Në regjistrimet me kamera të fshehtë që po transmeton prej tri netësh emisioni Fiks Fare sonte eshtë përmendur nga personi i regjistruar edhe emri i kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Risi e kalvarit të gjatë dyerve të drejtësisë ishte dalja në skenë e pagesës prej 6 mijë eurosh apo 840 mijë lekë të reja, e kërkuar nga sekseri Dëfrim Prençi dhe avokati Fran Dashi në emër të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë. Këta dy persona premtojnë lirimin e të pandehurit A.Ndoka, i cili kishte bërë rekurs për ndryshimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Lartë. Shuma prej 6 mijë eurosh kërkohet nga këta dy persona për pesë anëtarët e trupit gjykues të Gjykatës së Lartë. Gjatë kësaj bisede, babai i të pandehurit këmbëngul të dijë emrin e gjyqtarit që do t’i garantojë lirinë për djalin e tij.
Dëfrim Prençi dhe avokati Fran Dashi i garantojnë daljen e djalit nga burgu duke folur në emër të kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjorit. Ata tregojnë edhe skemën sesi do të shpërndahen këto para tek anëtarët e trupit gjykues të Gjykatës së lartë. Sipas sekserit Prençi, 2 mijë euro do t’i marrë kryesuesi i trupit gjykues, pra z.Zaganjori dhe nga një mijë euro katër anëtarët e tjerë të trupit gjykues.
Pergjimet e “Fiks Fare” kane vazhduar me dëshminë e dy të arrestuarve të tjerë në protestën kundër veprimeve të kompanisë “BerAlb” në fushë Arrëz. Ata kanë pohuar se kanë paguar njëri 600 mijë lekë dhe tjetri 500 mijë lekë për të rifituar lirinë. Gjyqtari dhe prokurori, ku ata kanë dorëzuar paratë për të fituar lirinë, ishin të njëjtët, kryetari i Gjykatës së Shkallës së Parë të Pukës, Shtjefën Lleshi dhe prokurori Pëllumb Prençi.
Biseda me Defrim Prençin dhe avokatin Fran Dashi
Sekseri – Më tha mua, unë dua kaq lekë për ta mbyllë punën. Ma caktoi afat. Më tha janë pesë gjyqtarë. Kryetari i seancës do 2 mijë euro, katër të tjerët duan nga 1000 euro ose unë nuk merrem me këtë punë. Ose unë më tha ta mbaroj punën brenda javës, ta nxjerr djalin jashtë. Duan kaq lekë. I thashë unë do bëj llafe menjëherë me të në darkë, të sjellë përgjigjen në mëngjes.
Qytetari – Për sot, për sonte?
Sekseri – I thashë ta sjellë llafin me të sonte, nesër në mëngjes vij e të them po ose jo. Si t’i thosha?
Qytetari – Fiks të kërkuan?
Sekseri – 6000 euro. Kryetari i seancës donte 2000 euro, katër të tjerët nga 1000 euro, për zotin. Ta mbaroj, prandaj të thashë ty se…
Qytetari – E bisedove ti sot këtë punë mirë?
Sekseri – Tani në darkë më ka kthyer përgjigje, se a të thashë se më rrejti ai i Shkodrës. Ai shkodrani që më tha e kam kushëri, më rrejti.
Qytetari – Gjyqtarin?
Qytetari – Shiko se unë kam bërë 5 milion lekë sipas llafit domethënë.
Sekseri – Ata më kanë kërkuar 6000 euro fiks me mbarua punë. Ose unë a të thashë, të sjell lekët dhe të merret tjetër kush me atë punë. Më kanë kërkuar 6000 euro. 2000 euro drejtuesi i seancës dhe nga 1000 euro gjyqtarët. Pesë gjyqtarë e gjykokan.
Avokati – Dihet se gjykohet me pesë.
Sekseri – 2000 euro kërkonte drejtuesi i seancës.
Avokati – Është Tiranë këtu.
Sekseri – Për Zotin. As nuk u bënte llaf, llafi i parë.
Qytetari – Po tani kush e ka çështjen?
Avokati – Xhezair Zaganjori, ai është kryetar i Gjykatës së Lartë.
Sekseri – Xhezairi mo burrë, ai është kryetar i Gjykatës së Lartë. Kam folë me të.
Avokati – I gjen njeri atij?
Qytetari – Ke folë me të sot.
Sekseri – Po si more me të, tani më ka kthyer përgjigjen.
Sekseri – Unë, nesër me pru lekët, brenda javës ai e nxjerr çunin
Qytetari – Iku ajo punë, unë sonte të dorëzoj 5 milonëshin se 2 milion e 700.000 t’i kam dhënë.
Sekseri – Po, po i kam unë ato.
Qytetari – Ashtu de! Me gjithë 2 milion e 700.000, 500.000 janë të tuat.
Avokati – A bën me më dëgju mua?
Qytetari – Po!
Avokati – Çfarë do me i lënë këtij, lërja në fund.
Qytetari – Një 500.000 lekë jam duke ja dhënë, i kam premtuar 700.000, mos harro.
Avokati – 500.000 ke për t’ia dhënë.
Sekseri – Me atë pazar që më kanë thënë, unë nuk dua edhe pesë lekë. Për mik, me makinën time do ia fus naftë dhe do shkojmë një natë tek shtëpia… I kam 2.700.000 lekë te shtëpia, janë 400 dollarë e lekë të tjera, të shkoj e t’i marr në çantë e t’i sjell këtu?
Qytetari – Nuk më duhet gjë mua.
Avokati – Sa lekë ke sjellë o Pal sonte?
Qytetari – Sonte kam sjellë 2 milion e 800.000. 800.000 kam ndejtë duke i mbledhë e 2 milion e 700 bëjnë pesë milion e pesëqind.
Sekseri – Ja lashë ato aty, i thashë mbaj këtu, i rashë nesër, vij e të them po ose jo.
Qytetari – Iku ajo punë.
Avokati – Shiko tani, shiko tani një sekondë… Sa lekë tha se i ke lënë, the 2 milion …?
Qytetari – 2 milion e 700.000.
Avokati – Hiqja 500.000. Dy milion e dyqind mijë.
Qytetari – 2 milion e 700.000 i kam dhënë dhe 2 milion e 800.000 i kam sonte, bëjnë 5 milion e 500.000.
Avokati – 500.000 lekëshin që me ia dhënë këtij e ke llogaritur këtu?
Qytetari – Po. Po tash e kam llogaritë, do marr lekët e avokatit e do i kaloj këtej.
Sekseri – Nuk dua asnjë lek. Jam duke të thënë këtu para këtij burri.
Avokati – Edhe sa ke me i dhënë me bë 6.000 euro? Nuk je i pashkollë, je inxhinier me shkollë të lartë.
Qytetari – Gjashtë mijë euro, 6 X 4 = 24, tash unë kam me dhënë. Domethënë 8 milion e 400.000 lekë. Unë 5 milion e 500.000 i kam plotësuar. Tani plotësoj dhe i takon 3 milion lekë.
Sekseri – 2 milion e 700.000 lekë i kam tek shtëpia.
Qytetari – Po dhe 2 milion e 800.000 me t’i dhënë sonte bëjnë 5 milion e 500.
Sekseri – 5 milion e 500.
Qytetari – Po shkoj e i marr tek makina.
Sekseri – Bukur.
Qytetari – Shkoj i marr tek makina e t’i sjell. Dhe mbyllet ajo punë.
Sekseri – 5 milion e 500.000. Dhe sa duhen?
Avokati – Edhe 3.
Qytetari – Edhe 3 fiks. Edhe me krye pazarin, mbrapa të kam borxh ty unë.
Sekseri – Mo të kryej pazarin…
Avokati – Ik shko e merri tek makina.
Qytetari – Numëroi se kam lëvizur me to. Numëroi amanet.
Avokati – A i ke numëruar?
Qytetari – Nore tënden, lekët numërohen.
Sekseri – Hë morë burrë numëroi në tavolinë.
Avokati – 1.2.3.4.5.6.7.8.9.1.0… 15.16.17 (vazhdon të numërojë lekët).
Avokati – Na e numëroji vetë. Numëroji vetë, nuk di me i numëru.
Qytetari – Unë e di se janë 50 eee.
Avokati – Ke edhe do pesëdhjetëshe e do dhjetëshe.
Qytetari – Janë 50 more.
Avokati – Ke edhe do dhjetëshe.
Qytetari – Jo or ti.
Avokati – Aaa.
Sekseri numëron lekët – 1.2.3.4.5.6.7.8.9.0 ………..58, dy milion e tetëqind mijë.
Qytetari – 2.800.000.
Sekseri – Po, po.
Qytetari – 2.800.000 dhe 2.700.000 a bëjnë 5.500.000? Tani të kam borxh edhe sa tha ti?
Avokati – 3 milion.
Qytetari – Fiks 3 milion. Jo, e lamë sa është 1 pikë…
Avokati – Jo 3 milion, jo, po ke 1.900.000 lekë fiks.
Sekseri – Kush mo?
Avokati – 2.900.000.
Sekseri – Po 2.900.000.
Avokati – Dhe bëjnë 8 milion e 400.000 lekë, shkojmë e thyejmë euro.
Qytetari – E shumta pasnesër t’i sjell unë, e shumta nesër ia dërgon ti.
Avokati – I di vetë punët e veta.
Qytetari – Po të jetë i garantuar mor burrë.
Avokati – Ne dona m’u liru, a shkon sot, a shkon nesër, nuk duam t’ia dimë, ne duam të na lirohet me vendim të Gjykatës së Lartë. Autorizimin e kemi si nuk ka nevojë me u paraqit djali.
Dita e dytë me sekserin për plotësimin e 8.4 milionë lekëve.
Qytetari – Numëroji më mirë vetë. Numëroji më mirë vetë. Njëqind përqind mendoj se e ke të hequr mesa di unë. Jo 99% e ke një të hequr, i kam hedhur naftë makinës.
Qytetari – Sa janë?
Sekseri – 2 milion e 950.000.
Qytetari – Sa?
Avokati – Dy milion e 950.000.
Qytetari – 2, 4, 6.
Sekseri – Ke të më thyesh nja dy dhjetëmijëshe?
Qytetari – Jo lërë 10.000 lekëshin.
Avokati – S’kam.
Sekseri – S’kam as unë.
Qytetari – Pi një kafe sikurse i takon.
Avokati – Ti e ke mbaruar punën tënde.
Qytetari – Domethënë 5 milion e 500.000 të kam dhënë radhën e parë.
Sekseri – Tetë miljon e gjysëm.
Qytetari – 100.000 lekë t’i bëftë zoti hallall, të kam borxh prapë për ty, atyre të tjerëve nuk ju kam borxh më.
Sekseri – Ishalla.
Qytetari – S’e vë në dyshim. Ai njëri nga gjyqtarët është, mos qoftë…
Avokati – Kryetari.
Qytetari – Vetë.
Avokati – Kryetari i gjykatës.
Sekseri – A të mos futemi në atë punë?
Sekseri – Më vjen keq u shpenzove nuk kam se ç’të bëj.
Avokati – O ky është duke shpenzuar në vend të vet, jo në Tiranë.
Qytetari – Unë isha përgatitur për 5, kur më tha se më duhen, këtë treshin e kam nxjerrë si me zor, po m’u treguan burra njerëzit. Unë njërit ia kam marrë për dy muaj, tjetrit për gjashtë muaj.


Ky vend do shkoje drejt humneres nese prokuroria nuk vepron menjehere duke filluar nga peshkaqenet e medhenj me dosje te llahtarshme penale sic jane berisha, bode, imami e deri tek beniamini i saliut dhe sahanlepiresi i cdo politike xhezahir hajduti klasik…
dakord qe ka seksere rreth e rrotull dhe ndoshta duhet pare ligjshmeria e ketyre regjistrimeve se sidoqofte nuk dime si jane regjistru, kush ka regjistru, rrethanat etj. Dime vetem ate qe shohim ne TV por ajo kalon nje proces.
sdq, doja te thosha: qe nje sekser apo trap rrugesh permend emrin e X apo Y nuk do te thote qe X apo Y eshte domosdoshmerisht i implikuar. Se keta mashtrusa jane apo jo?
Keshtu qe gazetari i Fiks Fare pervec pergjimeve qe ka bere, duhet te veje te zoteria qe i permendet emri ta pyese ate dhe te gjeje rethana te tjera para se te dal ne perfundim.
nuk mjafton thenia e nje personi qe te perbaltet keshtu nje emer ne publik. Shume e rende. Do na vije radha te gjitheve keshtu
jam dakord me ju beni. Per akuza te tilla duhen hetime shtese para se te dalesh en transmetim, ndryshe kjo gje e ben nje shoqeri shume shantazhuese dhe te parasyeshme
Zoti kryeminister, cfare ben, perse hesht? Mblidh urgjent parlamentin dhe pastro drejtesine, duke e nisur nga KLD qe ne fakt emrin e ka bande e veshur me pushtet te plote per te mbrotjur krimin e cdo ngjyre. Ky vend ka marre fund, duhet te ngrihet populli e te mbyll llogarite me keta ndyresira qe nga poltika e deri tek drejtesia, rruge tjeter nuk ka, nuk i zihet bese asnje premtimi e betimi te poltikaneve, mbasi ata jane vet mafia dhe pushtetin e marrin me rradhe per te bere pasuri. Mjer populli ne duart e kujt ka rene.
Ky filmimi ku dallon nga ai i Metes ?
Ketu eshte i vertete se jane vetem disa mijera euro.
Te kishin marre gjygjtaret qindra mijera do dilte i manipuluar filmimi.
Tomorr, iku kohas e Ali Baba Saliut dhe 40 hajduteve te tij. Kamera eshte dokument i padiskutueshem, eshte flagrance, demaskim, shkarkim, reforme.
Njoftim I Gjykates se Larte se Republikes se Shqiperise
Gjykata e larte e Shqiperise njofton qytetaret per listen e re te cmimeve te sherbimeve qe do te kryen per vitin e ri 2014 ne gjykatat e rretheve ne bashkpunim me Prokurorine e Republikes dhe ato te rretheve. Keto cmime sherbimesh jane miratuar ne parim edhe nga kryesia e Kuvendit dhe Presidenca.
1. lirim per arrestim 72 oresh…1000 euro
2. lirim per ceshtije ordinere…1500 euro
3. lirim per ambajtje pa leje….2000 euro
4. lirim per tentative vrasje me paramendim….2500 euro
5. lirim per ceshtie perdhunimi ….5000 euro
6. lirim per ceshtije kanosje dhe kercenim …65000 euro
7. lirim per ceshtije vjedhje dhe dhune…75000 euro
8. lirim per ceshtije vrasje…20000 euro
9. lirim per cesthije korrupsioni ….25000 euro
10. lirim per shkelkje te rendit kushtetues…50000 euro
Pagesa behen vetem CASH(para te thata ne dore) me seksere te licensuar nga ministra e drejtesise, Presidenca dhe Kuvendi Popullor. Behet e ditur se Gjykata ben ulje nqs keni me shume se 2 ceshitje per persona te nfryshem ne gjykata nga e njejta familje. Pra bejme edhe ulje per ceshtije me shumice. Ulja varet nga partia me te ciln jeni, nga qyteti ku banoni, sa here keni qene ne burg, dhe nga faktore te tjere. Per ata qe skane para, ju urojme gezuar vitin e ri dhe burg te mbare.
Bravo, je shume i madh, sa kam qeshur. Por duhet marre seriozisht se ku i dihet si vjen jeta!
Po keshtu duhet te pushohen nga puna te gjithe gjykatesit. C’ja fut kot fiksi. Kush habitet me ato pamje? Ka njeri ne Shqiperi qe nuk e di qe gjyqtaret marin para per cdo gjyq. As Edi Rama, as Nishani, as Berisha, as Basha nuk habiten.
Atehere pse i shfaqin keto filmime? Ato mund t’ja besh cdo gjykatesi. Atehere le ti fusin te gjithe gjykatesit ne burg. Po kush t’i fusi?
O Zaganjor, perse kerkon nisje hetimi kur te djeg lekura jote dhe nuk u pranon familjareve te viktimave, dosjen e hetimit per Fatmir Mediun, organizatorin e vrasjes masive te Gerdecit????? Ik ore lyrash i padrejtesive, krimb krimesh, kot nuk te del emri, nese nuk ehste keshtu, le te hapet dosja a eshte liruara ai person apo jo dhe del e verteta!
kur kemi te bejme me nje institucion skandaloz dhe tejet te fryre nga korrupsioni? gjithe sistemi gjyqsor eshte i kalbur?
Kamerat e “Fiksit” kane bere ate qe duhet te beje nje gazetari investiguese i perkushtuar. Te gjithe duhet t’i falenderojme keta gazetare te cilet, ne bashkepunim me njerezit ne hall qe ripen nga gjakpiresit e “drejtesise”, po i thone z. Nishani, z. Llalla, z. Rama dhe shume zonjave dhe zoterinjeve qe kane pushtet per te marre vendime per mbarevajtjen e ketij vendi te veprojne. Te veprojne duke cuar prapa hekurave gjyqtarin dhe prokurorin e Pukes, bashke me dy sekseret e punesuara ne ate gjykate. Te vihen po atje (prapa hekurave) avokatet dhe sekseret qe jane filmuar.
Nderkohe te gjykojme me ftohtesi mbi ato fakte qe u transmetuan dhe jo mbi preferenca apo me mendje te nxehet, se keshtu i perziejme te gjithe.
E kam fjalen qe Gjykata e Larte, ne kete rast, nuk eshte e implikuar. Ajo nuk e ka pranuar rekursin. Pra nuk e ka ndryshuar masen e arrestit per viktimen e “Drejetesise” Pukjane. Fakti qe Gjykata e Larte nuk e ka pranuar rekursin provon me se miri se, sekseri Prenci nuk eshte sekser, por nje mashtrues qe merr parat per t’i futur ne xhepin e vet ne emer te z. Zaganjori. Logjika ta thote nuk ka zgjedhur nje emer tjeter nga gjykata e Larte (atje ka mbetur Ad Celniku, i shume njohur per rushfet dhe do ishte shume i besuar per familjaret e te arestuarit), por ka zgjedhur z. Zaganjori meqe eshte kryetar dhe efekti i genjeshtres se tij ka qene maksimal .
Po normal qe se ka pranuar rekursin, pse me 2000 Eu do te genjehej Zaganjori?
Qytetari duhej shkundur me teper. Me kaq pak e ofendon tjetrin, turp per qytetarin!
Po te jete e vertete eshte vertet standaloze, por me duket e sajuar duket te kapet sekseri. Dhe avokati, ndoshta keta Jane mashtrusa.
Zagarnjori reagon: Nuk i njoh sekserët, do nis hetimin…do ti hedh te gjithe ne gjygj perfshi edhe FIKS FARE…do te dal “i pafajshem” si Ilir Meta…per ideal te partise…