Ekzekutimi i dy vëllezërve Viktor dhe Besimir Haxhia mbetet ende pa autor, ndërsa burime nga policia bëjnë të ditur se po hetohet edhe për lidhje me vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë në 2 mars në këtë zonë.
Vrasja e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, në Shkozet të Durrësit dyshohet se u krye me porosi, ndërsa ekzekutori ishte profesionist, bazuar në dinamikën e krimit.
Mësohet se një pistë tjetër ku po hetohet është ajo e lidhur me aktivitetin që dy vëllezërit kishin, konkretisht një servis makinash dhe një pikë të këmbimit valutor.
Pa ashtu po hetohet edhe e kaluara e një prej vëllezërve, Besimr Haxhisë që ka qenë i dënuar për trafik të lëndëve narkotike në Holandë.
Ndërkohë në pyetje janë marrë disa persona, ndërsa 4 janë shoqëruar në polici pasi dëshmia e tyre paraprake nuk ka qenë bindëse për oficerët e policisë.
o.j/dita

Larje esapesh, pune plerash.