Ngacmonte seksualisht punojësit e një kompanie, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Leda Hysa

Një 33-vjeçar në Tiranë është arrestuar nga policia pasi ngacmonte në mënyrë të vazhdueshme punonjëset e një kompanie, duke i shkaktuar frikë dhe ankth.

E.Q. u arrestua në flagrancë nga Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit Nr. 2, ndërkohë që tashmë ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Ngacmim seksual”.

Ndërkohë në pranga është vënë edhe një 50-vjeçar me dy emra A. M. alias A. M. i cili kishte thyer me sende të forta forta xhamat e një objekti në Rrugën e Elbasanit dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë për të shmangur shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit.

“Në vijim të punës për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese të shpallura për parandalimin e përhapjes së COVID-19, specialistët e Qarkullimit në DVP Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.55 mg/l dhe në kundërshtim me Aktin Normativ.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë janë kapur dhe ndaluar shtetasit: E. H., 45 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Shkatërrim prone”, “Vetëgjyqësi” dhe “Plagosja e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim; A. D., 25 vjeç dhe R. S., 20 vjeçe, të shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, përfundon njoftimi i policisë.

 

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *