Sherr në një “Fast Food” në Tiranë, dy të rinj masakrojnë me thikë 23-vjeçarin

J L

Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj, pasi akuzohen për plagosje.

Në pranga kanë përfunduar një 21-vjeçar dhe një 27-vjeçar, të cilët kanë plagosur rëndë me thikë një person, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur dje në një “Fast Food” në rrugën “Myslym Shyri”.

Menjëherë pas sherrit, Policia ka arrestuar në flagrancë dy autorët e dyshuar.

Njoftimi i Policisë:

Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me pasoja të rënda.

Ndërhyrja në kohë e Shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 çoi në pranga dy shtetas, për vrasje të mbetur në tentativë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas njoftimit të marrë se në një ambient Fast Food-i, në rrugën “Myslim Shyri”, po ndodhte një konflikt mes disa personave, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm me pasoja të rënda për jetën e një shtetasi.

Shtetasit R. O., 21 vjeç dhe A. G., 27 vjeç kishin hyrë në ambientet e një Fast Food-i, në rrugën “Myslym Shyri” dhe për motive të dobëta po konfliktoheshin me shtetasin R. Sh., 23 vjeç, duke e goditur me thikë disa herë në trup, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërhyrja e Policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Në cilësinë e provës materiale, grupi hetimor sekuestroi një armë të ftohtë thikë, me të cilën autoret kryen veprën penale.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët e Hetimit të Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve R. O. dhe A. G., për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet e para hetimore i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për hetime të mëtejshme.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • ja se cilat jane efekti ne shoqerine shqiptare -rezultatet nga retorika e politikes se shkerdhatave opozitare

    zeri i djallit qe po shkatero trut e shqiptareve kto 30-vjete

    ku fshihen psikologet me Diploma (………)

    Ne gjithe Boten Psikologe e sociologe marin nen Lupe retorikat e shtetareve dhe gjithe politikes

    e s’i falin ne asnji raste i bojn namin ,

    ne shqiperi bejne sfilate me Diplomen ne koke !

    Gjkithe radikalizimi e cthurja e shoqerise shqiptare

    kto 30 -vjet ne cdo drejtim e ka burimin ne Gjuhen e

    shpellarit dhe bandes se tij ,vs kundershtarve te tij politike siedhe Medies

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *