Mjekët e Sanatoriumit ndajnë përvojën në luftën kundër koronavirusit

redaktor

Ne kemi punuar dhe i kemi shërbyer pacientëve pa menduar për veten tonë”, shprehet kryeinfermierja e Urgjencës Adelina Dragoti, në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, në një video të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Në video mjekët dhe infermierët e spitalit Covid-2 tregojnë eksperiencën dhe përjetimet e tyre gjatë pervojës së punës me të sëmurët me koronavirus:

“Po shkoj në shtëpi gjithë stres pasi 2 vajzat e mia kanë nevojë për mua. Ruhem, ruhem që ato mos të infektohen”– kryeinfermierja Lediana Hida.

”Ishte vërtet shumë i vështirë pasi edhe hera e parë në këtë situatë”– infermieri i Urgjencës, Sofokli Hoxha.

”Momenti i parë kishte disa elementë, ankthin, stresin dhe frikën nga infektimi por ishte dhe diagnoza pasi hera e parë që përballeshim me këtë”- shef i imazherisë, Dr. Pëllumb Hysko.

”Familjen kam një muaj e gjysëm pa e parë, që kur ne u shpallëm COVID-2. Nuk kemi vajtur, normalisht flasim me WhatsApp, Skype por pjesa e kontaktit kemi 1 muaj e gjysëm”- u shpreh penumologia Irma Tashi.

e.k. / dita

Share This Article
1 Comment
  • E para keni bere vetem detyren per te cilen paguheni dhe e dyta me 6 paciente gjithsej dhe ju ankoheni po te ishit ne Itali ? Edhe ato mjeke qe çoi Rama menduan se jane ne disko.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *