Furgoni i mallrave përplas 60 vjeçarin në “Lezhë-Milot”, dërgohet rëndë në spital

Ornela

Një furgon mallrash përplasi një 60 vjeçar pak më parë në aksin Lezhë-Milot.

60 vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda dhe është dërguar menjëherë në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Lezhë /Informacion paraprak

Sot, rreth orës 08:50, në aksin rrugor Milot-Lezhë, mjeti me drejtues shtetasin M.F.,ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N.P., i cili ka marrë dëmtime dhe ndodhët nën kujdesin mjekësor në spitalin e Traumës, Tiranë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *