Trump dhe Pence bëjnë testin ndaj Covid-19

redaktor

Presidenti amerikan Donald Trump dhe zv/Presidenti Mike Pence rezultuan negativ ndaj testit për koronavirusin pasi u bë e ditur se një ushtarak amerikan që punonte në Shtëpinë e Bardhë rezultoi i infektuar me COVID-19.

Njoftimi u bë të enjten nga një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.

Ushtaraku u identifikua nga televizioni CNN si ndihmës personal i Presidentit Trump.

Presidenti amerikan refuzoi të përdorte maskë gjatë një vizite të martën në një fabrikë të kompanisë Honeywell në Phoenix të shtetit Arizona.

Një javë më parë, zv/Presidenti Mike Pence u bë objekt kritikash sepse nuk vuri maskë gjatë një turi në Klinikën Mayo në shtetin Minesota. /VOA

e.k. / dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *