U hodh nga godina ku mbahej në karantinë, Kurti kërkon zbardhjen e rrethanave

redaktor

Një 26-vjeçar nga Gjilani është hedhur nga kati i katërt në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, e cila po shfrytëzohet si karantinë. I riu që ishte kthyer dje nga Gjermania, ka ndërruar jetë në spital.

“Ne ishim nëpër dhoma, ku duhet të qëndrojmë si zakonisht. Papritmas vjen një punëtor i imi pasi që ne jemi një staf që kemi ardhur ditën e enjte dhe më tha: eja, shiko çfarë ka ndodhur. Kur u afrova te dritarja, e pash që kishte kërcyer nga kati i katërt i konviktit numër shtatë një person. Personi që ka kërcyer nga qendra e konvikteve ka ardhur dje nga Gjermania. Ai ka rezistuar që të mos futet në konvikt për shkak se sipas informatave ka pasur probleme shëndetësore. Ai ia ka treguar dokumentet policisë për problemet që ka, por askush nuk është marrë me kërkesën e tij”, ka bërë të ditur një dëshmitar për KosovaPress.

Lidhur me ngjarjen, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen tragjike të 26-vjeçarit nga Gjilani, ndërsa ka kërkuar nga mjekësia ligjore dhe organet e rendit të hetojnë zbardhjen e rrethanave të vdekjes.

“Me keqardhje dhe pikëllim morëm vesh për lajmin e rëndë të vdekjes tragjike të një qytetari të Kosovës nga Gjilani në Qendrën e Studentëve të shndërruar në karantinë në këtë kohë të pandemisë së COVID-19”, tha Kurti.

e.k. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *