Sytë nga India: 1.3 miliard banorë por s’ka shumë viktima me koronavirus, pse?

Leda Hysa

Ekspertët po mundohen të zbulojnë misterin që qëndron pas numrit të ulët të të sëmurëve dhe viktimave në Indi. Gati dy muaj pas rastit të parë të konfirmuar, koronavirusi në vendin me popullsinë e dytë më të lartë në botë, 1.3 miliardë banorë ka infektuar 27 mijë persona dhe vetëm 825 viktima.

Çfarë mendojnë shkencëtarët?

Shkencëtarë dhe mjekë të shëndetit publik besojnë se izolimi total i Indisë që zgjati më shumë se një muaj mund të ketë mbajtur nën kontroll infeksionin.

Revista mjekësore Lancet thotë se masat e bllokimit kanë dhënë efektin më pozitiv të rrafshimit të kurbës së pandemisë.

Të tjerë besojnë se popullsia kryesisht e re e Indisë ka bërë që të mos ketë shumë viktima, duke e luftuar me sistemin imuntar.

Ndërsa ekspertë të tjerë thonë se ka shumë mundësi që lloji i virusit që ka shkuar atje, nuk ka qenë aq agresiv sa në vende të tjera.

Po ashtu moti i nxehtë që mund të ketë ndikuar.

Megjithatë këto pretendimet e fundit nuk janë të bazuara me fakte.

‘Të jem e sinqertë, unë nuk e di arsyen dhe as bota nuk e di’, thotë mjekja dhe onkologia Indiano-Amerikane Siddhartha Mukherjee duke shtuar: ‘Është një mister. Dhe misteri shtohet pasi në Indi nuk janë bërë teste të mjaftueshme. Nëse do bënim më shumë testime ndoshta do dinim përgjigjen nëse kemi të bëjmë me Imuntet të pjesës më të madhe të popullit’.

l.h/ dita

Share This Article
4 Comments
  • Nuk ka viktima se eshte cdo gje e pompuar e sajuar. Ka gati 50 dite europa qe eshte mbyllur dhe nuk ka me shume se 5filmime te gjoja kortezheve qe trasportoj trupat se ku si cfar kaq nuk dihet asgje eresir infomacioni. Si ka mundesi kjo media qe tregonte 10 her ne dite si qellohej bombardohej copa njerzish autobomba familje me femij qe para disa muajsh dergjeshin te vdekur brigjeve te euopes jepeshin pamje te llaftarshme pa limit pa kurfar etike. SOT kjo europe qe dje nuk kish pike etike eshte bere e ndjeshme dhe nuk shfaq asnje viktime asnje pamje varimesh se jan nga 400/600/900/ veta ne dite sipas medias pse nuk publikohen cfar ka per tu fshehur??? Nuk eshte etike ?? Apo nxjer zbuluat mashtrimin e madh??

  • Pjesa derrmuse e popullsise ne Indi jeton ne kushte te veshtira, per t’mos thene mjerane, si te tille ata jane me prane natyres. Keshtu qe natyra atyre ua shperblen duke i pajisur me nje imunitet natyral shum te fuqishem. Nuk thone kot! C’do e mire ka nje te keqe, por edhe c’do e keqe ka nje te mire.

  • Mos u cuditni se edhe ne fshatrat tona virusi nuk ka infektuar njeri ose nuk ka “shkelur dot”seps nuk e le ajri i paster ,dielli dhe ushqimi i shendetshemi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *