Obama uron Nishanin për Pavarësinë

redaktor
Presidenti i Shteteve të Bashkuar të Amerikës, Barack Obama ka uruar Presidentin Nishani me rastin e Festës së Pavarësisë.
Mesazhi i urimit i Presidentit amerikan Barack Obama drejtuar Presidentit të Republikës, Bujar Nishani me rastin e 101-vjetorit të Pavarësisë.
“ I dashur zoti President,
Si partner krenar dhe mik, Shtetet e Bashkuara iu bashkohen ju dhe popullit shqiptar në festimin e Ditës së Pavarësisë në 28 Nëntor. SHBA dhe Shqipëria gëzojnë një partneritet të fortë e të veçantë të bazuar në interesa të përbashkëta. Unë e vlerësoj përkushtimin e Shqipërisë ndaj paqes dhe sigurisë globale përfshirë edhe përpjekjet tona të vazhdueshme e të përbashkëta në Afganistan, si edhe rolin e Shqipërisë në ruajtjen e qëndrueshmërisë në Ballkan. Pres që të vazhdojmë dhe ta fuqizojmë marrëdhënien tonë në të ardhmen dhe ne zotohemi për mbështetjen tonë të plotë, teksa vendi juaj përparon në rrugëtimin drejt integrimit të plotë në bashkësinë euroatlantike.
Pranoni, ju lutem, urimet më të mira të popullit amerikan në përvjetorin e Pavarësisë së vendit tuaj.
Sinqerisht,
Barack Obama”.
Share This Article
1 Comment
  • Qenka matuf ky Obama .Po pse nuk uron Shokun Rame dhe Shokun Shpetim Gjika per pamvarsine se ai miku Xhon Wisner atje e festoji me keta 2 shoket 100 vjetorin.
    A e din Obama se ne komunistet njofim te pare ne Shqiperi Shokun Rame Piktori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *