Në Angli duan të rinisin futbollin

redaktor
1203386989

Në Angli duan që ta mbyllin këtë sezon, por duke qenë të kujdesshëm dhe ndjekur zhvillimet e situatës së Covid-19.

Disa ekipe, mes tyre Arsenal dhe Tottenahm, i kanë nisur përgatitjet për momentin me stërvitje individuale, duke ruajtur distancën dhe respektuar rregullat higjieno-sanitare.

Premier League vendosi të blejë edhe 26 mijë tamponë për testet me një kosto prej 4 milionë Paund. Kontrollet do të kryen 2 herë në javë. Protokolli pritet të bëhet i ditur brenda kësaj jave me shpresën që ndeshjet e para të luhen në Qershor.

92 janë sfidat që duhet të luhen deri në fund të kampionatit. Edhe në Spanjë po programojnë rinisjen e stërvitjeve, dhe 4 Maji shikohet si starti për përgatitjet individuale.

e.k. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *