Nga Viktor Malaj
I “dashur” hajdut!
Meqë shumica e njerëzve këtej nga anët tona të kanë shumë për zemër, të respektojnë, të lartësojnë dhe konsiderojnë “VIP”, të japin edhe pushtet politik pasi atë ekonomik e ke “fituar” me zotësi, po i bashkohem edhe unë kësaj shumice, sa për sy e faqe. Madje, po të thërras “i dashur”, megjithëse nuk dua të të shoh me sy dhe as të të dëgjoj emrin.
Emri yt i gjendjes civile nuk ka fare rëndësi. Ai mund të jetë Ilir, Fatmir, Lulzim, Arben, Shkëlzen, Amarbër,,Ardian, Ridvan, Damian etj.etj. Këta emra i mbajnë edhe mijëra shqiptarë të tjerë, por thuajse askush s’i njeh dhe as i nderon. Ajo që të dallon ty nga të tjerët dhe të bën “të dashur” për publikun, që të bën pjesë të elitës që, më vonë, do të konsiderohesh dhe shpallesh me “gjak blu”, domethënë mbi ne të tjerët dhe më i mirë se ne, është fakti se ti je hajdut.
Viti 1990 na gjeti të gjithëve njëlloj, por sot ne jemi të ndarë në shtresa e klasa me një largësi nga njëra-tjetra aq sa Toka nga Dielli. Kjo largësi e krijuar është meritë e jotja. Si i zgjuar, finok dhe i paskrupullt, ti i kuptove dhe zbatove më shpejt dhe më mirë “rregullat” e Ekonomisë së Tregut, të atij tregu që e ngrite vetë, i diktove dhe i dikton rregullat e lojës, lojës ku ti del gjithmonë i fituar. Kur e sheh se fitimet e tua po pakësohen apo rrezikohen, atëherë ti vë në punë propagandën me të cilën na bind se për prapambetjen tonë e kemi vetë fajin, ngaqë po të ishim si ti do të ishim atje ku je ti. Mirëpo, meqë atje ku je ti nuk ka vend për të gjithë, por vetëm për një pakicë, ne shumica e paaftë dhe e pazonja duhet të rrimë këtu poshtë dhe të kemi “nderin” dhe “privilegjin” të të vështrojmë, admirojmë dhe respektojmë ty dhe, madje, t’i shërbejmë me përkushtim dhe pa mëdyshje pozitës tënde hyjnore.
Dikur, fushat, pyjet, minierat, fabrikat etj. ishin tonat dhe ti, njëlloj si ne, punoje për zhvillimin e tyre dhe sigurimin e jetesës modeste. Tani, ato janë të tuat dhe ne punojmë ditë e natë në mënyrë që familjet tona të mbijetojnë, ndërsa ti dhe familjarët e tu të notojë në pasuri, bollëk e qejf pa pasur nevojë fare të punojnë. E, pse duhet të punosh ti?! Ti ke lindur për të bërë qejf, për të urdhëruar, qeverisur e sunduar, për t’u bërë biznesmen, anëtar qeverie apo kryetar OJQ-sh.
Ti e shton përditë pasurinë dhe kështu ke ndikimin që të duhet mbi qeverinë e radhës. Nëse e sheh se ndikimi që ke nga jashtë nuk ia ul vrullin oreksit tënd të pashuar, atëherë ti bëhesh deputet, ministër, kryeministër apo President dhe çfarë s’e merrje dot nga jashtë, e siguron tani nga brenda. Meqënëse nuk je i vetëm në urinë, lakminë dhe pafytyrësinë tënde, ke vepruar me mend duke shpikur ndarjen në grupe të të gjithë sivëllezërve të tu dhe duke na ftuar ne të padenjtë e shumtë t’i zgjidhim mosmarrëveshjet e grupeve tuaj të uritur nëpërmjet sistemit pluralist të votimeve.
Sapo grupi yt që quhet parti vjen në pushtet i vihet punës me përkushtim të sillet njëlloj si grupimi kundërshtar të cilin ti na bëre thirrje ta shporrnim me votime si “qytetarë të lirë” që jemi. Sapo ne të zemërohemi me ty, kemi fatin dhe mundësinë të shfrytëzojmë lirinë e dhuruar dhe të rikthejmë në pushtet sërish ata që sikterisëm dikur, sepse tani ata janë rinovuar dhe nuk janë më ata që ishin. Kështu që zemërimi ynë zbutet dhe hakmarrja venitet, sepse, siç thonë rëndom e gjithandej, një popull i qytetëruar nuk hakmerret ndaj hajdutëve dhe dhunuesve të vet. Thjesht zëvendëson një grup me një tjetër dhe përsëritjen e këtij cikli e quan demokraci, domethënë sundim të vetë popullit. Pra, ndërrohen lojtarët por jo loja.
Duke qenë i zgjuar ke arritur të na bindësh se fitimin nuk duhet ta ndash asnjëherë me të tjerët, kurse humbjen, fatkeqësinë, tragjedinë, rrënimin duhet t’i ndash me të gjithë të tjerët prandaj edhe bën thirrje për solidaritet. Ky është shkaku që, pas të gjitha krizave botërore dhe kombëtare, ti del gjithmonë i fituar ndërsa ne, kush më shumë e kush më pak, kemi humbur diçka, në mos gjithçka.
Tani që jetojmë në kushtet e pandemisë së virusit COVID-19 ti na bën thirrje që “Nëse duhet ta përballojmë të gjithë bashkë krizën duhet të marrim përsipër dhe të ndajmë barrën e saj”. Po, ku ishe deri dje i “dashur” hajdut, kur ekonomia ecte mirë dhe sivëllezërit e tu i shtuan dhjetëra miliona euro llogarisë së tyre bankare? Pse nuk na ftove atëherë ta “ndanim barrën” e prosperitetit së bashku, meqë kontributi ynë në produktin e përgjithshëm ishte vendimtar? Unë jam punëtor që punoj 200-300 orë në muaj dhe paguhem 30 mijë lekë, ose njëqind lekë në orë, ndërsa bosi im hajdut arkëton njëqind mijë euro në muaj dhe, tani ti më kërkon mua të të jap ty 10% të pagës time të mjerë si kontribut për daljen nga kriza! Heqja e atij 10% mua më lë njërin nga fëmijët pa ushqim e veshmbathje ose nënën e moshuar pa ilaçe. Pse nuk ia merr 10% të fitimit bosit tim i cili, edhe pas kësaj, do të jetonte sërish në vila luksoze dhe do të pushonte në hotele me pesë yje? Dikush është pensionist dhe, për 40 vjet i ka kontribuuar buxhetit të shtetit që t’i japë pensionin për të jetuar dhe shpëtuar nga viruset, krizat që ata shkaktojnë. Pse ky i shkretë pensionist duhet të japë përsëri edhe tani, për të “mëkëmbur ekonominë”, në kushtet që, ashtu si unë, është i zhveshur nga prona dhe mjetet e prodhimit sepse ia ke marrë ti dhe sivëllezërit e tu? Ekonomia është juaja dhe ju takon juve ta shpëtoni atë!
Nëse nuk e dini ku t’i merrni paratë, pasi “secili vend sheh hallin e vet”, drejtojuni milionerëve dhe miliarderëve të Shqipërisë, merruni atyre vetëm parmakët e gjerdheve me të cilët rrethojnë vilat dhe pasuritë e panumërta, gjeni dhe mblidhni qindra milionë euro që administratat e qeverisjeve tuaja i shpërdorojnë çdo vit, hiqni dorë nga shumica e tenderave, konçesioneve dhe PPP-ve, madje i bëni thirrje edhe sivëllait tuaj, tani kryetar opozite, t’i kthejë buxhetit të shtetit 230 milion euro që i pati “tretur” dikur, dhe do të shihni se kriza do të kalohet. Kalimi i krizës mund të bëhet duke “gërvishtur” fare pak vëllezërit tuaj hajdute, pa na kërrusur ne shërbëtorëve kryqethyer. Kërkoja ca para edhe hajdutit Fatmir që dikur e shporrëm nga pushteti si të tillë dhe tani bën thirrje që ” Opozita duhet të ndërtojë një kauzë morale bazuar mbi të mirën, të ndershmen, shtetin e qytetarëve. “. Ti na thua se ” mungesa e të ardhurave fiskale nga mosarkëtimi i taksës mbi dividendin është më pak e ndjeshme se financimi buxhetor i ‘ pagave të luftës ‘ “. S’ka gjë ! Ktheje edhe taksën mbi dividendin sepse ajo është e pandjeshme edhe për barkun buxhetor gjithmonë të pangishëm të hajdutëve tanë ” të ndershëm ” ! Në fund të fundit, kështu na mundëson që edhe ne të marrim sadopak nga puna jonë e papaguar apo keqpaguar.
Ti ankohesh pse kriza e viteve 2008-2009 solli rrënimin e socialdemokracisë në Evropë dhe thellimin e pabarazisë ekonomike, por unë, pa qenë akademik, të siguroj se krizën e kanë shkaktuar vetë hajdutët, pabarazinë e kanë krijuar dhe thelluar vetë hajdutët dhe se e ashtëquajtura “socialdemokraci” nuk është gjë tjetër veçse elita e korruptuar e sistemit e cila shpall dhe trumbeton luftën për ngushtim të pabarazisë dhe rivendosje të drejtësisë sociale. Ndërkohë që vetë ajo, socialdemokracia, lufton dhe synon të jetojë njëlloj si oligarkia.
Ne nuk kemi nevojë të na shpëtoni nga kriza e mjerimit. Na lini në mjerimin dhe hidhërimin tonë, po kujdesuni të shpëtoni veten, se mund të vijë një ditë që barrëmbajtësit e vërtetë të krizës të zgjohen nga gjumi letargjik, t’ua marrin shkëlqimin e pamerituar të siguruar me padrejtësi të pafundme dhe, madje, t’ju dërgojnë në hapsanë. E di se atëherë ju do të vetëshpalleni “të përndjekur”, por ky shark mund të mos ju bëjë derman. Kjo gjë sot duket qesharake dhe e pamundur, por as koronavirusin s’ka mundur kush ta parashikojë me kaq shumë kurora mbi kokë. Sidoqoftë, kohë keni dhe unë besoj se do ia dilni mbanë, siç ia kanë dalë prej shekujsh sivëllezërit tuaj të shpërndarë nëpër botë.
Kështu pra, i “dashur” hajdut, përpiqu të gjesh zgjidhje të tjera dhe mos na rip se, fundja, pa ne të dhunuarit, grabiturit dhe të shtypurit nuk është e mundur as ekzistenca dhe jetëgjatësia jote.
Të paktën, mendo për vete, siç ke bërë me përkushtim deri tani.
*****
Botuar në DITA. Ndalohet kategorikisht ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa citimin korrekt dhe të dukshëm të burimit


E ke qare shkrimin. Hajduti eshte simbol tani. Modeli i paarritshem.
Kjo do te thote qe ne Shqiperi eshte instaluar kapitalizmi ku 90% e popullit punon per nja 10% te tjere qe quhen kapitaliste dhe jo hajna.
Fatekeqesisht Hajduteria ben ligjin kudo,ka mbyllur çdo shteg per te ndershmit,patriotet,te aftet…Vetem ZOTI mund te n’a shpetoje …Morali :Nje vend kur ka per PRESIDENT nje hajdut nuk ka nevoje te shohesh me poshte.
Titulli intrigues pavareishst se cdo njeri qe jeton ne kete vend mund ta kishte marre vesh qysh ne krye te heres sic thote Lideri global se per ke behet fjale Vazhdimi zhgenjyes teksa nuk ben nje klasifikim te hajduteve duke permendur vetem hajdutet e falangave te dyta, pervec hajdutit te rruges se kombit dhe te hotelit ne vlore kaq sa dijme ne te varferit e kesaj nahije. Por autori “harron” te permende se hajdute qelbesira te vegjel si fatmiri ridvani gjiknuri nuk do te ekzistonin pa lejen dhe formatimin nga ana e kryehajduteve qe kane emer si sali hajdut krimineli, edvin hajdut korrupsion neveria dhe gishto cungu qelbesira super i korruptuar fatos kurve nano. Keto duhej autori te kish permendur qysh ne fillim dhe jo te fillonte me entoruage e kryehajduteve
I dashur ,i nderuar dhe i respektuar zoti hajdut!
Jemi mbledhur ne kete takim mbarekombetar per te qare hallet tona me ty,se ato te tua ti i ke qare me kohe e me vakt e nuk ke patur nevoje te na pyesesh ne!
Sot ti je i ftuari i nderit i tryezes tone te rrumbullaket,ashtu sic ke qene per 30 vjet rresht!
Prej vitesh eshte vjelle kunder teje vrer i pashembull se je hajdut,kriminel,se ke bere korrupsion,ke grabitur te gjitha pasurite kombetare,ke percare popullin,ke krijuar piramidat mashtruese dhe ke lene popullin ne varferi ekstreme!
Dhe ja cfare faktesh japin ne mbeshtetje te akuzave kunder teje,se kemi mbetur 2 milion njerez,sa nje qytet normal ne bote,kemi pasurite nentokesore me te medha ne Europe,por qe te gjitha u jane dhene banditeve oligarke (sa shume oligarke ka pjelle ky vendi yne),por sot 90% e popullit jane fukarenj,ndersa 5% kane ne dore 95% te pasurive kombetare!
Qe gabohen ne akuzat ndaj teje,kjo nuk do as mend e as fiqir,se ti gjithcka e ke bere me djersen e ballit,mbeshgtetur ne ligjet ne fuqi,i ke rregjistruar te gjitha pasurite ne QKR,QKB ,ke pagur rregullisht taksa e tatime dhe sot je nje qytetar i lire dhe indershem!
-Ku eshte problemi ketu?
Me voten e lire te popullit u zgjoidhe deputet dhe po me voten e lire te antaresise rilindase i zgjodhe ne organet udheheqese te partise!
Ne se keto organe partiake paten besim tek ty,dhe te ngriten ne poste te larta partiake e shteterore,ku eshte faji yt?
Te kane akuzuar se ndonese nuk je vete i korruptuar,por ama ke mbrojtur me zell te gjitha aktet korruptive ne vend!
E ku qendron e keqja jote ketu?
Se edhe avokatet mbrojne ligjerisht hajdutet dhe kriminelet,por nuk i akuzon njeri si te tille ata!
Jo po ty te akuzojne se ke zgjedhur me doren tende plot deputete me te shkuar kriminale!
E cfare pastaj?
Lexoni deshmite e penalitetit te tyre,qe jane te pastra si kristali qe te bindeni edhe ju!
Keshtu thote ligji,kaq me takonte edhe mua!
Per te tjerat mban pergjegjesi vete deputeti,qe nuk ka treguar te verteten se ka qene hajdut apo ka vrare njeri!
Te akuzojne se ke bere ligjin,qe kur te duash te pastrosh administraten nga te pa aftet e te pa bindurit mund t’i heqesh nga puna edhe pa motivacion,se demshperblimet i paguan shteti e jo ai qe e pushoi edhe kot!
Ne se jemi shtet ligjor dhe ti ke zbatuar ligjet,ku qendron e keqja?
Ju kerkoni diktaturen,qe te bejme prap mbledhje kolektivi,partie,fronti,te gruas,rinise etj pa t’i pushojme njerezit nga puna?
Po pse kemi kohe ne te mbledhim kaq njerez,t’i heqim nga puna vetem per nje ngritje dore?
Harrojeni diktturen,sot jetojme te lire, se keto ligje i ka edhe bota!
T’i gezosh pasurite zoti hajdut se i meriton,se me djerse e me mend i ke arritur!
po edvini saliu ilir floriri nuk bejne pjese tek hajduti Viktor ? nese ata nuk bejne pjese atehere nuk ja vlen e gjithe analiza mbi tipologjine e hajdutit Pa u denuar keta plehrat e mesiperm perfshi dhe pijanecin nano nuk do kemi ndonjehere shtetin qe te gjithe ne “te paaftet per vjedhje” e deshirojme aq shume prej disa dekadash
Të të vijë turp Viktor… Po si mund t’i drejtohesh me kaq përçmim nje hajduti ore? Po ku ngopet hajduti thjesht me një “i dashur”?
Ai pranon t’i drwjtohesh vetëm me format e mirësjelljes si “shkëlqesia juaj”, etj.
E ke thene troc, kriteri nummer 1 qe te kegjitimohesh per tu bere minister në Shqiperi eshte qe te kesh hajdutllekun në ADN. Nuk po flasim per kryehajdutet, se ata jane në te paket në numer, dhe jane te veshtire ti gjesh në nje popullate te vogel. Shyqyr qe kemi mundur te gjejme ndonje, se mos e dashte Zoti do mbeteshim pa qeveri.
Shkrim i bukur te jesh i bindur autor qe banditizmit politik moskovit i ka ardhur fundi monopolet do marrin fund se shpejti bashke me presidentet qe shajne iperializmin amerikan dhe me kryeministrat qe propozjne keta president
Berisha (dhe kaçakët e tij) ishte që në fillim përdhunues dhe gjakësor. Shkuam te Rama, në besën e tij, për t’u mbrojtur prej përdhunimit. Tani po na përdhunon ai, së bashku me PS-kaçaken të tij.
Ooo njerëz të mirë! E edhe Ti o Viktor Malaj, nuk duhet fajësuar hajdutin (hajdutët) por duhet shikuar sistemin shoqëror që i bën hajdutët. Nuk ka punë të keqpaguar, puna ndahet vetëm në punë të paguar dhe punë të papaguar. Nuk e zgjidhim dot problemin as me atë 10% sepse po i more 10% nga 100 mij atij prapë i mbesin 90 mij!
” S’behet fjal , per ate se,
cfar ka bere Sistemi ,me ne ,
por cfar bejme ne kunder Hajdutit qe eshte ulur mbi Sistem ! ” [ SATRE ]
———————————————————————-
(nqs veprojme cdo dite si Viktori ne kte shkrim DIREKT ,qe ja heq Maskat para gjithe popullit Hajdutit
dhe e peshtyn surratit , duke qen cdo dite me radikal vs asaj bande kriminale ,ndryshojm cdo Sistem dhe heqim dore nga Tradita shekullore ,duke lepir bytht e atyre qe rrijne ulur mbi te )
Termi Polikan e Parti duhet te zhduket ne menyre demostrative ga Medie Shqiptare
e jovetem dhe ajo duhet zevendesuar me
Hajdut & Interes Society
kunder nji Bande Hajdutesh te bashkuar ,
duhet nji shoqeri e vendosur e bashkuar ,qe lufton
per jeten e vet ,duke mos e par veten si nji skllave
i Demagogjive te Politikave Mashtruese .
Imagjino cfar sarkazme eshte te flasi e bertasi sot shpellari rritur mes kakardhive ,
ty si qytetare den baba den e i shkolluar ,
per kapitalizem ,nji injorant e njeri primitive ,
Kapitalizem Shpellarsh e njerezish te eger .
Eshte koha ti kthehet Shqiperise gjithcka e vejdhur nga banda e hajduteve 30-vjet me radhe .
Dhe kjo arrihet me protesta madheshtore jo para
zyrave te Hajduteve ,
por para Pallatit te Mashtruseve te Drejtesise
deri ne shkaterrimin e tij te plote ,ndryshe gjerat ne ate vend nuk do ndryshojne kurre .
Respekt Viktor ,ky eshte kontributi me i mire qe i ben vendit e popullit tend
Vetem nje emer e paska kaperdyer Viktori dhe nuk e ka thene dot. Po te shtrydhesh dhe pak a do ta thuash?
Hahahaaa
E pra
Ramiut gjeniut
I “dashur” krye…..hajdut!
Ju nuk jeni hajdut,se ne xhepat e tu kurre nuk do gjeje njeri ndonje monedhe,se ju nuk jeni aq budalla t’i mbani ato ne xhepa kur fare mire cdo gje mund t’ua sjellin falas!
Se ju jeni kryehajdut dhe keto dy emertime nuk jane njelloj!
Biles ju nuk keni kohe te verifikoni as llogarite bankare ne se keni miliona,miliarda apo trilione!
E per cfare do ta harxhoni kohen me kaq vogelsira,kur e dini se ato vetem shtohen me sekonda e jo me me minuta?
Ju akuzojne se ju nuk e njihni realitetin,se tere jeten kurre nuk ke njohur mungesen e mishit,peshkut,veres,plazhet,punen ne fshat,se nuk ke shkelur ne balte dhe se gjithmone ke kujtuar se kufiri i Shqiperise mbaron tej Zogu i Zi etj!
Shpifje te poshtra,se te kane zili,se ke qene cun blloku,nipi i antarit te Byrose Politike dhe djali i deputetit te diktatures!
E cfare pastaj?
Ku eshte problemi ketu?
Te akuzojne se je i korruptuar!
Shpifje!
Ti kurre nuk ke bere korrupsion,vecse ke mbrojtur te korruptuarit dhe kjo nuk eshte njelloj!
Se edhe avokatet kete pune bejne,mbrojne hajdutet e kriminelet,por nuk i akuzon njeri si te tille!
Gojet e liga thone se ti ke zabtuar ekranet tere diten!
O njerez,si nuk e kuptuat nje here te verteten!
Po pse une i kam ne prone tv?
Po pse une jam drejtori i programacionit te tyre?
Po edhe per kete gje do me akuzoni?
Po kur me akuzojne se ke izoluar 700 mije pensionistet duke mos u dhene asnje sherbim shendetesor!
Kulmi fare!
Po pse more cfare duan pensionistet me shume?
Une nuk po u them dilni ne aksione e mbillni peme,por rrini ne shtepi,luani domino,kendoni kenge partizane,shikoni filma,luani me qenushin etj!
E po kesaj cfare i thone?
Po pse more njerez po te ishte se paskam gabuar,a nuk me thoni se keto dy muaj qe po rrine brenda kush nga pensionistet ka vdekur nga mungesa e ushqimit,ilaceve apo e vizitave?
ASNJE!
Ja pra qe fakte nuk keni por keni ligesine te akuzoni nje kryeminister qe u tret si qiri per kete popull!
Pa le pastaj kur me shajne se kam lene mjekrren si Ismail Qemali!
Pu pu puuuu,me cfare merren keta te shpifur!
U lodhen duke me share citjanet,shallvaret,atletet etj dhe ja tani po merren me mjekrren!
Po pse more derdimene,a jam marre une ndonjehere me ju se cfare vishni,ne se keni apo jo buke te hani, ne se ju ben administrata ime padrejtesi apo jo?
E cfare per me duhet mua keto gjera private?
Po te doni hani,po te doni mos hani!
Une pergjigjem per xhepat e mi e jo tuajat!
Harrojeni se nuk kthehet me diktatura komuniste,se ju keni akoma mall per tallonin e bukes,por nuk ka me!
-Tani kush punon ….ha!
– Kush …nuk punon ha,pi dhe q…!
Besoj u kuptuam!
Naten e mire!
Kerministri jo vetem qe ka mbrojtur ata qe bene korrupsion, por ka bere dhe po ben korrupsion dhe me te madh se ata te paret. Cfare jane PPPte, tenderat e rrugeve, ndertimeve, naftes, Hecet.aeroportet..dhe gjithe dalldia e koncesioneve te qeverise Ramut?
Plus i shtohet dhe grabitja e bregdetit dhe planet per dhenien e detiti dhe jugut Greqise, portin e Durresit falas per serbet dhe maqedonet, ndersa shqiptaret paguajne per te kaluar Rrugen e Kombit qe e kane paguar vete..Tani do bej dhe uren me te “larte” ne Ballkan.
Ure PANORAMIKE tha..fashua e gjyshes veneciane..
Sterilizim bashkekohor tha, per dhiarin nga Rexhepaj..prish sheshet publike dhe nderton betonet e Rilindjes..anembane
Na e thuaj zgjidhjen se hajduti e ka dhene zgjidhjen(vjedhjen)
Ilir Beqja neqoftese ka moral per ato mendime qe dha duhet te japi doreheqe sepse gaboi rende.Kariera e nje politikani shpesh varet nga nje shprehje e tij.Ky nuk e ka ate moral atehere z. Rama duhet ta largoje nga PS qe tu behet mesim te tjereve qe kur te flasin te mendohen mire.Nuk eshte sic mundohen ta justifikojne ishte mendim personal .Jo ai eshte nivel i larte i partise dhe duhet te paguaj kosto
Nuk eshte Ilir Beqja ai qe ben propozimin, se vete nuk do kishte as idene te tille, e as koqe qe ta thoshte nje gje te tille. Eshte kapter Rramiu qe i jep urdhrat. E perdor Beqon si fasho, dhe teston si do e presi populli.
Po fajet i merr Beqiri, ate po shajne langot e Viktorit, njelloj si ajo kryetarka e Durresit qe tha se njerezit jane neper hotele si turiste gjermane. E hoqen per 24 ore. Ndersa Ramuti vazhdoi ti trajtonte si “turiste gjermane” per muaj me rradhe. Asnje nuk u ndie.
Politika nuk bënë dot pa mafje në shqipëri .Kush thotë të kundërtën gënjen ose ta publikoi. Mafje e hajdutëllëkut e krimit ka fillu mbas 1990,me trafikun e qenjeve njerzore nga deti ,toka ajri ,u fuqizua nga mafja e Lazarat sot ajo vazhdon e fuqishme në gjithë botën.
Shqipëria sot është plot mafje ,në parti ,në lagje,në ndërmarrje ,në redaksi gazetash ,në punishte ,në administrata shtetrore e private ,në qytete e rrethe kudo hallet zgjidhen me njohje e ryshfet ,në komisarjate vepron njohja mafja tarafi i zgjidhë problemet ,jo ligji .
Vetëm vilat që kan ndërtuar politikanët e VIPA ,pëgjat fshatrave turistik bregdetar i kan ngritur mbi truall të grabitur,pra ku je i nderuar HAJDUT ! .
Ilir Metës ,Sali Berishës etj…në gjirine Lalëzit duhet ti drejtohemi i DASHUR HAJDUT !
Vjedhja dhe korrupsioni është emergjenca kombëtare jo infeksioni. Infeksioni kalon, vjedhja mdetet. Atë e sollën shpellarët.
Po nga keta qe shkruajne tek dita dhe neper tv ,sa hajdute e te korruptuar mund te kete…
Po nga keta qe komentojne me nickname,dhe perkrahin hajdutin e vet te rradhes,sa mund te kete?!!!!
Kapitalizmi eshte ndertuar mbi bazen e korrupsionit,shfrytezimit te shumices qe punon per buken e gojes,dhe te xhvatjes pasurise vendeve te varfera…
Politiqenet e vendeve te varfera ju japin dollar amerikaneve te pasur per te na mbushur mendjen ne te varfereve qe x nuk eshte hajdut dhe ky quhet lobim dhe eshte i ligjshem…
Analize realiste shume e bukur. Respekt Zoti Malaj
DITA:Viktor Malaj eshte ASET i DITES ne kohen e sotme.Nje te dyte(per mendimin tim)deri tanime nuk ka.Por, megjithate:
-V.Malaj duhet ti bjere ne koke me “vare” HAJDUTIT DHE VRASESIT 30 vjeçar me te tmerrshem ne kete vend.Ai eshte S.R.Berisha.Dhe po sjell nje shembull: Delet kan nje çoban.Dhe çobani e drejton tufen nga do Ai.
-Dhe per fat te keq ne fillimVitet 90 ne krye te vendit i gjithPushtetshem u vu Sb.Ky njeri i orientuar nga veriLindasit me teorine e terapise “shock” shkaterroi por dhe shiti pasurine e vendit dhe te ardhurat i futi ne xhep me vartesit e tij me teorine “hani ju e me jepni dhe mua “.Vetem thyerja e EMBARGOS se naftes ne favor te Millosheviçit eshte nje krim i rende hajduterie.
-Teoria tjeter e tij ishte “..ne emer te levizjes se lire per vota…te shkohej e ndertohej ku te mundej..” Dhe u be kasaphana me e madhe mjedisore e ndertimore ne 100 vjet,ku pasuria u tjetersua,u shit disa here..ku u vrane mbi 3000 njez.
-Sb sajoi firmat piramidale ku populli humbi mbi 3 mild.leke dhe u vrane mbi 4000 njerz.
-Sb ligjeroi drogen e LAZARATIT,por drogen e perhapi ne tere vendin.Dhe drogaxhijt e instruktuare neper bote rrekeshin me drejtesine e kursit 6 mujor te plepave te kapur prej tij.
-Dhe sot Qeveria Rama po ndeshet jo vetem me hajduterin familjare te Sb,por dhe me shpuren e tij rreth e rrotull,perfshi oligarket e krijuar prej tij, e qe ja faturon Edi Rames.
-Kampioni nr.2 i hajduterise eshte LikeFloriri-emrin e te cilit e ka vene po Sb.
-I treti eshte LulHollandezi.Ky njeri i punsuare ne UMNIK-Kosove-Serbi u pergatit mire per ti sherbyer babit politik Sb.
-Te tjeret i ceku V.Malaj.
-Dhe keta jane garnitura e korrupsionit galopant ne kete vend qe mesuan te vjedhin si ETRIT e tyre.
-Dhe vjedhja do vazhdoi me shume pasi tek ne nuk ka DREJTESI.Ajo nuk mund te behet kurre..kurre pa u futur ne burg te siperpermendurit.Dhe kjo nuk mund te ndodh.Pasi nuk mund te denoi DJALI-BABIN E VETE,ndose Ai eshte fatkeqsia Kombetare.!
-Mallkuar qofte Ai qe na e gradoi President,KM,Prekuror,Gjyqtar Avokat,Analist,Mediatik,,vrases i mbi 20.000 njerezve 1991-2013.Pra,i 10001 te kqiave ne kete vend.etj.
-FLM-DITA,FKM-V.MALAJ
O Ethem Lalaj,te dhjefsha trute,qe mbete duke i lepire bythen Rames,o lamash!
kush eshte me hajduti i afte dhe me krimineli
qe di me vjedh Thesarin e Shtetit dhe vra Gjyjqtare
me i rremby Tokat Pronarit ne Shqiperi behet
President .
Rama ta harroje ate se mundet te behet President
pa vjedhur Thesarin dhe pa vra 😉
Ulerime pa zgjidhje. Ata vazhdojne te vjedhin dhe te buzeqeshin.
ZOTI VIKTOR RUAJ DHE KAME NJE RESPEKT SHUME TE MADHE PER JU SIGURISHTE PER SHKRIMET QE BENI. KUR LEXOJM EMRIN TUAJ ME NJE HERE NA SHKON MENDJA TE SHKRIMI JUAJ TEK MENDIMET QE JU SHPREHNI E SHUME SHUME TE TJERA POZITIVE.POR NE KETE SHKRIM QE BENI ME ALUDIME ,DO THOJA QE JENI LODHUY KOTDHE BENI SHUME GABIM SE TE TILLE ARTIKUJ I SHTYJNE PER TE VJEDHUR AKOMA ME TEPER.KOHA ESHTE QE HAJDUTIT TI THEMI ME MER ME MBIEMER DHE JO NAISHTE KUSHE NA ISHTE.HAJDUTET NUK KANE TE NGOPUR DHE KUFI PO SI PERCAKTOVE.. SADO MILJONA TE KENE U HYPEN ZELLI DHE BEHEN MANIAK QE I PUNON MENDJA VETEM TE VJEDHJET.DO THOJA PSH SI TE ANALIXXOJME ME ANALIZA TE THELLA VEPRIMIN PER DHENIEN E PORTO PALERMOS TE CILEN ZOTI BUSHATI EKA THENE NE FORME PROTESTE PER VEPRIMET VJEDHESE TE QEVERIS.KUR SHQIPRIA KA 4 PORTE SHUME TE FUQISHEM E TE KOMPLETUAR NE NJE FARE MNYRE.PSE BEJ
HET ETJA PER TE VJEDHUR PER TE MARRE PJESEN NE LEJET QE JEPEN TE VECANTEVE..KUR DO VIJ KOHA QE TE JAPIN LLOGARI KETA HAJDUTE KJO ESHTE DHE DESHIRA E POPULLIT .DHE KETE DUHET TA BEJE DREJTESIA DHE JO TE JETE NE PRITJE DHE AJO PER TE PERFITUAR NGA VJEDHJET QE BEHEN.NE GJITHE KETE KORRUPSION ME VJEN TURP KUR DEGJOJ KRYEMINISTRIN QE MUA ME MERRE TE KEQN.PSE KY NUK KA PERGJEGJSI QE LEJON HAJDUTET TE LIVADHISIN,APO ESHTE KRYEMINISTER PER TI KRIJUAR LEHTESIME VETES TIJ PER HAPJE EKSPOZITASH. BARDHYL MYFTIU
“Viktor Malaj” eshte pseudonim. Kush eshte ne te vertete ai? Ju ftoj te jepni medimin tuaj.
Sigurisht, qe eshte kryeredaktori. Kush tjeter ?
NUK ESHTE KRYEREDAKTORI.
Kemi dhjete vjet qe kete burrin qe shkruan artikuj e njohim per Viktor Malaj. Ti na fton ti veme nje emer tjeter! Ftesa jote eshte e cuditshme edhe sikur ky Viktori te jete regjistruar ne fillim te jetes se tij me emrin Martin a Maksut.
Duket te interesojne teorite konspirative dhe jo cfare shkruan Viktori apo kushdo tjeter
Po mire more shoku Viktor po ata qe i thuren elegji bandes se hajduteve cfare i bie te jene?
Si shume vone te vijne sinjlaet o Viktor Perendimori sepse tani nuk eshte me koha e hartimeve por e veprimit dhe e protestave per ti shporrur. Je shume mbrapa me keto reagimet e tua te mekura qe mua me ngjajne me shume si reagime gjobash se si reagime per nje Shqiperi me te mire. E pate mo se me cfare arrognace u soll Cet Kastrati me Bibilushin kundrejt banoreve te pallateve te cileve u kishin kryer shitjet. E lexove cfare justifikimi kishin nxjerre: “tani banesat i keni blere dhe jane tuajat ndaj firma ndertuese nuk ka asnje pergjegjesi per ndertimin e dobet dhe themelet e krisura”. Prokurorja e caktuar per te ndjekur denoncimin e banoreve han dhe pin me perfaqesuesit e firmes se Cetit. Po vettingu ku shkoi more shoku Viktor? I harrove gjithe ato carcave te ekzaltuar qe publikoje? Po behesh me keq se Bushati qe tani qe ndihet i menjanuar ben idealistin ama kur ishte ne kolltukun e minsitrit te jashtem e ktheu diplomacine ne nje kotec plot me ordinere e arrogante qe mbushnin selite e ambasadave duke ia kaluar edhe kohes se Saliut. Tani cfare te mire mund te presim nga cuni i Sules pervec fjaleve te bukura? Mos valle nuk u kenaq me emerimin e ri qe i beri Rama dhe po kerkon ca me shume?
Shkrim brilant ,nuk i hiqet as edhe nje presje .
Doja te shtoja per hajdutet ,dhe ju z Viktor ti pyesni .
Ku i gjejne parate e rrogave , parate e telefonave qe paguajne sklleverit e tyre ,qe ruajne me tre turne vilat me kallashnikov nen stop 24 ore ne Gjirin e Lalzit , pamvaresisht jane te ndertuara ne troje te vjedhura ,por jo vetem ketu ne Lalez por edhe nga jugu ,perla bregdetit JON ,vilat e “Zamir Manes ” qe ja ka dhene Rama me 1 euro m2..Apo do te “zhvilloje” turizmin Rama ,e kujdeset per pensionistet shqiptare per te bere plazhe ne keto vila ?? Edhe eshte me e turpeshmja ,qe nuk te lene edhe sikur te ecesh ne rruge neper keto vila e rezorte ,te futet kallashi mender ne tajare .Shikojme vetem shenjen STOP .Zone e ndaluar ??
I nderuar z Viktor .shkruani per monopolet e tyre ,ku dihet opozite dhe maxhorance behen si qener me njeri tjetrin ,nuk i leshojne rruge njeri tjetrit , jane kundershtare me njeri tjetrin pa kompromis ,po ti cenojne njeri tjetrit monopolet , .Ne varfanjaket akoma nuk e dime ceshte ekonomia e lire e tregut ??kurse sa per anen politike nuk jane kundershtare politike me njera tjetren ,por jane dhe hane te bashkuar kete corbe te prishur qe e kane gatuar vete ,pamvaresisht qe bejne sikur zihen ne parlament .Jane bere per gjynah ,oreks te forte paskan pasur ,qofshin keta .Jam kurioz kur te dale SPAK ne keto troje te vjedhura ,ku jane vilat rezortet e bosave hajdute te krimit ,cfare do i thone ??
Dihet qe per se afermi skane per ti gezuar ,nuk mbahet vala popullore ,edhe diktatoret nuk i kane gezuar ,dhe mjere keta budallenj batakcinj cfare i pret e nesermja .
Ca flet o shoku, ku ka vale popullore?! Keta hajdut na e kane mpire nervin. Tani na kane vene te shqyejme njeri tjetrin, ndersa keta zarbot e 30 vjet dhi-mokraci, gajasen me ne. Na shajne mbare e prape dhe na nxjerrin dhe dhembet.
Ne si Shqiptare i merizojme keta hajdute e ndytesira mbi kokat tona, pasi jemi bere shume shpirtezi dhe te pabese me njeri tjetrin.
Nuk egziston hajduti pa kryehajdutin.
Vijini re atyre emrave qè u pèrmendèn mè lart, me shumè tè drejtè si HAJDUTÈ.
Ata, çuditèrisht janè gjithmonè pranè kryehajdutit, edhe kur largohen me “dorèheqje” apo largohen me VKM sepse pèrmenden nè çdo shkresè tè ndèrkombètarève si EKSPERTÈ TÈ GAZIT TÈ ÈMBÈL.
Nè vend qè tu jepen drejtèsisè, hajdutèt hyjnè nèn krahèt mbrojtès tè kryehajdutit dhe presin deri sa tè pèrfundojè stuhia e nisur. Hajduti, èshtè pèr kryehajdutin, objekt i rèndèsisè sè veçantè. Ai do ta dèrgojè pèrsèri atè, me tiu dhènè mundèsia e parè, “nè shèrbim tè popullit”.
Pra, e kotè tè xhindosem me hajdutin, kur kemi kryehajdutin qè vjedhjen e ka sistem pune.
A i dinè shqiptarèt kèto gjèra?
Po, i dinè. Shumè syresh marrin pjesè edhe nè protesta me molotov, sepse duan nè pushtet kryehajdutin blu, me qèllim qè vetè, tè fungojnè si HAJDUTÈ.
Pra, ky popull ka hajdutèt qè meriton.
Nga politika shqiptare, nuk mund tè ketè njè Shqipèri tè dinjitetshme.
Shpresa se tè huajt do e duan Shqipèrinè mè shumè se shqiptarèt dhe do krijojnè njè bazè tè re shprese nèpèrmjet mbèshtetjes qè i japin reformimit tè drejtèsisè, èshtè kthyer pèr shqiptarèt nè njè shprehje fatale apo deklaratè falimentimi tè zotèsisè sè kèsaj shoqèrie pèr artikullim tè zèrit tè protestès.
Na shpètoni nga vetvetja o ambasadorè sepse vetè nuk kemi kohè tè dalim nè rrugè pèr tè shprehur indinjatèn dhe refuzimin e kèsaj politike kryehajdutèrore. Maunet, na presin pèr tè hyrè nè Mbretèrinè e Bashkuar.
Paratè qè i dhamè trafikanteve, i bèmè kur ishte kryehajduti ynè nèpushtet, ai blu apo jeshil.
O sa mirè me qenè shqiptar????
Demokracia s’është për ne shqipëtarët , kjo u provua këto 30 vjet që është gati 1/3 e shekullit !
Shqipëtarit duhet t’i veshë një kapistër në kokë dhe me një hu në dorë t’i bijesh kurrizit , po hodhi vickëla .
Me kapistrën në kokë dhe me hurin komunist në kurriz , shqipëtari bëri çudira .
Demokracia monstër ,e demagogjisë dhe e krimit ,zhduku shtetin shqipëtar , të na rrojë gënjeshtra demokraci , paçka se shteti vdiq . Demokracia e bëri Shqipërinë parajsë për hajdutët dhe skëterrë për njeriun e thjeshtë .
Horrat ndrrojnë njëri-tjetrin dhe Shqipëria lëngon . Edvin Rama është sot horri i radhës , jo më pak mafioz e mashtrues ,se paraardhësit e tij .
Poshtë demokracia e banditëve .
Shqipëtarë , ne po vuajmë difektet tona si popull,të keqen e kemi brënda vetes !
Po edhe Malaj esht vet nji nga keto hajdutet ,po ti more zuzar me car e bere pasurin zoti hajdut
Në një emision televiziv në BBC, të ftuearit iu bë një pyetje nga publiku:
-Ku e ka gjetur gjithe atë pasuri mbretëresha e Anglisë. Përgjigjia ishte -Ia ka lënë trashëgim babai.
-Po ai ku e gjeti?
-Ia kishte lënë gjyshi.
-Po gjyshi?
-Stergjyshi…… Këtu ndërhyri moderatorja, duke iu drejtuar publikut. Po vazhduam kështu do mbërrimë në kohën e piratëve.
Mbas 100 vjetësh kështu do justifikohet dhe pasuria e stërniprve e stërmbesave të hajdutëve shqiptarë, që sot i njohim si VIP-a apo oligarkë!!!.
S’kam çfarë të shtoj…
Problemi nuk qendron se vjedhin,problemi qendron tek drejtesia e cila eshte e pafuqishme karshi politikes abuzues,perfitues dhe pasuruese me taksen e popullit.Sepse drejtesia ka rolin e venies se te drejtes ne vend dhe kur behet fjale per domim forcash drejtesia i jep prioritet objektiv me te “vogelit ose me te “dobetit”,pra i jep prioritet popullit qe eshte preja me e lehte per politiken dhe politikanet.
Politika vjen ne fuqi me premtime dhe sllogane madheshtore vetem per te realizuar nje objektiv,marien e pushtetit me vullnetin e popullit,e me pas politika ska me nevoje per popullin,sepse hyn ne fuqi pushteti i gurit dhe arres.Une ligjeroj,une votoj dhe une zbatoj dhe popullit vetem terrin u uroj.
Populli eshte korbi me copen e djathit ne sqep dhe,politika eshte kunadhjia plot komplimente dhe levdata joshese dhe mahnitese,dehese si e si ti marri korbit copen e majme te djathit.E keshtu na luhet pa pushim pjesa e dhelpres dhe korbit.
Ne çdo shtet te botes drejtesia,pra kancelaria e drejtesise eshte autonome,e ndare nga pushteti politik republikan ashtu ssiç eshte dhe feja.
Ndaj dhe quhet ndaria e pushteteve,feja ka qefaline si kryeministri,drejtesia ka kancelarine,por qe te dyja mbajne pergjegjesi civile dhe morale karshi egzekutivit reapublikan.
Asnjeri ne shqiperi se njeh ligjin e 1/3 (treçeku pushtetar) 1/3 egzekutif-legjislatif.1/3 pushteti ligjor dhe juridik dhe 1/3 frymezimi dhe inspirimi domgmatik fetar,siç shihet pushteti ndahet ne tre qe askurre mos te kete neutralitet force,pra unanimitet dhe jo ballancim apo ekuiliber dominimi apo ushtrimi padrejtesia pushtetare (psh 2/2 quhet vakante,ekuiliber,kompromis gje qe eshte e pamundur ne nje pushtet sepse i bie te bejne 50/50 kompromis,kush eshta ai qe ndan pushtetin) por nje me dy gjithmone,ndaj quhet:
Treçereku Pushtetor.sepse njera pale mund te behet aleatjia e tjeres,ose bie dokort me njeren dhe bie ne konflikt me tjetren.
Psh dejtesia me besimin (organizatat fetare) kundra legjislativit,ose legjislativi me drejtesine kundra autoqefalise besimtare,etj…
Mesoni principet e nje te tretes te pushtetitit,Babef (Gracchus Babeuf) dhe Monteskje(Montesquieu) jane teoricianet e kesaj metode popullore.
Pa llogarit Referndumin e Inisiatives Popullore siç e ka zvicera,dhe vendet nordike,ku psuhteti eshte i detyruar ne çdo moment qe populli i kerkon llogari ti nenshtrohet vullnetit te tij me vote te lire (baza e votimit eshte,nqftese 5% e popullsise voton kundra nje ligji qe bie ndesh apo kundra vullnetit te tij) per te hequer,annulluar apo shkarkuar ne menyre imediate,pushtetare,ligje apo funksionare shteteror.
Hajduti nuk zgjohet nga varri por ai del ne drite nga vullneti qe ka populli te udhehiqet nga hajdute.
Nje proverb dikton:
Menyra me e mire per te vjedhur nje banke eshte qe te hapesh banken tende personale.
Politika e ka hapur banken e vet me emrin;Banka Populore.