“Pas 18 majit rihapen fluturimet, sfidë karantinimi i atyre që hyjnë”

J L

Në kuadër të rihapjes graduale që po bëhet, kryeministri Edi Rama shprehu një tjetër shqetësim pas momentit të rinisjes së fluturimeve nga ajri dhe hyrjeve nga vendet e tjera nga kufijtë tokësorë.

Për kryeministrin, sfidë do të jetë respektimi i rregullave të karantinimit.

“Do të konsultojmë me ju të gjitha masat. Deri në datë 18 janë ato që janë pastaj do të vijë procesi i hapjes dhe flukseve për të hyrë në Shqipëri nga ajri apo toka, aty do të jetë një tjetër sfidë për të respektuar rregullat e karantinimit në shtëpi për ata që do të hyjnë në Shqipëri. Do të ishte mirë që ministria e Shëndetësisë të përgatisë disa materiale sensibiluzuese për qytetarët në kushtet e rihapjes për kujdes dhe respektimin e masave”, tha Rama.

Gjithashtu, më datë 18 maj me futjen në fuqi të masave të reja lehtësuese për grupin e biznesit që do të rihapen, kryeministri Edi tha se shqetësimi i vetëm mbetet transporti brenda dhe ndërqytetas, ku po punohet për të gjetur një formulë.

“Deri në 90% e kusur është liruar deri në datë 18 maj. E vetmja gjë që mbetet shqetësim mbetet transporti publik me autobusë apo furgonë ndërqytetas, apo në qytet, po shikojmë të gjejmë një formulë kompromisi lidhur me këtë. Nuk e dimë si mund të jetë. Pjesa tjetër po çlirohet duke evituar grumbullimet”, tha ai.

j.l./ dita

Share This Article
12 Comments
  • pra vjen dikush nga italia,emigrant,direkt në karantinë!?
    pra 2 javë pusime ti bëjë në shtëpinë e tij(nëse ka)apo te pleqt(të jetë rrziku i infektimit,se pleqtë nuk duhet të dalin dhe fëmija me fëmijë nuk duhet të dalin)!!
    a ta merr mëndja se do të ketë aq budallenj që do harxhojnë para për tu futur në burg??
    rrinë në itali,në rastin tonë o pallosh!!

  • nuk ka bythe shqiperia te perballoje hapje dhe shkembime me boten si do koka jote e madhe.
    veje biznesin qe ju jep kontratat e ppp-ve te fitoje me pak e te punoje me shume per shwiperine o maskara.

  • Mund te kontrollohen ata qe hyjne vetem me nje tampon apo nga temperatura qe mund te kene, ndryshe per te bere 14 dite karantine me para ne hotele nuk te vjen asnjeri, asnje turist.

    • “njëri gozhdës tjetri patkoit”,fjala e urtë tona!!
      klosi thotë “Një çadër vetëm për dy persona, ministri Klosi për draftin: Nuk do ndajmë prindërit nga fëmijët”,pra i bie gozhdës,dobiçi i bie patkoit dhe thotë “direkt në karintim sapo të zbresësh”!!
      kujt me i besu mor shqipo??
      klosit që sja fut njeri!?
      apo këtij që po na shkërdhen të gjithëve??
      mirë “ne” shqipot që paskemi shtëpi,a prindër,po ata turistët e huaj ku me i çu në karintim??
      në hotele??pra vjen nga gjermania,suedia ku se ndalon kush të shkojë ku të dojë dhe e mbyll dobiçi ynë universal në dhomë hoteli për dy javë??
      po ata që vijnë vetëm për një javë si me ja bo??pushime një javë në karintim 2 javë??
      këtë llogjikë e kupton vetëm dobiçi ynë universal!!

  • Europa mbas dates 11 gati hapet komplet ky trapi thote karantine,nese une qe duhet te vi per tre dite pune ne Shqiperi duhet te rri dy jave karantine.

  • Si do lejohen fluturimet dhe ata qe do vijne duhet te rrine 14 dite ne karantine?
    Po shumica e shqiptareve apo te huajve qe duan te vijne per pushime 2 jave,mos valle duhet ta kalojne ne karantine 2 jave?
    Harrojeni se nuk vjen njeri keshtu!

  • Ndryshe ne gjuhen popullore quhet: sa me shpla gojen!
    Se si mund te kontrollohen 1 milion vizitore ne karantimin e tyre ne shtepi, kete vetem Rama duhet ta di!

    • e pamundur të kontrollohen,por sikur të marrim rastin se do të zbatojnë rregullat!!
      kush do të ishte ai budalla që të vinte në shqipëri; dhe të mbyllej në shtëpi,dhomë hoteli a ku ta di unë;PËR TË BËRË PUSHIME????

  • Labi kush te tha qe u hap Europa? Austria diskuton te hapet me fqinjet deri 30 Maj…..pushimet ne Austri…kupton…po sdite Gjermanisht ta nis une.

  • O Loni kur them hapet kam parasysh lokalet e bisneset,te pakten ketu ne Zvicer,nese nuk kupton ta nis Gjermanisht Frengjisht ose Italisht,sa per kufijt nuk me ka interesuar, duke qene se kam bisnes dhe mund te leviz per pune ne gjith Europen,vetem ne Shqiperi ben dallim.

    • plotësisht të drejtë!!
      unë dëgoj gjithnjë lajmet e zvicrës!
      nga 11ta fillon hapja!
      kufijt më vonë!

  • E mo labi po ne Itali jane hapur 2 aeroporte ,ai i Romes dhe ai i Firences dhe me 18 Maj pritet te hapen te tjere por nuk kam ndegjuar se do shkojne ne karantine.Po qe se do shkohet 2 jave ne karantine ose do kete qofte edhe kufizim orari deri ne 17 e 30 minuta jo turiste qe nuk vijne por as shqiptaret qe kane shtepite e tyre qofte dhe prinderit ketu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *