Mbretëria e Bashkuar nis testimin e aplikacionit që ndihmon në gjurmimin e COVID-19

redaktor

Mbretëria e Bashkuar ka hedhur hapat e parë të aplikacionit që do të ndihmojë të gjurmojë dhe më pas të ndjekë përhapjen e coronavirusit.

Duke nisur nga mbrëmja e së hënës, stafi i Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS) që jeton në ishullin Uajt do të jenë të parët që do të mund të shkarkojnë aplikacionin e ri.

Kjo do të shënojë dhe fillimin e testimit të parë, për të cilin Sekretari i Shëndetësisë së Mbretërisë së Bashkuar tha se ishte “mirënjohës” që po e prezantonte në mesin e pjesëmarrësve që “gjenden në frontin e luftës për të ringritur në këmbë Britaninë”.

Çfarë funksioni ka aplikacioni?

Pas shkarkimit, përdoruesit do të mund të njoftojnë Shërbimin Shëndetësor Kombëtar përmes aplikacionit nëse fillojnë të shfaqin simptoma të COVID-19.

Aplikacioni regjistron distancën midis vendndodhjes së telefonit dhe përdoruesve të tjerë të aplikacionit, dhe dërgon një mesazh anonim të gjithë personave që kanë pasur kontakt të afërt gjatë ditëve të fundit me personin e infektuar.

Më pas do të vijojë këshilla se çfarë duhet bërë, nëse do të kërkohet vetizolim apo ndihmë mjekësore.

A e cenon privatësinë e përdoruesve ky aplikacion?

Sipas Hancock, aplikacioni merr në konsideratë të plotë sigurinë dhe privatësinë e përdoruesve, si dhe vendndodhjen e tyre ndërsa gjurmimi bëhet përmes ruajtjes së anonimatit.

Sipas një deklarate për shtyp të NHS, “regjistrimi duke ruajtur anonimatin”, vendndodhjen dhe afërsinë me përdoruesit e tjerë do të mund të ruhet në mënyrë të sigurt në telefonin e përdoruesit.

Në të ardhmen aplikacioni mund të ofrojë dhe të dhëna të tjera si për shembull vendndodhjen e vatrave të infeksionit për të parandaluar përhapjen e tij.

e.k. / dita

Share This Article
1 Comment
  • Keto aplikacione duhej te ishin zhvilluar me kohe, pra qe ne momentin qe virusi po bente kerdine ne Kine. Tani qe kaq njerez jane lene te vdesin neper shtepia, kaq pleq kane vdekur neper azile, eshte paksa si i vonuar nga ana e ketij vendi. Udhezime per kete virus kane qene te gabuar. Thuhet izolohu nese ke shenja dhe pi paracetamol.
    Kur virusi eshte i lehte, ai kalohet me paracetamol, por ky i fundit nuk mjafton kur temperatura nuk bie per nje jave. Te semuret qe hyjne ne fazen e veshtire kerkojne trajtim te specializuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *