Koreja e Jugut është konsideruar shembull në botë se si me anë të testimeve masive mund të zbutet kriza e pandemisë së koronavirusit.
Autoritetet nuk kanë raportuar asnjë rast të ri infeksioni brenda komunitetit.
Koreja e Jugut në muajin shkurt përjetoi kulmin e epidemisë si asnjë vend tjetër aziatik përpos Kinës, por të enjten autoritetet thanë se nuk kanë konfirmuar asnjë rast të ri me koronavirus.
Me shifrat e fundit, Koreja e Jugut numëron mbi 10,700 mbartës të infeksionit dhe më pak se 250 viktima ne një popullsi me mbi 50 milionë banorë.
Vendi dy javë më parë mbajti edhe zgjedhjet parlamentare nën rregulla strikte, por sërish arriti të evitojë përhapjen e virusit gjatë procesit të votimit.
“Katër pacientë të rinj që u konfirmuan sot ishin në procesin e karantinës në aeroport, dhe nuk ka pasur raste brenda vendit. Gjithashtu nuk ka pasur të infektuar as për zgjedhjet e përgjithshme, ku morën pjesë rreth 29 milionë votues”, deklaruan autoritetet.
Fushatat e gjera të testimeve dhe gjurmimi intensiv i kontakteve të pacientëve me koronavirus mendohet se janë faktorët kryesorë që kanë ndihmuar Korenë e Jugut ta menaxhojë pandeminë më mirë se shumë shtete të tjera europiane apo amerikane.
Prej datës 20 prill, në qytete janë lehtësuar masat për punonjësit, për eventet fetare dhe sportive.
Rregullat e distancimit social do të rishikohen përsëri javën e ardhshme me përfundimin e periudhës së festave kombëtare më 5 maj apo Ditën e Fëmijëve.
Është planifikuar që edhe pas kësaj faze vendi do të zbatojë atë që quhet karantina e përditshmërisë, kur çdo qytetari do i duhet të tregojë kujdes ndaj infeksionit të koronavirusit teksa rihapen shkollat dhe shumica e vendeve të punës.
j.l./ dita

Statistikat e sotme flasin per 4 raste te reja sot dhe 9 dje ne Korene e Jugut. Mos harrojme se nuk perjashtohet mundesia qe keto vende per arsye te mos demtimit te ekonomise, japin edhe shifra te trukuara si ne rastin e Kines ku numri i viktimave nuk eshte real, por i ulur artificialisht disa here.
https://www.statista.com/statistics/1102777/south-korea-covid-19-daily-new-cases/