Studiuesit gjermanë bëjnë zbulimin befasues për tërmetet

Leda Hysa

Parashikimi i kohës së saktë të një tërmeti të madh është praktikisht i pamundur. Por studiuesit kanë zbuluar tani vonë se disa muaj përpara tërmeteve katastrofike, ndodhin lëvizje të çuditshme të tokës.

Kërkuesit e Qendrës për Studime Sizmiologjike në Potsdam (GFZ) konstatuan një ngjashmëri interesante lidhur me dy nga tërmetet më të mëdhenj të viteve të fundit: njëri në Japoni, e tjetri në Kili, që konsiderohen ndër 10 tërmetet më të fuqishëm të matur ndonjëherë.

Tërmeti Tohoku-oki i vitit 2011 në brigjet japoneze me fuqi 9.0 ballë sipas shkallës Richter ishte i katërti më i fortë në 100 vitet e fundit. Ai shkaktoi edhe një cunami shkatërrues, prej të cilit vdiqën më shumë se 15.500 vetë dhe u shkatërrua edhe termocentrali Fukushima. Kurse tërmeti i vitit 2010 në brigjet e rajonit Maule në Kili renditet i gjashti në këtë listë.

Tani studiuesit e e GFZ-së, së bashku me kolegë nga Kili dhe SHBA, kanë konstatuar ngjashmëri të habitshme mes dy tërmeteve. Disa muajt përpara, kanë ndodhur lëvizje dhe zhvendosje të çuditshme dhe të shumëfishta toke. Sipas tyre bëhet fjalë për lëvizje jashtëzakonisht të ngadalta të pllakës kontinentale: në rastin e Japonisë, pllaka ishte spostuar gjatë pesë muajve të fundit para tërmetit dhe në rastin e Kilit shtatë muaj përpara. Deri tani, sizmologët mund të tregojnë se në cilin rajon të caktuar të botës tërmetet janë më të mundshme që të ndodhin, por nuk e thonë dot me saktësi se kur mund të bien ato.

 

L.H/ DITA

Share This Article
2 Comments
  • e vetmia mundësi për ” të parashikuar” tërmetet është ndërtimi në bazë të rregullave suizmike!!pra është parandalimi i dëmeve që mund të shkaktojnë!!
    asgjë tjetër nuk mund ta zhdukë në maksimum!vetëm mund të ndërtohet sa më mirë që dëmet të jenë minimale!!
    sot shkenca ka zhvilluar teknollogjinë në një shkallë të tillë që është shumë e mundur që të minimizohen dëmet!!
    nëse ndërtohet mirë!?
    në të sëmës tërmetet!!
    nëse zbatohen rregullat e ndërtimit,përshtaten me kalimin e kohës!?
    tërmeti nuk është asnjë problem!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *