Pasojat e Covid-19, një miliard litra verë kthehet në alkool industrial

J L

Një miliard litra verë europiane mund të përfundojë si alkool industrial, pasi pandemia e koronavirusit po godet fort edhe pijet alkolike.

Deputeti francez Éric Andrieu, nga rajoni i prodhimit të verës Aude, ka paralajmëruar se mbyllja e bareve, restoranteve dhe dyqaneve, e shoqëruar edhe me një rënië te eksporteve ka shkaktuar një grumbullim të madh të verës.  ka çuar në më shumë verë sesa mund të përballen vreshtat.

“Distilimi”, sipas tij, “është një alternativë, sigurisht më pak e preferueshme sesa shitja e verës, por që do t`i lejojë  prodhuesit e saj ta kapërcejnë disi situatën dhe të jenë në gjendje të vazhdojnë punën në vreshta në 2020-tën.

Andrieu i bëri thirrje Komisionit Europian të ndërhyrjë, duke paralajmëruar se situata mund të ketë “pasoja serioze” për punësimin.

“Komisioni Europian i ka mjetet ligjore dhe financiare për të ndërhyrë në treg në kohë krize. Nëse nuk e bën tani, atëherë prodhuesit e vegjël rrezikojnë të dalin nga biznesi”, tha ligjvënësi për The Times, ndërsa shtoi se aktualisht, ka të paktën 10 milion hektolitra verë të pashitur në Francë, Spanjë dhe Itali.

Kriza e koronavirusit ka shkaktuar një rënie të vëllimit prej 30 për qind dhe 50 për qind të vlerës në tregun e verës në Bashkimin Europian, dhe  këtë javë qeveria e Emmanuel Macron, me ndihmën e Romës dhe Madridit, i kërkoi KE-së që të aprovojë një program “distilimi” për kohë krizash.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • Po perse nuk e shesin me cmim te ulet xhanem qe te kenaqen njerezit?

    ne France jam une e nuk ka asnje ulje , nderkohe qe supermarket jane te hapura e cdokush mund te bleje,

    • Nuk ulin cmimin pasi I bie vlera markes se veres, I ulet prestigji Duke e bere alkol nuk mirret vesh se cfare vere ishte etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *