Gazeta “DITA” në dy numra të njëpasnjëshëm ka botuar raportin autoteknik mbi aksidentimin me pasojë vdekjen të deputetit Sokol Olldashi. Gjatë prezantimit të këtij raporti për publikun gazeta nga ana e saj ka vënë theksin mbi disa aspekte “të paqarta” të këtij raporti ndaj dhe për të pasur një këndvështrim dhe oponencë më profesionale mbi raportin autoteknik, gazeta kontaktoi dhe pyeti një nga ekspertët autoteknikë më të afirmuar në Shqipëri, për të dhënë vlerësimet e tij mbi materialin. Me dëshirën e vetë ekspertit të kontaktuar për të ruajtur anonimatin, eksperti ka ofruar përgjigjet dhe qëndrimet e veta në këtë intervistë.
Ju jeni njohur me raportin e plotë të ekspertizës autoteknike në lidhje me aksidentin e pësuar nga deputeti Sokol Olldashi. Çfarë përshtypje ju la raporti në tërësi?
Në tërësinë e vetë, akti ka shumë pasaktësi dhe mangësi, në lidhje me pyetjet e ngritura nga prokurorët.
Ku konsistojnë pasaktësitë?
Për çudi i konstatova që në krye të përgjigjeve. Prokurorët kanë bërë një grup pyetjesh dhe që në përgjigjen e pyetjes së parë konstatova mangësi.
Prokuroria i pyet ekspertët: Cila është gjendja teknike e automjetit me targë AA 003 HN para dhe pas ndodhjes së aksidentit, referuar këqyrjes së mjetit, këqyrjes së vendit të ngjarjes si edhe dokumentacionit të mjetit?
Në përgjigje ekspertët thonë se makina ishte në gjendje të mirë teknike, më tej ata thonë se është bërë kontrolli në vendin e ngjarjes dhe u provua se sistemi i drejtimit funksiononte normalisht. Në fakt ky kontroll nuk mund të bëhet kur makina është e fikur. Por, sqarojmë se ky lloj automjeti nuk mund të ndizej pasi ndezja e tij ishte e personalizuar me ndezje individuale dhe s’mund të ndizej nga persona të tjerë.
Çfarë domethënë ndezje individuale?
Do të thotë që atë automjet mund ta ndizte i ndjeri dhe persona të tjerë që shenjat e tyre të gishtave i kanë të regjistruara në serverin qendror të fabrikës prodhuese dhe në paketën elektronike të automjetit. Në të kundërt automjeti nuk ndizet. Pra automjeti nuk është ndezur dhe kontrolli në sistemin e drejtimit nuk mund të realizohet kur makina është e fikur.
Gjatë botimit të raportit në gazetë, kemi theksuar dhe një paragraf të përgjigjes së parë që flet për alkoolin e frenave. Në përgjigjen e ekspertëve shkruhet tekstualisht se: “Gjatë këqyrjes së pjesës së brendshme të mjetit pasi u hap kofano e tij u konstatua se depozita e alkoolit të frenave ishte e zbrazët. U verifikua se kjo depozitë pas përplasjes nuk është e çarë dhe alkooli ka rrjedhur pasi mjeti është përmbysur. Si e shikoni ju si ekspert këtë përkufizim?
Ekspertët duhej patjetër, e kishin për detyrë të kishin gjetur shkakun se nga ka rrjedhur alkooli. Pasi, ky automjet është me sisteme të përparuara dhe tubacionet e alkoolit janë të fshehura nën mbulesën e poshtme të shasisë së automjetit. Pra nuk kemi dëmtim të tubacioneve. Po kështu, rezervuari i alkoolit nuk ka qenë pa tapë që të derdhej alkooli, por përkundrazi ai është me tapë të filetuar dhe nuk ka mundësi që alkooli të derdhet nga rezervuari. Ka qenë detyra e ekspertëve të bënin prova duke e mbushur me alkool rezervuarin dhe të gjenin vendin se ku rridhte, për të dhënë një konkluzion të saktë.
Një tjetër element i përgjigjes së parë të ekspertëve lidhet me paralelin e djathtë të mjetit. Në raport shkruhet: “Gjatë manovrës së bërë nga ana e manovratorit të kareoatrecit në prezencë dhe të Prokurorit nga vendosia e ganxhës në paralelin e anës së djathtë kjo e fundit u këput. Theksojmë se në momentin e këqyrjes kur mjeti qe i pa lëvizur sistemi i drejtimit funksiononte normal”. Si e vlerësoni këtë fakt?
Ky fakt nuk dokumentohet me procesverbal dhe nuk ka referencë në raport për ekzistencën e një procesverbali të tillë. Kjo mungesë në akt është e rëndësishme.
Në pyetjen e dytë prokurori kërkon tek ekspertët një interpretim dhe rezultat për kinematikën dhe dinamikën e lëvizjes së mjetit gjatë aksidentit. Pasi u njohët me përgjigjet e ekspertëve, çfarë mendoni?
Përgjigja e pyetjes së dytë nga ana e ekspertëve është tërësisht hipotetike dhe nuk sjell prova shkencore dhe arsyetim logjik për të vërtetuar kinematikën dhe dinamikën e aksidentit.
Ku bazoheni konkretisht kur bëni këtë oponencë?
Po ju marr shembullin e parë. Në përgjigjen e ekspertëve nuk ka fare interpretim të kinematikës por e devijojnë duke shpjeguar shpejtësinë e lëvizjes së automjetit.
Nëse përgjigja do ishte për kinematikën, çfarë tjetër duhet të kishte?
Ajo duhet të shpjegonte vetëm lëvizjen e automjetit që në momentin e daljes nga rruga dhe deri në ndalimin e tij të plotë.
Në fakt një shpjegim i tillë ekziston, itinerari i ndjekur nga mjeti në skenën e aksidentit është dhënë në raport apo jo?
Po, por për shkaqe të paditura këtu janë futur elementë të tjerë që nuk i përkasin kinematikës. Siç është llogaritja e shpejtësisë që nuk kërkohet në fakt nga prokurori në pyetjen e bërë. Ndërkohë që në raport ekspertët janë thelluar me formula për llogaritjen e shpejtësisë, ndërsa të dhënat dhe koificentët e ndryshëm që kanë futur në formulën e llogaritjes, nuk thonë fare se nga i kanë marrë. Për shembull thonë që rrezja e përkuljes së kthesës është afërsisht me 30 metra. Parametri 30 metër është futur në formulë, por nuk dihet se nga doli ky parametër dhe pse të mos merret 40 apo 70. Pra në raport mungon prova e verifikimit të matjeve në këtë rast. Pra duhet ta matësh dhe të kesh rezultatin e saktë dhe jo të thuash “afërsisht 30 metër”. S’mund të ketë koificent të përafërt kur ai zbatohet në një formulë. Por ka dhe probleme të tjera logjike dhe me rëndësi për një raport që përfaqëson ekspertizë të lartë.
Për shembull?
Vijmë në një moment tjetër të përgjigjes së pyetjes së dytë të ekspertëve> në faqen 9 të raportit shkruhet ndër të tjera: “…gjatë kohës që bie në rrugën e varrezave dhe përmbyset fort me rrota në ajër ku shkëputet dritarja e tavanit dhe për shkak të energjisë potenciale që zotëronte mjeti që ra nga lartësia…”
Ndërsapak fjalimë poshtë në raport shkruhet: “…gjatë kohës së kontaktit të dytë me tokën, koka e drejtuesit të mjetit kapet nga dritarja e tavanit, ana e djathtë ku kanë mbetur flokët…”
Vini re, në fjalinë e parë të cituar thuhet që dritarja ka rënë, por pasi thuhet kjo, në fjalinë e dytë të cituar thuhet se koka e shoferit kapet nga dritarja. Lind pyetja: ka rënë apo jo dritarja?
Në raport thuhet se si konkluzion i batimit dhe daljes nga rruga është shpejtësia e mjetit, që në llogaritjet e kryera ekspertët e pretendojnë se ka qenë 45 km/h. E marrë sipas koificentëve të zgjedhur prej tyre. Sipas jush është i justifikuar ky pretendim për dalje nga rruga me shkak të tejkalimit të moderuar të shpejtësisë?
Aspak e justifikuar. Për të bërë llogaritjen, duhet të kesh të dhëna të sakta për rrezen e kthesës dhe të dhëna të testuara të automjetit, të automjetit specifik e kam fjalën, në kthesën dhe vendin specifik. Sepse një Mercedes aq i sofistikuar dhe me parametra të përparuar si ai që përdorte Olldashi, nuk mund të ketë të njëjtat karakteristika si makinat e tjera. Pra dhe shkalla e rrezikut për këtë lloj automjeti është më e vogël se për shumë automjete të tjera të cilat nuk i kanë këto parametra. Me këtë jam duke ju thënë se mund të na rezultojë pas një testimi se Mercedesi i Olldashit, të ketë aftësinë të kalojë këtë kthesë dhe me shpejtësi më të madhe se ajo që kanë përcaktuar këta ekspertë. Mungon testimi konkret i rrethanës. Akti në këtë pikë na shfaqet sërish vetëm hipotetik.
Në akt thuhet nga ekspertët se: “Devijimi në kthesë mund të ketë ndodhur për tejkalim të moderuar të shpejtësisë në lidhje me gjendjen dhe ecurinë vijëpërkulur të rrugës, por akoma mund të hipotizohet që faktorë të panjohur mund t’i kenë dhënë shkak devijimit”. Pra nga përgjigja, lihen të hapura dhe mundësi të tjera. Si e vlerësoni këtë?
Kjo fjali në vetvete hedh poshtë të gjitha shpjegimet e bëra nga vetë ekspertët në atë raport shkaqet e devijimit dhe shpejtësinë e mjetit. Prokurori i kërkon ekspertëve një përgjigje, një interpretim shkencor dhe profesional, por mbi të gjitha kërkon një rezultat dhe rezultatet s’mund të jenë hipotetike, ato janë vetëm dhe vetëm konkrete. Kjo fjali është gjëja me e çuditshme e atij raporti. Praktikisht është vetë oponenca që autorët i kanë bërë vetes duke shumëzuar me zero të gjitha përsiatjet e tyre.
Sipas jush, dinamika e aksidentit, dhe ai batim i mjetit përmbys në momentin e fundit e justifikon fluturimin dhe daljen e xhamit të tavanit të mjetit?
Këtë unë nuk mund ta them sepse nuk e kam parë nga afër mjetin për të parë vendet e dëmtuara që kanë lidhje me nxjerrjen e xhamit nga pozicioni ku është montuar nga fabrika prodhuese.
Por raporti ka foto të automjetit dhe fotot janë bërë në cilindo element të dëmtuar të automjetit, apo jo?
Jo, fotografitë kanë mangësi të theksuara profesionale. Ato nuk janë bërë në vendet ku është dëmtuar tavani i makinës, që të shpjegojnë lidhjen shkakësore të deformimit të saj me nxjerrjen e xhamit nga pozicioni që është montuar nga fabrika prodhuese sipas një standardi të caktuar.
Si duhej të ishin fotot e raportit?
Fotot duhej të ishin një grup fotosh në plane të përgjithshme. Në të katërt pozicionet e automjetit dhe më pas fotografitë përqendrohen në elementë të veçantë të dëmtuar të automjetit ku duhet të ketë numra përkatës dhe fotografimi i tyre duhet bërë duke vendosur dhe një metër mbi secilin nga këto vende për tu kthyer në një provë të kundërshtueshme për masën e deformimit dhe mbi bazën e tyre bëhen dhe llogaritjet dhe arsyetimi teknik i asaj që ka ndodhur. Për shembull, vendi ku ka qenë i montuar xhami i tavanit detyrimisht duhej të ishte fotografuar me saktësi sipas elementeve të përmendur më sipër, pasi ai është provë materiale e padiskutueshme dhe duhet të trajtohet njësoj si gjithë provat e tjera.
Një pyetje të fundit. Në kushtet kur ju thoni që ekspertët në njëfarë mënyre ia kanë bërë vetë oponencën dhe e kanë rrëzuar vetë rezultatin e raportit të tyre, a nuk e kthen kjo gjë raportin në një dokument të pavlerë në kuadër të hetimit të prokurorit?
Kjo është e drejtë e prokurorit ta vlerësojë provën dhe në bazë të konkluzioneve të tij të vendosë më pas si do veprojë.
* * *
5 pikat “delikate” të raportit autoteknik
Çështja 1- Alkooli i frenave
Në raportin autoteknik ekspertët hartues shkruajnë:
“U verifikua se kjo depozitë pas përplasjes nuk është e çarë dhe alkooli ka rrjedhur pasi mjeti është përmbysur. Pas kontrollit të sistemit të i frenimit të mjetit u kontrolluan dhe elementet e tjerë dhe nuk rezultoi se ka probleme.
Eksperti oponent në lidhje me këtë çështje sqaron:
“Ka qenë detyra e ekspertëve të bënin prova duke e mbushur me alkool rezervuarin dhe të gjenin vendin se ku rridhte, për të dhënë një konkluzion të saktë.”

Çështja 2- Ndezja e automjetit
Në raportin autoteknik ekspertët hartues shkruajnë:
“Nga ana jonë u kontrollua dhe u provua funksionimi i sistemit të drejtimit shoqëruar dhe me fotografi u konstatua se i gjithë sistemi i drejtimit në të gjithë elementët përbërës të tij, volanti, grupi i timonit, paralet kokat e zbarave janë të rregullta.”
Eksperti oponent në lidhje me këtë çështje sqaron:
“Ky kontroll nuk mund të bëhet kur makina është e fikur. Por, sqarojmë se ky lloj automjeti nuk mund të ndizej pasi ndezja e tij ishte e personalizuar me ndezje individuale dhe s’mund të ndizej nga persona të tjerë.”
Çështja 3- Shpejtësia në kthesë
Në raportin autoteknik ekspertët hartues shkruajnë:
“Nga kontrolli i mjetit me kompjuterin e koncensionarit të Benzit konstatojmë se shpejtësia në momentin e rënies përmbys të mjetit në gjendje qetësie ka qenë 11 km/h . Ndërsa shpejtësia minimale e daljes nga kthesa ka qenë e rendit V = 45 km/h.”
Eksperti oponent në lidhje me këtë çështje sqaron:
“Për të bërë llogaritjen, duhet të kesh të dhëna të sakta për rrezen e kthesës dhe të dhëna të testuara të automjetit, të automjetit specifik e kam fjalën, në kthesën dhe vendin specifik. Sepse një Mercedes aq i sofistikuar dhe me parametra të përparuar si ai që përdorte Olldashi, nuk mund të ketë të njëjtat karakteristika si makinat e tjera. Pra dhe shkalla e rrezikut për këtë lloj automjeti është më e vogël se për shumë automjete të tjera të cilat nuk i kanë këto parametra”.
Çështja 4- Dritarja e tavanit
Në raportin autoteknik ekspertët hartues shkruajnë:
“Në një moment rrotullimi rreth qendrës së rëndesës së tij gjatë kohës që bie në rrugën e varrezave dhe përmbyset fort me rrotat në ajër, ku shkëputet dritarja e tavanit dhe për shkak të energjisë potenciale që zotëronte mjeti që ra nga lartësia si edhe momentit te rrotullimit,nga zotërimi i kësaj energjie.”
Eksperti oponent në lidhje me këtë çështje sqaron:
“Fotografitë e raportit kanë mangësi të theksuara profesionale. Ato nuk janë bërë në vendet ku është dëmtuar tavani i makinës, që të shpjegojnë lidhjen shkakësore të deformimit të saj me nxjerrjen e xhamit nga pozicioni që është montuar nga fabrika prodhuese sipas një standardi të caktuar. “
Çështja 5- Pohimi “autogol” i ekspertëve
Në raportin autoteknik ekspertët hartues shkruajnë:
“Devijimi në kthesë mund të ketë ndodhur për tejkalim të moderuar të shpejtësisë në lidhje me gjendjen dhe ecurinë vijëpërkulur të rrugës, por akoma mund të hipotizohet që faktorë të panjohur mund t’i kenë dhënë shkak devijimit. “
Eksperti oponent në lidhje me këtë çështje sqaron:
“Kjo fjali në vetvete hedh poshtë të gjitha shpjegimet e bëra nga vetë ekspertët në atë raport shkaqet e devijimit dhe shpejtësinë e mjetit. Prokurori i kërkon ekspertëve një përgjigje, një interpretim shkencor dhe profesional, por mbi të gjitha kërkon një rezultat dhe rezultatet s’mund të jenë hipotetike, ato janë vetëm dhe vetëm konkrete. Kjo fjali është gjëja me e çuditshme e atij raporti. Praktikisht është vetë oponenca që autorët i kanë bërë vetes duke shumëzuar me zero të gjitha përsiatjet e tyre.”





Po e beni Olldashin si me qene Kennedi ! …Iku i shkreti, keq na vjen si njeri, dhe si familje, por s’ke ç’i ben. Aksidente ndodhin perhere. Faji i rrugeve, mungesa e vemendjes te te ndjerit, mosmbajtja e rripit te siguriit..Rahmet paste!
Nuk te pelqen vijimesia ty o “mendim i lire”? Epo nuk ke ci ben or taj. E ke parasysh ate fjalen: Vijimesia eshte gogol i mendjeve te ceketa?
Je shqiptari tipik 🙂 Kokrra e budallait. Ndaj ua ka hipur ne qafe krimi ju, se aq tru keni.
ky mendimi i lire, duhet te jete nag ata te “zones se lire” te Karjan Canit 🙂 O budall, ke par njeri te vdesi me 45 km ne ore brenda nje benzi te 2013-s?? Ik e beje prove vete, aq eshte shpejtesia e nje biciklete.
Une jam i bindur qe Prokuroria do hapi hetime per vrasje, qofte edhe vetem me te dhenat e ketij raporti ekspertesh
C’fare nuk shkon ne keto qe thote Eksperti
Devil’s advocate nga nje Inxhinjer
1- Eksperti thote se kontrolli i sistemit te drejtimit nuk behet pa ndezur makinen
-Kontrolli zbarave behet edhe pa ndezur makinen,mjafton te shikosh sa xhoko kane zbarrat
Nga ana tjeter do thosha se kjo makine moderne , nqs ka probleme ne sistemin e drejtimit nuk ndizet dhe te jep sinjalet se ku i ka difektet–
Keshtu qe bije poshte hipoteza per defekt ne sistem te drejtimit
2-Depozita e alkolit mund te boshatiset kur permbyset nqs shoferi e ka lene paksa te liruar tapen e alkolit ,
Por nga ana tjeter nqs makina nuk do kishte alkol , kjo makine moderne , ta jep sinjalin menejehere dhe biles disa edhe ta thone me fjale se ku e ke defektin
Une kam pas nje makine jo kaq moderne sa kjo , por moderne qe te tregonte edhe per gjera mte vogla e jome te mos kesh alkol ne frena
Nje gje duhet te kemi parasysh keto lloj makinash moderne kur kane ndonje defekt , jo vetem te tregojne ku eshte defekti, por edhe nuk levizin nga vendi
Ndaj bije poshte hipoteza e ndonje sabotimi ne sistemin e drejtimit apo kudo tjeter ne makine …dhe ky Ekpserti qe mbeshtet keto lloj hipotezash nuk e ka haberin fare (sorry)
Ne ceshtjen 5 qe qendron autogoli sipas ekspertit …nuk ka ndonje autogol
Sepse makina ka dal nga ruga ne menyre te pa arsyeshme ne aspektin teknik nqs ( ..gjithmone nqs ) ne makine eshte nje shofer qe i mban duart ne timon….
Dhe tekniket kane te drejte te bejne aludim se makina eshte futur me 45 ne ore dhe nuk duhej te dilte nga ruga …
Ndaj edhe ata kane hedhur nje hipoteze ne kete rast
__Porse mendimi im ne kete rast eshte se makina ka dal nga ruga , sepse shoferi nuk ka reaguar fare, dhe nuk ka lidhje fare me azgje teknike te makines , sepse shpejtesia ka qene shume e ulet dhe makina shume moderne
Atehere ne kete rast ka 2 opsione
1-Ose shoferi (Olldashi ) ka qene i vdekur dhe makina ka vazhduar drejt per inercine e levizjes se drejte dhe ka dal nga ruga…
2-Ose shoferi ka qene i dehur ,tape dhe as qe ka mare mundimin te punoje timonin sipas ktheses…
Por Opsioni i pare bije sepse shoferi i Olldashit thote qe po bisedonte me Olldashin deri ne momentin e fundit.,,,
dhe i bije qe ne kete menyre Shoferi eshte autor ne krim , se me ke bisedonte shoferi ne ato caste ,,?
Dhe nisur edhe nga fakti qe familja e tij nuk interesohet se mund te kete ndonje hile kriminale….kjo do te thote se Olldashi nuk eshte vrare nga askush
Ndersa opsioni i dyte qendron qe Olldashi mund t e kete qene i dehur…dhe i ndodhen te gjitha ato
Sa per ate carjen e kokes qe eshte shume e madhe dhe eksperti thote se nuk kamundesi te jete aq e madhe -E ka gabim
Sepse ajo eshte makine shume e rende dhe ne cdo pike te saj duke shtuar edhe energjine potenciale qe ka zoteruar makina ne momentin e pare te goditjes ne rokullisje ..forca e saj e goditjes eshte shume e madhe …ndaj edhe goditja qe ka marre Oldashi ka qene vdekje prurese ….sepse kjo force e madhe e goditjes eshte perqendruar tek tehu i mbajtjes se xhamit te baxhase –Tehu ne kete rast ka vepruar si nje Gijotine por me peshe shume here me te madhe se gijtoninat qe perdorte Franca dikur
Ndersa xhami i baxhase ka dale jashte ne momentin e pare qe eshte shtypur ana e djathte e makines ne toke –Aty eshte bere nje fare tkurje e llamarines ne nje krahe qe ka bere edhe shperthimin jashte te xhamit te baxhase
–Mendoj se ekspertet ne aspektin teknik kane bere nje pune te sakte , por ata nuk kane shpjeguar dot si kamundesi ai u vra ne koke tek dritarja , duke qene se ishte i vetem ne makine
Sepse meqense ai nuk kishte rip sigurimi, duhej qe koka e tij te godiste direkt deren e pasagjerit ne momentin e pare te rotullimit ,,,
,dhe duke qene se makina beri vetem 1 rotullim , atehere koka e tij do ngelej poshte jo larte tek Dritarja , dhe duhej qe ose kembet apo gjunjet te dilnin lart ne momentin e rotullimit
nderkaq koka e tij te perfundonte poshte tek sedila e pasagjerit apo tek kembet e pasagjerit…….
Mirpo sic dukej kur makina ka filluar te batohej djathtas Olldashi
eshte batuar edhe ai djathtas dhe eshte perplasur ne………… supin e pasagjerit, ( Vetem qenia e pasagjerit e shpjegon goditjen tek tehu i baxhase)
i cili nuk kish ku te vente ..dhe si pasoje Olldashi per fatin e tij te keq
ka ngelur aty , tek supi i Pasagjerit , se nuk kishte ku te shkonte …….ndersa makina po merte rotulimin
Mirpo duke ngelur aty koka e tij ka vajtur direkt tek tehu i krahut te djathte te xhamit te baxhase …dhe goditja aty ..ka qene fatale per jeten e tij ..gje qe ka tmeruar pasagjerin
Dhe ky pasagjer me pase ka folur me shoferin dhe i ka dhene gjemen
..Shoferi qe po fliste jashte lokalit vjen brenda ne lokal dhe i thote depudetit Cara : Olldashit i ka ndodhur nje gje e “tmershme” ,
po hajde te shkojme …..
Vetem kjo fjala : “e Tmershme ” qe ka shqiptuar shoferi zbulon faktin
se shoferi e ka ditur qe
Olldashi kish vdekur dhe se ne makine kishte edhe nje pasagjer qe ja dha lajmin shoferit
Kjo fjale zgjidh enigmen
Nese do isha prokuror gjeja e pare qe do beja do sihte :
Te bllokoja celularet e Olldashit, Shoferit dhe Igili Cares,
Do i izoloja Caren dhe shoferin si PERSONS OF INTEREST
duke i mare ne pyetje me vete,MENJEEHRE
dhe ne te njejten kohe do kontrolloja TABULATET E TYRE
Nqs ata genjenin , direkt do i coja ne hetim penal
Pastaj duke pasur tabulatet cdo gje do zgjidhej menjehere pa dashur ti jape shume rendesi aspektit teknik te makines
sepse Tabulatet e celulareve te orjentojne se ku ta drejtosh hetimin
Po ashtu do beja kontrollin e kufomes se Olldashit per te pare nese kishte konsumuar alkol,….Kjo eshte gjeja e pare qe behet me te gjithe ata qe pesojne aksident kur jane ne timon te makines
__Pra 4 veprimet e para te policise me prokurorine duhej te ishin keto
-Hapi i pare
1–Do merja ne pyetje menjehere vec e vec Shoferin, dhe Caren
2-Bllokim te celulareve te Oldashit, Shoferit dhe Cares
3-Kontroll te tabulateve telefonike te tyre
3-Kontroll kufomes se Olldashit per Alkol
Nqs nuk zgjidhje gje me keto 4 hapa , atehere do merja ne peytje edhe familjaret ,
per te mare vesh kua vajti dhe arsyet perse vajti ne Elbasan
Por nisur nga indiferenca e familjareve per te ditur me tej per kete aksident vdekje prures ,dhe varimi shpejt e shpejt ,mendoj se aty kemi te bejme me pasagjerin femer qe ka qene me te dhe qe Olldashi ka qene nen efektin e alkolit …
Edhe mos marja me vete e shoferit ne kete udhetim naten , shton dyshimin se Olldashi ka qene me femer
Me mire eshte ta lene kete muhabet perderisa edhe familja nuk kerkon te ngacmohet ky muhabet me shume
Raimondi po na tregoka se koka e Sokolit me nje force te shkaktuar nga pesha e makines!!! ka vajtur te pritet nga tehu i baxhase, gijotina, dhe kjo force paska qene ne te njejten kohe shtytese dhe terheqese, duke shkaktuar nje prerje te kafkes nga pjesa e qafes deri tek pjesa e ballit!!!!!! Harron Raimondi qe koka eshte e rrumbullakte, dhe nga nje gijotine me e forte se ajo e Frances do ishte ndare me dysh.
Dmth ka qene forca e trupit te Sokolit!!!! Po gijotina prej qelqi i rezistoi kesaj force kaq te madhe dhe ngeli ashtu teh per te deshmuar, qe “po une preva”?!
Jane permendur nja dy emra pas aksidentit. Nga Fieri. Jo femra. Shikoni se aty fle lepuri
Olldashin e vrane ata qe vrane edhe Hajdarin e Trebicken……
Nevojitet autopsia e te ndjerit dhe harta e bisedave me celular, sa te verteta jane ato? Çfar japin kamerat e tunelit?
E di cfare me habit mua? Sa pa dale ky raporti teknik, mediat na can trapin me “shpejtesi sketerre”, “rrokullisje” “shfytyrim” etj, etj. Fantazia mori krahe nga lloj lloj torollakesh me mikrifon ne dore. Tani qe del raporti zyrtar nuk flet askush. Hajde media, hajde
o kane genjy mediat ate naten e aksidentit, o kan genjy ekspertet. Nje nga te dyja, se te dyja bashke nuk rrine
Gazetat jane te lidhura me politiken e kriminalizuar. Shihini gazeten Panorama te lidhur Lulin e vocërr (ai qe firmi paktin detar) nuk jep gje me per “aksidentin” e opozitarit te ndjere.
O Dita, shqipot duan te harrojne, se kujtojne se duke i lene menjane problemet, ato do zgjidhen vete. Jane si femijet, ne fakt jemi shtet foshnje akoma. Lexoni kujtimet e Eqerem Vlores, dhe do shihni sa pak jemi rritur prej asaj kohe..
Ky i ziu eshte vrare dhe nuk kam asnje dyshim. Nuk kam patur qe prej nates se pare.
Sa per mediat tona ato jane ku therret qameti. Gazetare firmato neper studio miliona euro me pare krimi, vetem ne Tiranen tone qe vjen era kerme ne rruge, kam pare. Nga keta gazetare prisni te zbardhen krimet ju? Ata jane shnderuar en biznesmene me maske gazetari. Nuk ka agzetare te ketille neper bote. Tek ne ka ose budallenj me mikrofon ne dore, ose kollarexhinj ekranesh qe dalin darkave per tia marr ne g…je politikes se zhytur ne krim
sokoli ka qene deri ne 6 e gjysem ne Rogner ate nate. E kane thirrur dhe ka ikur vetem. PYETJE THELBESORE: Kush e thirri, dhe KUSH ESHTE NJERIU I FUNDIT QE KA TAKUAR?? Kaq dhe rebusi zgjidhet.
…. Jo more shqipetare, mblidhni mendjen beheni “TOP”, Olldashin e kane vrare njerez te kriminelit s-Ali Bisha duke futur duart ne motor ashtu sic ja bene Trebickes, Dritan Top-Channel …. pikerisht naten.
…. Olldashin e kane aksidentuar te tjeret (s-Ali Bisha) dhe nuk eshte degjuar kurre qe ky lloj BENZ-i te shkakatoje vdekje vetem me 1 rrokullisje ne lartesi 1 m.
Eshte aksident-vrases i qellimshem politik, kur shpejt PD-ja mund te ndahej ne 2 pjese, ashtu si ne rastin e Azemit.
Boll me kesi komentesh. Ngushellime familjes dhe stop komente gjithfaresojesh. Ca nga ju shohin endrrra ne diell. Sa shpejt i fajesoni te tjetret. O milet po ke prova shko coj ne prokurori dhe boll me gjepura. Per cdo gje qe ndodh fajen e ka Saliu.
ore ka me prova se kto qe kan nxjerr vet keta te prokuroris: Vritet njeriu brenda nje benzi super modern me 50 km ne ore duke rene ng nje lartesi 1 meter???
Jam dakort me ju…ti cojme ne prokurori…pastaj prokuroria ja con gjykatsit Zagarnjori dhe na del se zagari vrau gjuetarin, ose nje breshke e permbysi makinen e Olldashit…dhe makina derdhi gjithe alkolin e frenave, doli dashnorja nga makina…Olldashi lajmeroi partine se po vdiste dhe vdiq me celular ne dore…ah mor te shkrete qe ju kane hedhur trute e gomarin…me pahir mutit i thoni marmelate…Booohhh
. . mire k e ti .kurse mu idiotit me shkon mendja per hakmarie nga njerez te xhindosur.
…Sokoli ishte njeri i botes se padukshme qe ne fakt sundon ne shqiperi….i pelqente mondaniteti dhe vagabondlliku,parate,femrat,gariplliku etj…simptoma te nje njeriu te semure i ardhur nga hici me bekimin e Sali Berishes….
Sokoli ka paguar haracin e gjithe kesaj sa me siper…pazaret u prishen…deri me 23 qershor,sokoli nuk arriti te bente ate qe duhej te bente ndaj…..e pagoi…!!
Mos je Sali Berisha Dora vet?
Teori konspirative :Audi Q7 qe thane se ishte ne fillim mjeti i aksidentit i ka me siguri gjurmet e gjakut te shoqeruesve te Olldashit.Per ti fshehur keta deshmitare ose ndryshe per ti gjaku fshire keto gjurme eshte e pamundur. Atehere nderrojme makinen dhe marrim makinen tjeter te Olldashit ate qe i ka akorduar shteti kur ishte minister dhe tani qe eshte deputet .Kete makinen e ka shoferi
Shoferin e therrasim me celularin e te ndjerit, dhe ky shkon ne vendngjarje te “Bari i Kiut” i “shoqeruar ” nga Igli Cara dmth i kontrolluar e te provonte te mos shkonte .Dorezon makinen dhe te ndjerin e vendosin te Benzi e nisin makinen me sistem automatik me 45 ne ore dhe e leshojne ne ate buzen qe e bene humnere.
Policia te gjeje audin Q7 te Sokol Olldashit kush e ka dhe atje vec gjurmeve te shoqeruesve do te jene edhe njollat e gjakut te te ndjerit qe ne baze te kesaj teorie kospirative do te kete vdekur dy here nje here te audi Q7dhe nje here tjeter te benzi 5000-sh qe ben 127 mije euro pastaj te tjerat policia i di vete sdo ja mesoj une te gjitha
Populli: “Po vrave, do vritesh!”
Cudi sepse ate nate NEWS 24 dha edhe nje numer telefoni nga ishte telefonuar nga personi i dyte ne makine mbi aksidentin dhe ky fakt nuk permendet nga askush. Kush e ka ndjekur me vemendje duhet ti kujtohet kjo hollesi.
cjane keto foto-eksluziviteti?ceshte ky investigim gazetaresk?ceshte ky proces mediatik?KUR CESHTJA ESHTE AKOMA NE PUNIM PER TU ZBARDHUR?
Dita, gjeni nje burim ne Prokurori dhe do mesoni se aty eshte hapur hetim per vrasje, por nuk e bejne publike pa u ftohur gjakrat
kam degjuar qe nena e Olldashit eshte shprehur keto dite “ma kane vrare djalin”. Pse nuk tentoni nje interviste me familjare te tij, apo eshte ende shpejt?
Nuk i interesonte asnjeres pale qe te Vriste kete njeri, pasi nga ky njeri te tere kishin cfare te mesonin…!
Eshte e sqaruar gjithcka nga aksidenti…Kush ka veshe degjon, kush ka sy shikon, por qe te mbushen koka boshe eshte teper e pamundur dhe kjo per ata qe vetem analize nuk bejne…!
Hetuesit/ prokuror duhet te kene kerkuar analizat e njollave te gjakut. Jane ato te gjitha te te njejetit grup gjaku dhe, pastaj, i perkasin ato te ndjerit Olldashi.
Nese ky veprim hetiomor nuk eshte kryer kjo eshte nje mangesi serioze qe le shume hapesira per komente.
Ekspertiza mund te nxjerri shume mire se te kujt rrajane njollat e gjakut,etj,etj……..
nje pyetje ka ngelur pa pergjigje nga vinte Z Olldashi para se ti ndodhte aksidenti,kush eshte personi qe e takoi i fundit se askush nuk flet per kete udhetim .
Perse pyesni kot .e pse interesojeni per te ncjer te ferteten .ka kush te interesohet per sbardhjen e vrasjen.jan familjaret miqt apo shoket e olldash ne qoft se e duan dhe e kan ne zemr ata familjaret miqt shoket le ta kerkojn me ngulm d ta ngrejn zerin te dal e ferteta se kush e vrvi .po se kerkuan ata ju kot flisni.
makina ka pasur cruise control te vendosur ne 45 km/ore.Kjo perveç shpejtesise qe kontrollon eshte edhe kontrollor distance dhe hipoteza ime eshte se perpara kesaj ka qene nje makine tjeter,e cila mund te ishte kontrollorja e rruges.Mundet mos te jete politika ne mes,por pazaret e prishura me grupe ose persona qe njerez kompetente duhet ti dine.Nuk e kuptoj pse Sokoli kishte shofer.Deputetet kane shofera?Apo kishte biznes privat?Se makinen u tha qe e kishte private.Po te ishte me pune partie ne Elbasan,do dilte ndonje komunikate nga PD-ja,do dilte edhe referti i ndonje programi politik per ate pasdite ne Elbasan.Pra,ka qene diku per hesapin e tij,qe shume e çuditshme te ishte vetem.
Une sapo degjova per aksidentin, ende pa u nxjere trupi i te ndjerit Olldashi mendova se ate e vrane. E vrane me metodat e regjimit te kaluar njerez qe kane lidhje me ate sistem dhe qe egzistojne brenda krahut te tij politik. Por nje gje me ben shume pershtypje, sot shtetin e drejton e majta dhe si ka mundesi qe dhe shteti i vuri kapak ketij krimi te tmerrshem,apo ajo klike kriminale i ka shrire rrenjet e saj te ndyra edhe ne kupolen shteterore dhe ate mediatike.
SOKOLI DENONCOI FORT QEVERISJEN PD-LSI SI DHE ISHTE I VETMI QE E BERI KETE PUBLIKISHT. AI DENONCOI MOSFUNKSIONIMIN E PD DHE GABIMET NE QEVERINE BERISHA-META DUKE E QUAJTUR LSI BANDE KUSARE.
kemi 100 vjet qe germojme dhe gjejme qener te ngordhur,kujt i sherben ky zell per te germuar ,ky zell per mendimin tim i sherben ruajtjes se standartit te germimit i cili eshte nje vlere autentike shqiptare e cila na larteson si race e vecante ne bote e me gjere (kozmos),ruajtja e tradites na nderon dhe ne integrimin europian , me mire se kaq nuk mund te bejme ne si race e lashte qe jemi
i ndjeri azem hajdari ka mbajtur nje fjalim ne parlament ku ka thene se:mua me kritikojne shume nga brenda PD-se sepse une di shume,dhe mepas Sali berisha e vret,sokol olldashi ishte i vetmi qe nuk i shkonte me nga pas berishes pas lenies se mandatit te kryetarit,dhe lulja ndihej shum ne presion nga menyra e te berit politike nga olldashi,per te tjerat populli le ti menoje si te doje.
SINQERISHT ME KA ARDHUR SHUM KEQ PER TE NDJERIN,QOFTE I XHENETIT
e vran kurvat
Olldashi ka një të aferm gazetar shumë cilsor qe shpesh shkruan dhe tek z.Mero( Tema). Jam i bindur se me shumë se të gjithë ne, ai do kërkojë të vërteten! Ne duhet ta ndihmojmë të vertetën të zbulohet pasi nesër cdokush nga ne behet preh e asgjësimit kriminal apo dhe pakujdesisë në makinë!
Une e di kush ka qënë Olldashi, asnjëherë nuk më ka pelqyer, por kjo s’do të thotë se doja unë a të tjerë eleminimin e tij fizik. Një njeriu i tij i aferm në Patos, me të njejtin mbiemer, shoku im i klasës!
Pra edhe pse nuk di nga afer dinamikën e vrasjes së të ndjerit, obligohem si shqiptar të kontribuajë duke shfaqur mendim, pasi asgje të keqe nuk ka mendimi,e dimë tashmë ketë,qoftë dhe me skandalozi apo më mashtruesi qe mashtron vetem të pasiturit! Pra obligohem të kontribuoj nga shumë larg dhe një kërkesë imja që në fillim mbi sistemin e frenimit(alkoli ne rezervuar) u publikua dhe teknikisht se është zero…”nuk ka alkol”,gje qe flet shumë pasi gjithshka duket KRIM! Por le te shfaqim mendime rreth panoramave qe shfaqen dhe nga ekspertet ku zotnia i publikuar anonim nga e respektuara gazete “Dita” është teper profesional dhe vetem sa nuk ka deklaruar atë që prokurori duhet ta shfaq “Vrasje e organizuar!”
Le te presim,pasi gjithshka ka kohen e vet,dhe procesi,si mishi në furr,ka filluar të “skuqet”!
Mendoj se se pari duhet zbardhur ikja e të ndjerit nga “Rogner” rreth orës 18. Duhet saktesuar pasi ka zera se ai kishte “Audi” Q.7 dhe kjo është deklaruar edhe pas aksidentit nga medjat. Shoferi dhe “miku i tij” i afert,por i zënë vonë mik,deputet gjithashtu me mbiemrin Cara duhet të na e deklarojne,ndërkohë asnje njoftim i mëtejshëm për fatin e “Audit” Q.7.(?!) qofte dhe pergenjeshtrim se u nis me “Audi” Q7.
Ecim:
Opinioni publik ka arsye dhe duhet trasparence(si behet ketej Italisë) cthote tabulati i telefonit të të ndjerit,kush e thirri qe la “Rogner”?Si ka mundesi shtypi investigariv(mungon nga pamundesia e pagesave,apo neglizhence e drejtoreve të gazetave,ku vetem “Tekegraf” me sa di paguan ne kete drejtim shume mirë sektorin investigativ dhe bashkpunetorët)
Viktima i thirrur ka destinacion pas telefonates! Shkoi ne Selinë e re të PD,apo diku tjeter?! Personi thirres në tabulat ende nuk dihet! Nese shkoi ne PD me “Audi” Q7,kur doli prej andej? E shkurter ka qënë mbledhja,apo e gjatë dhe kush mund të kete qënë aty?
Nëse nuk ka shkuar në Seli,(perflitet) ku shkoi? Qendroi rruges a jo? Kush e priti? A ka qënë pershembull Nure….Nurcia nga Kurjani i Fierit, shok i “Qorrit” të Rroskovecit,vrarë ky para shtepisë në “Rroskovec”,si u vra cuditrisht dhe deputeti Xhindi,po para shtepisë dhe po në Rroskovec? Dihet se perflitej Olldashi dhe me të dyshohej vrasesi i komisarit të Shijakut, që dhe ky ka pistë mendoj, të hapur, dhe kundër të ndjerit…Nese flitet se ka dy nga Fieri në pistë! Kujdes,Nuredini i Comos, ish i burgosur per vrasje të Nenes se tij, është betuar për hakmarrje të rëndë kur i vrane “vëllanë” Qorrin, të cilin kam pasur rast, si shqiptar, ta njoh dhe besoj se është ai që urdheroi banditët t’i sillnin dikur makinën e grabitur, mikut të Berishës,Xhuvelit, kur banda e Urës Vajgurore qe vrau kater policë,me pas, ja rrembeu Xhulelit duke i zbrazur kallashin tek kembet dhe marrë edhe unazen dhe 80 mijë lekë!…Rebus kriminal…nëse Nuredini i Kurjanit rezulton thirres i Olldashit! Sigurisht hipotezë personale,qe prokuroria mund ta vertetoje me Xhuvelin!
Por ka të tjera;dhe keto tekniket jane domethenese:
Ku është hequr Alkoli i frenave, sepse Tubat nuk kanë carje!…Makina është zevendesuar dhe i ndjeri i vrare dy here(brenda në Seli apo nga bandite qe e prisnin në ndonjë lokal a me bllokim mjeti në rrugë? natë,shi…pa drita rruga)
-10 metrat e devijimit të makinës,jane krimi! Vështirë pavemendje a dehje e viktimës(nese vetem,ku ishte,kë takoi?) sepse ai ka krahun e tij dhe ka ecur shumë (mund dhe të ish permbysur me pare,por nuk dime elementet kryesore të gjendjes se tij:a-i dehur?b-i droguar,c- i vdekur ne sedilen pranë me drejtues tjeter mjeti!) Keto tre pyetje kerkojne analiza shkencore,por trupi u varros shume shpejt(dyshim krimi brenda ne PD,askush nuk ka deklaruar se “Olldashi nga ora 18-21.30 nuk ka qënë ne institucionin demokratik PD,as Berisha,as Basha.Pse,z.Mero?)
Ecim:
Rrezja e paqarte,sepse cdo rreze qe merret ka një qender nga “kompasi” percakton limitet dhe gradet e rrezes. Specialistet gabojne rënde, i intervistuari i “Dites” tregon se është vertet profesionist! Sepse nga kjo “rreze” dhe distanca jasht rruge e krahut të majtë të makines “Benz” verteteohet:
-1- gabimi drastik i drejtuesit të mjetit,që dhe pse rrokulliset nje herë,me shpejtësi biciklete,mund të lendohet,plagoset dhe vetem 002 perqind koficient teknik dhe sigurues qe vjen nga marketimi special i makinës,mund dhe të vdes!
Pra duhet zberthyer detajet e 10 metershit fatal,kur shpejtesia e vogel,renia nën sfungjer…Airbegët mbrojtës!
Specialistet nuk na thone detajshëm këtë pikë kruciale,të cilen,ne kundershtim me specialistin e “Ditës” e gjej të saktë emertimin e “forcave që kane ndikuar!” Natyrisht mund të specifikohej me mirë,por “Forcat e paqarta ” cilat mund të jenë?
A-Infarkt kardiak drejtuesit(vet viktimes,apo dikujt qe mund të kete qënë,nese,ka qënë…
B- Dehje e drejtuesit,intoksikim Lazarati,(por qe duhen analiza laboratorike disaditore)
C- Makinën e kane drejtuar me vetdashje jashtë rrezes me pikezim sigurimin e mosdaljes qe nga qendra e rruges duhet të jete 2.5,por dhe 3.5 kur ka barrjera mbrojtese dhe distancë nominale nga fundi i krahut të majtë të carreggiatës…(rruges vozitëse)
D-Makina mund të ketë rënë pa shofer drejtues i cili si mjeshter i shumë veprimeve profesionalisht shkencoro-policore;(apo kriminale) e ka braktisur mjetin në Metrin e parë a të dyte të daljes së “Benz” nga carreggiata(rruga e asfaltuar dhe vozitëse)
Sigurisht hipotezë qe hetuesia me mjeshtrat e saj duhet ta marrë dhe besoj se e ka marrë në konsideratë!
Thyerja e xhamit sipror të “Benz” është nje element por jo shumë i rendesishëm,pasi mund të jete bërë kur kafka e të ndjerit është goditur diku gjetkë,si hamendësuam! Floket e gjetur aty jane prove,identitet,por serish mund të jene vendosur diku! Ka rendesi perkulja e mbajtses se xhamit,si është e njetrajtshme,nga pesha e makines,apo pjesore,nga goditje me cekan,pershembull? Duhet bere prove shkencore mbi pasigurine kaq brutale të mjetit modern,pasi me nje rrotullim xhami siperm thyhet…gje qe firma prodhuese,veshtire se e pranon!
Mosvenia e rripit ndikon dhe detyrimisht ka premisë koficenti të lartë rrezikshmerie,por me keto tregues të sjelle ne renie,me ajrbag të shumtë,të hapur ne të dy sedilet..nuk garantojnë plagosje të madhe,por shembje…duke zbutur ne koficentë laboratorik 100 perqind vdekjet,sidomos ate me goditjen perballë,qe ne kete rast nuk ka ndodhur…nuk flasim dot per garancine e fabrikes per rrokullisjet,1,2,3 te mjetit dhe detyrimisht lartësinë e renies. Me fluturim apo anesore ku kjo e dyta ka me pak probabilitet vdekje ne lartesite e pershkruara!
Mendoj se tek 10 metershi i daljes nga rruga qëndron sekreti qe varrimi i shpejtë,mizor,(as 24 ore nuk e mbajten,sipas traditave tona…mund të varrosej ne oren 15,16 pasi t’i ishin bërë analizat,ose të mbahej ne frigorifer,si i mbajnë botës qytetaret e thjeshtë edhe kur u dihet shkaku i vdekjes.
Me preokupon sinqerisht,deklarimi i shtetit qe nga ora 21.30 gjer ne 01….nuk kanë mundur të nxjerrin dot të ndjerin? Po të kish qënë gjallë dhe i aksidentuar nga vetvetja,mund ta kishin shpetuar nese nuk kish vdekur(verteton mjeksia) Bile mund të vinte në Paris, për urgjencë…Shtypi,Mero Baze cfare beri ne kete kohë progresivisht ne dëm të “mikut” që dhe mund të shpetohej! Cka ndodhur? Cara është i mefshtë kur deklaron se:”dyerte nuk hapeshin!” Nuk kishte levë,celes,hekur në makinen e tij të thyente xhamin,të hapte deren? Legen e marshin të tij nuk e shkulte dot? Po gurë nuk kish aty? Kish frikë nga të vdekurit nëse do shkulte nje gur varri të hapte deren për “shokun” qe po vdiste? Nuk kam të qarte si e gjeti makinen,Cara,pas permbysjes,me rrotat ne qiell apo ne toke? Nese ne toke,dritarja siper ka qënë e thyer,si nuk veproi nga aty? Po të tjeret qe nuk hapnin dot deren?
E tmerrshme,aty ka pasur dhe gazetare,qe nuk kane fotografuar,fimuar?Drejtues shtypi,bile? I penguan? Kush? Dhe po thamë kush, si ka mundesi shoqatat mediokre të mbrojtjes së gazetareve nuk ulerinë? Ra përtokë morali i shtypit,pasi del i pabesë,kompromentues,si cdo gje e pjellë nga kriminalja parti, PD por dhe nga mediokria parti komplementare,(plotsuese) në kete rast,PS! Trasparenca ndaj Sovranit kapi pikën zero,me keq,shtypi i mjerë shqiptar u pushkatua publikisht dhe kjo do ndëshkim shembullor Rilindjes!
Ka shumë! Një gjë mbetet, mund të jemi dhe duhet ndonheherë”armiq” bindjesh politike,kulturore dhe profesionale,por kurrsesi armiq kokshtypes e kafkahapes ndaj njeri tjetrit dhe ndaj askujt! Shqiperia ka nevojë për cdo njeri të saj qe e quan veten shqiptar! Askush nuk duhet të vritet e vdes nga kjo plagë e madhe shqiptare qe na e kanë lënë peng të huajët grabitqarë! Vdekja Olldashi ka shumë elementë tashme që tregojnë kete murtajë brenda nesh dhe i pakët probabiliteti të jetë aksidentuar. E tmerrshme mostransparenca edhe sikur të kete pasur ne makinë “imoralitetin” e vetes!…Me e tmerrshme shpejtesia me të cilin i larguan dhe trupin nga kjo botë mizore!
Lexova diku se nena e tij(e shumevuajtura dhe e mjera nënë,deklaron “..Ma kane vrarë,Olldashin!”
Shteti ka detyren të zbardh gjithshka,shoket e vertet miqte,kundershtaret politike,detyren të mos rreshtin asnjehere drejt se vertetes.Qofte dhe me e hidhura,per ta.Ndryshe,neser dikush nga ne mund të kete rradhen e ikjes parakohe nga kjo botë! Askujt nuk ja deshirojmë! Duhet ZBARDHJE!
Me gjithe keto dyshime dhe prapaskena aksidenti i z,olldashi,nuk e kuptoj si eshte e mundur qe gazeta qe dikur bente opoziten TEMA te rezervohet me kete VRASJE TE HAPUR DILETANTESH.Si e ndjen veten ne PD zoti astrit patozi i cili u be nje kohe qe sdel para medias,KANE FRIKE”””””Z,BAZE ose ben ndonje hetim privat,ose kesaj rradhe u ka hy frika te gjitheve prej kesaj mafie qe godet deri ish ministra pa pas frike fare.
Specialistet e leshit. Olldashin e vrane. Te bier makina 20 m, benz dhe shoferi te vdese??? Kjo nuk hahet, plus qe faktet e tjera jane lehtesisht te provuara qe jane trillim.
Ne vend te merren me kontaktet dhe tekefonatat e Olldashit merren me shpejtesi breshke 45 km/ore. Jeni ne terezi?
E varosen brenda 15 oreve gje qe ngre akoma me shume pikepyetje.
Ju nuk e kuptoni akoma se te dy paretit qe sundojne vendin njera rreth 70 vjet dhe tjetra 23 vjet jane e te njejtes mem parti e punes por e ndare ne dy koka sic kemi shqiponjen dhe na kan marre erzin ftyren pasurit dhe na trajtojne si skllav , me mir trajtohn shqiptaret ne serbi se vet shqiptret ne shqipri nga qeverit e tyre gjsme se as nje her nuk e kan marre voten e popullit vetem me mashtrime dhe me albiter ndembetare te blere , prandaj jemi ne kete situat se kemi krmineletne pushtet te komanduar bga bandat nderkobtare per interesa te tyre , jemi i vetmi vende ne bote ku qeverit tona jane kundra intersit te popullit dhe kundra ti , edhe po te na kishte pushtuar nje shtet tjeter do te trajtoeshim me me dinjitet se keta kriminel , edhe mafja ka ligjet e veta dhe burreri ne disa raste kure keta qe na drejtoje ne nuk ka dhe nje shmbull tjeter ne bote me cnjerzore dhe te ba bes se keta , por e kemi fajin vete se me familjen dhe me fisin apo kojshine behemi luane e me keta behemi lepuj prandaj keta na sundojne ne se po tjua kishim treguar sic bejm me gjakun tone osa mokojshit do te kishte ndryshuar gjendja . prandaj na njohin se cvlera kemi si popull prandaj lulzoje keta tash 70 vjet.
Symiza, plotesisht e i sakte komenty yt. Nuk ka se cfare te shtoj
prokuroret jane te sales,gjykatesit jane po njerezit e sales,mjeku ligjor i sales,
A mund te presesh te thuhet e verteta e kesaj vrasjeje te planifikuar prej sales?
Hmmm… Pikerisht, keshtu!
Rasti i Sokol Olldashit eshte fare i thjeshte: “Ose ka qene me nje femer dhe katundaret e Tirones e Kurveleshit e mbulojne per “moral”; ose e ka qene me miqte e tij kriminele te grupit te UDB-se qe vepron ne Shqiperi. Nese gazeta “Dita” ben investigim per te zbuluar se nuk ka qene me femren e perfolur, automatikisht mbetet pista e dyte.
O njerez te cmendur… dhe ne qofte se nuk jeni mundoheni te dukeni..! Po kujt nga ju i hyn ne pune ne se eshte vrare apo aksidentuar Sokoli…! Njerezve si Ju qe nuk keni me cfare te mereni dhe hidhni shashka…! Cudia me e madhe eshte me “Oponentin specialist” qe nuk e dima nga na e nxori qe mjeti i Sokolit ndizet me “Gishtin” e mesit ….! Po pse morre mjeran, po t’u deshen informacione me te detajuara shko ne prokurori dhe mos beje ” Ekspertin”-badakci per te ngjallur tymnaja…! lere drejtesine te vazhdoje punen pasi fjala “Jote” nuk ka dhe nuk do te kete vlere asnjehere pasi e ke treguar “Veten” edhe me pare…! Turp..turp …turp..!
O ja mori LEKU i tepert jeten o Popull fukara! pazaret e pista , mos harroni qe kishte lidhje me te gjithe te “fortit”(sidomos SHqiperia e Mesme) e Qyteteve,Qytezave,Fshatrave prandaj rri urte ti paradoksi lalit se ishte
PERSONAZH i POLITIKES SHQIPTARE,nqtse dikush e tepron je ti o çun mami!
Pse të cmendur,Paradoks? Sinqerisht nuk kuptohesh në kete liri fjale e mendimi? Kush po pengon herimin,drejtësinë qe detyrimisht mos të marrin asgje ne konsiderate dhe me të thone u vra se ra nje pemë mbi makinë,por ate natë nuk u pa se nuk kishte yje!…Thjesht njerzit diskutojne, nuk kane të drejtë të flasin,shkruajnë? Ahaaaa! Ku jeton,i nderuar? Ne cilin planet? ahaaaaa! Kuptohesh! Nuk të pelqen mendimi ndryshe! Mos je nga ata?….Ahaaaa!
Ja sipas meje faktoret qe donin eliminimin e SOKOLIT ; faktori-1 BERISHA,Pasi Sokoli ne analizen e humbjes zgjedhjeve do ta kritikonte per shkaterrim te PD. faktori-2 BASHA, Pasi SOKOLI i rrezikonte postin e kryetarit PD dhe kishte reputacion te deputetet. faktori-3 META, Pasi SOKOLI godiste fort aleancen PD-LSI, e cila vazhdon akoma nen rrogoz.
Mjekesia ligjore ne shume raste ka deshmuar se eshte nje strukture e mafies se Krimit Shteteror dhe perligjese e shume denimeve te skenuara nga rregjimi kriminal I Berishes. Praktike e poshtet , ku pa besia , hipokrizia te vret naten e te ” qan ” diten . kjo vrasje deshmon se Sahliu eshte kethyer ne Vampir i cili nuk jeton dot pa pushtet , konflikt e gjak . Cdo dite e shkuar pa u izoluar ai me banden e strukturuar te krimit e terorizimit eshe me pasoja te pa llogariteshme per demokracine reale , ne kete vend te drobitur , nga veprimtaria e Mamuthit i cili nuk ka asnje lidhje me atdhetarine dhe gjakun e derdhur per Liri , Demokraci , Sovranitet e Shtet . . Nuk eshte rastesi gjendja skandaloze e fuksjonimit te sistemit te drejtesise ne kete vend . Perse ? sepse eshte ky Tiran i cili nuk ka dashur e nuk deshiron fuksjonimin e shtetit te se drejtes , por drejtimi i shtetit e drejtesia te jene vegla e perligjese e asaj qeverisese, per te cilen kaq mjaftonte per te perjetesuar pushtetin .
“Mirdita”…! Po qe se shef ndonje ender dhe vjen ketu te diskutojme per ate endren tende, atehere jam dakort..! Te sygjeroje te shohesh endra me gjelle “pasanikesh”…., se jane verte te bukura..! Po kush the qe nuk duam fjalen e lire..! “Fjalen e lire” ama.. dhe jo “Fjalen e shpifjes” apo “fjalen e shtremberimit te fakteve” se kjo nuk quhet “LIRI” fjale…! Dhe sa per rastin konkret te sygjeroje te shkosh ne prokurori dhe te marresh cdo lloje informacioni qe “Ju” jeni i paqarte dhe pas kesaje hajde te diskutojme per ate qe mund te jete fshehur apo nuk eshte bere mire, pasi ceshtja vazhdon te jete ne hetim dhe jo cdo prove mund te dali ne medja deri ne fundin e hetimit…!
Sokol Olldashi eshte vrare DY HERE ne dy momete te ndryshme, por qe momentet mund te nderrohen me njeri tjetrin.
1. Heren e pare eshte vrare realisht.
2. Heren e dyte i eshte inskenuar vrasja mediatikisht.
Ose.
1. Heren e pare i eshte inskenuar vrasja mediatikisht.
2. Heren e dyte eshte vrare realisht.
Rebusin veshtire se mund ta zgjidhe ndokush.
Aq sa eshte zgjidhur rebusi i vezes dhe pules.
Respekte per te gjitha komentet me lart sidoqofte.