Gigi Hadid konfirmon shtatzëninë, modelja në pritje të një vajze

Leda Hysa

Në një intervistë për Jimmy Fallon, Gigi Hadid konfirmoi lajmet e shtatzënisë dhe tregoi se do kishte dashur ta jepte vetë lajmin.

Sigurisht që do donim ta jepnim vetë lajmin, por jemi gjithashtu shumë të lumtur për urimet dhe mbështetjen e gjithsecilit. Është diçka e bukur të qëndrojmë të gjithë bashkë në shtëpi dhe ta jetojmë këtë eksperiencë ditë pas dite, edhe pse në kohëra të vështira”, tha Gigi, 25-vjeçarja në pritje të ëmbël.

Më pas shtoi se është bërë më e ndjeshme, ndoshta për shkak të hormoneve dhe që në festën surprizë të ditëlindjes së saj, ku zbuluan edhe gjininë e bebit, kishte qarë shumë.

 

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Nuk e morrem vesh kush eshte Gigi Hadit, po nejse, shtatzani te mbare! Perderisa gazeta nuk e ka sqaruar kush eshte, duket do jete ndonje VIP i njohur nga te gjithe ne boten! Vetem une paskam ngelur pa e njohur!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *