajin dashurisë…

pluhuri i borës që shkundet nga flatrat e një zogu
i jep asaj qënien njerëzore
dhe dritë…

 

Liria

Ajo që nuk është gjithçka,
nuk është
kurrë e mjaftueshme.

ruaje gjakun tënd
larg zbrastësisë së makthit të harresës,
nuk është koha
të çlodhesh nga jeta,
për largësi dashurie.

Brenda katedrales së shpirtit
dremit asgjëja.
Në vetminë e hidhur,
dritat po shuhen,
nojmat iluzore nuk shfaqen më,
Zotat po kthehen përmes qiellit të erërave.

Atje ku nuk je ti,
nuk është asgjë,
është përherë pamjaftueshmëria…

veç hapat tonë që afrohen drejt teje,
përherë të pasigurtë,
të vonuar…

 

Pranverë e kambanave

Si erdhi kjo pranverë kështu,
mësojmë për të gjallë e të ikur përmes kambanave,
kalldrëmet e vjetra po zbardhen nga mungesa e syve të tu
era e muzgut dëbon zogjtë dhe ikin legjendave…

Dita e parë e botës, në fillimin e gjërave?
Ende nuk erdhën shirat e parë!
shpirti i vetëtimës ulet në rrënjët e kujtesës,
ku janë ishujt e rremë, të bardhë?

Pranverë e dritëzuar si dashuria
do të treten këto ditë në kështjellat e ftohta,
këto ditë gjethesh, fjalësh, yjesh e këngësh
besomëni, më e bukur do të jetë bota!

 

Bedri Islami

Share This Article
16 Comments
  • Tani po e kuptojme, pse Bedri Islami nuk arrin dot ne shkrime te persosura analitike, sepse ka ca dell poeti. Te pakten ketu e qull pak e lexohet me kersheri. Te perqendrohej me mire ne vargje, se ne publicistike!

  • Faleminderit Bedri Islami ,por ky krijim quhet ndryshe edhe si çlirues ndjenjash të zonës time të veriut. . … thotë fjala e urtë popullore : mos u bëjë poet nese s’mund të lindësh me secilen fjalë me secilin varg ,por gjithse si NUK ZËVENDËSONI dot POETIN E MADHË Arben Duka .

    • Eh mer fter, ala nuk e ke marre vesh qe je debil i idiotizuar. Une nuk kam faj, ta them vazhdimisht po ti nuk merr vesh, b iles edhe me shan me inat.

      • Ore koçe kandari që sillesh si lapanjoz ,me dy rreshta komenti këtu e dy atje ,ti nuk i vjen te kari fterit,jo më të kuptosh se çfar ëshë ofendimi ….

  • Sikur s’jetoj në vendin tim

    Më ndodh sikur s’jetoj në vëndin tim,
    Po në një vend të huaj dhe të largët,
    Në një qytet me buba dhe me minj,
    Mes mureve të rrjepur dhe të lagët !

    Çuditem pse kështu më duket shpesh,
    Kur s’ka njeri shtëpia, kur jam vetëm,
    Kur shiu në dimer flluska ngre në shesh,
    Dhe mua flluska-flluska ma bën jetën !

    Më ngjan sikur dhe strehët derdhin helm,
    Helmohemi çdo çast me njëri-tjetrin,
    S’e di nga vjen ky helm se s’kam ç’te them,
    Veç shoh se rrobat tona helm na rrjedhin !

    Ky vend më duket do helmohet krejt,
    Nga helmi rrjedhur vrimat në themelet,
    Pastaj do tundet toka në tërmet,
    Dhe djalli i madh do qesh e do zgërdheshet !

    I huaj jam në vendin tim mjerisht,
    Dhe kur rreth meje ka me dhjetra njerëz,
    Kjo më lëndon dhe shpirtin ma gërvish,
    Më bën të qaj tamam si çilimi pas derës !

    (Dritëró Agolli)

  • Në një libër me tregime, ndër të tjera përshkruhet vëzhgimi i disa shkencëtarëve, të cilët më parë kishin eksperimentuar me disa pula të mbylluara në kotec. Pas një farë kohe pulat i kap uria, dhe sapo ajo më ngordhalaqja rrëzohet përdhe, drejt saj sulen të tjerat dhe e çukisin si të tërbuara deri sa ajo ngordh. Ndërkaq, pulat e tjera, të përlyera të gjitha me gjakun e viktimës, ndizen e ndërsehen nga ngjyra e kuqe e gjakut dhe i vërsulen me sqep njëra-tjetrës, deri sa mbetet e gjallë vetëm njëra prej tyre, e cila e rraskapitur dhe e përgjakur ngordh edhe ajo. Kështu, brenda kotecit, ato zhduken njëra pas tjetrës pa mbetur gjallë asnjëra .

    Eksperiment mjaft interesant ky për të analizuar dhe sjelljet e gjallesave… njëthundrakase (kush tha arnautase…?)

    Kau dhe buallicat

    Prej thatësirës së gjatë verore, nje ká dhe dy buallica myzeqeje kishin muaj që kishin braktisur vendlindjen me destinacion kullotat e bjeshkëve të namuna. Kullotën kokë më kokë së bashku gjithë verën në bjeshkë, dhe me të mbërritur vjeshta, ato donin të riktheheshin sërisht në vendlindje, por tashmë e kishin harruar rrugën e kthimit, kështu që mbetën majë maleve si të gozhduara…

    Fati
    Në mëngjes fluturojnë pulëbardhat,
    Për ku vrapojnë të bëhen ëndrra këta zogj?
    Në darkë kthehen korbët e zinj,
    Me makthin e trishtimit dhe krakitjen kobndjellëse,
    Si një vetëtimë…
    Oh, zot!
    Ku ishte fati ynë…

    Një ujk i urritur kishte braktisur shpellën dhe kishte dalë për gjah. Për të siguruar ushqim të bollshëm për veten dhe kulishat e tij në dimër, ai kishte ditë e natë që bridhte sa nga njëri livadh e sa tek tjetri, dhe me t’i proftasur qetë thotë me vete: “mashallah, mashallah…” Iu afrua me qesëndi afër dhe filloi t’u sillej rreth e rrotull qeve me qëllim që ta zinte me kthetrra dhe të shqyente ndonjërën prej tyre, por nuk mundej dot, sepse sapo ai iu afrohej atyre, ato ngjesheshin pas njëra-tjetrës duke i treguar ujkut brirët.

    Luftëtarët ikën
    Shuaje këtë natë
    Askush nuk do të vdesë më
    në fushëbetejë,
    kambanat e fundit kanë rënë,
    luftëtarët ikën,
    pluhuri i rrugës ka zbardhur
    varret e të rënëve.

    Ra bryma e parë dhe bari filloi të pakësohej. Kaluan ditë, kaluan javë, kaloi muaji dhe ujku po ngordhte nga uria. Megjithatë ai i ishte qepur nga prapa dhe nuk i ndahej qeve. Një ditë prej ditësh, ujku pa vetëm dy buallicat bashkë, kurse kaun jo. I maskuar me lëkurë delesh, ujku iu afrohet “serbes-serbes” buallicave, por ato e njohin dhe i tregojnë brirët. Ujku dinak e heq maskën dhe i pëshpërit në vesh:

    – “Të më falni zonja të nderuara, siç e shikoni dhe vetë, unë jam ujku, por duke qënë se ju më dhimbseni aq shumë, unë kam thurrur një plan për të mirën tuaj… Edhe pak ditë dhe do fillojë të bjerë borë, dhe si i pangopur që është, kau do ja u hajë dhe do ju a mbarojë të gjithë barin. A s’është më mirë, që të ma lini mua ta kollofis për së gjalli, përpara se ai t’ju bëjë gjëmën juve dhe mua bashkë? Kështu edhe ju do keni ushqim të mjaftueshëm për veten tuaj, por dhe unë nuk do ngordh qysh nesër si qën i zgjebosur nga uria.”

    – A e di që nuk e ke keq baca ujk? – ia pritën njëzëri buallicat.

    Harresa
    mbi një kalë të zi,
    me flamur të grisur
    po çon drejt vdekjes
    lavdinë e tyre

    Kaq u desh dhe më pas do ta pësonte keq i shkreti ka. Ishin vetë pjesëtarët e familjes së tij ata që e tradhëtuan dhe e lanë si qyqar në mëshirë të fatit. Me të parë e me të bërë, ujku i vërsulet me shpejtësi kaut dhe ia ngul thellë dhëmbët në fyt. Pasi e mbërthen fort nën kthetrra, e tërheq zvarrë viktimën drejt strofullës, i bindur se “frigorifer” më optimal se shpella nuk ka.

    Zhgënjimi
    Më prenë në besë nipat,
    më prenë në besë mbesat,
    si duket, po më pret në besë edhe im bir,

    Ra bora e parë dhe ujku del përsëri për gjah, duke e ditur tashmë se ku gjenden viktimat e radhës. Ai filloi t’u vinte sërisht rrotull buallicave të mbetura vetëm, por ngaqë ato rrinin gjithmonë ngjitur me njëra-tjetrën nuk mundi t’i kapte. Mendoi t’i afrohet e t’i përshpërisë në vesh buallicës më të vogël .

    – Dëgjo pak më vëmendje, mikesha ime e shtrenjtë… Nesër do të bjerë përsëri borë, akoma dhe më e trashë se e para, dhe ti do të heqësh keq për të gjetur bar. Bëhu pak e zgjuar dhe më lër ta kollofis atë “qelbësirën”, shoqen tënde të pangopur. Vetëm kështu ne do të rezistojmë e do të kemi rezerva ushqimore të mjaftueshme deri në pranverë. Deri atëhere livadhet do jenë mbushur plot e përplot me shqerra aq të shijshme…

    Buallica e vogël gënjehet përsëri dhe i shkel syrin ujkut.

    – “Le të bëhet siç e dëshiron zemra juaj e bardhë, imzot ujk… ” – thotë ajo më gjysëm zëri

    Kaq u desh dhe në të s’ëmës vajti dhe viktima e dytë. Pasi e paketoi dhe buallicen më të majme në “frigorifer”, gjëja më e kollajtë për ujkun ishte të kollofiste pa një pa dy atë më të voglën.

    – “Shikomë si jam hequr e dobësuar, zonjushë”. – i thotë ujku buallicës me një zë mjaft cinik dhe përtallës. “Mishin e asaj buallicës tjetër ma rrëmbyen nga kthetrrat hijenat. Mirë mua mishi, por me sa shoh edhe ty të qënka mbaruar bari. Më vjen keq por debilave s’kam ç’tu bëj. Rrugëzgjidhje tjetër, përveç se të të çoj dhe ty në banesën e fundit (frigorifer) nuk ka. Përgjëromu dhe lutmu sa të duash , por para kulishave të mi të urritur, ti për mua s’vlen asnjë qindarkë.

    … vazhdon (me 36 gusht pasi t’jen qeth viçat)

      • Sa qef e paske zollotën moj piçkëpyetje. Ngele duke iu qepur kollovarëve si baxhellë nga prapa.

        Ej, nigjo ko. Korona na ka mbyll vërtet mrena, po pralla me ujkun osht e moçme. Në vendet nordike ajo gjendet bile dhe në tekste parashkollore. Do thuash ti po ç”ne apostafat ke ky “cikël poezish”? Ta tha më lart dhe fter myteberi që je shumë kokloqe që ta kuptosh thelbin, prandaj e lëmë më mirë me kaq.

        • Po qe per perrallen me ujkun qe qeka e mocme ne vendet nordike, ti qe u hiqke si shume i zXHuet a nuk e merr vesh qe ata gjysmen e vitit rrishin mrena prej bores, apo nuk e di qe bije bore anej ka vendet nordike. A te cafte ujku me gjithe rob or koke loÇe, se per te qire nnuk te ka mbetur shume vend. Mos ke qene gjo kapterr ne kohe te Enverit zotrote? Se ata kane qene shume inteligjenta dhe vazhdojne te jene shume te zXHuet.

          • Bravo piçkëpyetje, e gjete! A te kujtohet ai kapteri hoxhist qe ta pallonte tet’eme para syve sa here i ngrefej zollota?

          • O kokeloqe, pergjithesisht kapterrat e asaj kohe pinin ate cajin me ilac ne repart, keshtuqe zorr se ju ngrefej zollota, mezi e gjenin zolloten edhe kur ju bohej shurra. Po kishin zakonin e keq qe mburreshin sikur bonin hatane, Keshtu eshte edhe puna jote, ato qe ke pa onderr te duket sikur i ke bo me verte.

  • Hajde pickepyetje, hajdeeeee. Sa e privilegjume qenke moj kucke. Edhe modhjeratori po te mbaka me hater. Po refuzon t’i publikoje replikat. Nejse, nejse, me qe dole cullak nje pyetje kisha. Ej, nga e di ti qe kapterave nuk i ngrihej zollota se e pinin cajin me klor? Ta ka treguar jot’eme apo ja ke peshuar vete nje per nje allatet? Po mire moj teveqele, po kapterat qe ne vend te cajit ja fusnin me mish te pjekur dhe vere te kuqe ku ne pajdh te somes shkonin te zbrazeshin?

    • Mos na dhit gazit tani, po edhe une si gjithe te tjeret kam bo ushtri dhe e kam pi ate caj. Kapterrat noi tas oriz kinez mo shume e noi qepshe groshe me shume edhe mund ta hajshin para apo mas cajit me ilac (klor thu ti, po ti as vete nuk e di cfare ke pire) po ate mishin e pjekur, te thashe e ke pare ne enderr dhe te duket sikur e ke honger me verte. Ik o rrote kari mcifu se qeke i kokerr hajvani qe ene gamori nuk te bo per shok.

      • Iiiiiiiik mer lapurak laj qaforen se te bika era perç. Na tregoke dhe orizin ti pale pale. Pu pu pu çer mosmirenjohesi. Po mos t’kishim vllaznit qinez ti dhe gjithe koqevaret kishe per t’nordh nga uria mer toç. Mos m’ça shum trapin se kom per t’i thon atij alemonit qe ta presi racionin e syltjashit per sot, nigjove?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *