Gjirokastër, merr flakë makina që transportonte parà

Leda Hysa

Një automjet që po transportonte para ka marrë flakë në zonën e Gjirokastrës. Nga raportimet e para mësohet se si pasojë e flakëve nuk ka të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në rrugën që të çon drejt qytetit të Libohovës ku automjeti i blinduar ka marrë flakë në pjesën e përparme të motorit duke rrezikuar shkrumbimin e saj.

Nuk dihet nëse në brendesi të mjetit ka pasur te holla, por menjëhere forcat ruajtese firmës kanë lajmëruar zjarrfikësit e Libohovës. Këta të fundit arritën që të lokalizonin flakët duke shmangur rrjedhimisht djegien e plotë të mjetit.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *