Bie numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë

redaktor

Edhe në Kosovë, ashtu si në të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ditët e fundit është vërejtur rënie e numrit të personave të infektuar me coronavirus.

Në 24 orët e fundit në Kosovë, nga testimi i 171 personave, 11 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sot janë shëruar gjithsej 18 pacientë, duke e çuar numrin total të shëruarve deri më sot gjithsej 381 raste.

Në Kosovë, nga data 8 shkurt deri më 3 maj, janë testuar gjithsej 8.287 mostra të dyshimta dhe prej tyre pozitive rezultojnë 851 raste, me gjithsej 25 raste të vdekjes.

e.k. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *