Zbulohet antitrupi që lufton koronavirusin, shkencëtarët në Izrael hedhin hapin e madh

Leda Hysa

Një lajm i mirë vjen nga Izraelit, sa i takon luftës globale ndaj koronavirusit, ku thuhet se është arritur gjetja e një antitrupi që neutralizon virusin COVID-19.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Naftali Bennet, është shprehur se në laboratorin kërkimor biologjik të vendit të tij është zbuluar antitrupi që lufton virusin vdekjeprurës.

Lajmi bëhet i ditur nga mediet e huaja, që citojnë ministrin izraelit, i cili ka thënë se injektimi i këtij antitrupi bën të mundur eliminimin e virusit brenda personit të infektuar.

“Ky është një hap i madh, pasi shumë shpejt do të dalim në një trajtim konkret për sa i takon përballjes me pandeminë që zyrtarisht në gjithë globin ka marrë më shumë se 252 mijë jetë njerëzish”,-tha Bennet.

Laboratori i Kërkimit Biologjik është duke udhëhequr përpjekjet e Izraelit për zhvillimin e një trajtimi dhe një vaksine për koronavirusin duke përfshirë edhe testimin e gjakut të marrë nga personat që janë shëruar nga Covid-19.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *