Papa Françesku u lut për të gjithë njerëzit që ndihen të trishtuar ose të shqetësuar për shkak të pandemisë së koronavirusit gjatë meshës të së dielës. Papa në fjalën e tij iu drejtua një grupi të vogël priftërinjsh dhe murgeshash në rezidencën e tij private, ambient ku ai i ka zhvilluar meshat e tij që nga fillimi i pandemisë.
“Le të lutemi sot në këtë meshë për të gjithë njerëzit që vuajnë nga trishtimi, sepse janë të vetëm ose sepse nuk e dinë atë cfarë i pret në të ardhmen. Kjo sepse nuk mund te mbështesin familjet e tyre për shkak se nuk kanë para dhe janë të papunë. Shumë njerëz vuajnë nga trishtimi. Le të lutemi për ta sot”, tha Papa Françesku.
Kryebashkiaku i qytetit, Clichy sous Bois duke parë një krizë marramendëse të shkaktuar nga mungesa e ushqimit, ka ngritur alarmin për ndërhyrje. Pas trazirave në periferi, qeveria franceze njoftoi një plan për ndihmë urgjente prej 39 milion eurosh për komunitetet në nevojë.
“Në lagjet e klasës punëtore kriza shëndetësore dyfishohet me krizën shoqërore dhe mbase ne kemi dështuar në parandalim e impaktit. Të qëndrosh në shtëpi dhe të ndalosh së punuari, qoftë edhe informalisht, t’i shton vështirësitë” tha Olivier Klein, kryetari i bashkisë së Clichy–sous–Bois, në Francë.
Sigurimi i ndihmës ushqimore mund të jetë më i zgjidhshmi nga problemet e mëdha në projektet e strehimit të shumë emigrantëve që rrethojnë qytetet e mëdha të Francës.
e.k. / dita
