Riatdhesimi i shqiptarëve që ndodhen në vende të ndryshme të Europës, po kalon me probleme të mëdha.
Duke qenë se bëhet vetëm nga një udhëtim, biletat që shiten nga Air Albania, janë shumë mbi kapacitetin e avionëve.
Këtë e tregon edhe një foto e bërë në fluturimin e linjës Frankfurt-Tiranë, pamje e siguruar nga agjencia e fotografive LSA.
Duke qenë se biletat e shitura ishin mbi kapacitetin e ulëseve të avionit, njerëzit kanë qëndruar në këmbë në korridorin e mesit, ashtu siç ndodh rëndom si në autobusët e linjave të Tiranës.
E këtu nuk bëhet fjalë për distancim fizik.
Një person i infektuar mund të sëmurë të gjithë njerëzit që ndodhen në avion.

j.l./ dita

Keto foto demaskojne mashtrimin e madh te Rames me gjoja shkelqimin e qeverise se tij ne mbrojtje te qytetareve nga covid-19!
Pergjegjesit e kesaj katrahure duhet te shkojne para drejtesise urgjent!
Te zbatohet ligji i ri per shkeljen e rregullave te mbrojtjes nga infektimi!
Ne se as ne kete rast nuk reagon qeveria,atehere Rama duhet te ndiqet penalisht!
Kto pamje jane gjithmone kur avioni ka ndalu
Duhet te nderhyje prokuroria urgjentisht. Rast unikal, fajtoret te procedohen .
Edhe ne kohen e luftes nuk ka pasur te tilla skena