Ujori

anazapta

Ujorët, si shenjë e ajrit shquhen për inteligjencë dhe dëshirën e tyre për pavarësi, por edhe për ndjeshmërinë. Të lindur mes datave 20 janar dhe 19 shkurt, pritet që për vitin që po troket të kenë një fat të mirë në dashuri, në financa e karrierë. Për më tepër, ata që i përkasin shenjës së parafundit të horoskopit, mund të lexojnë më poshtë:

 

E përgjithshmja

Ky vit 2013 do të jetë shumë herë më i qetë dhe i paqtë seç mund ta keni menduar. Do të jetë një periudhë e mundësive të mëdha dhe me shanse për rritje në të ardhmen. Do të keni shumë situata, të cilat do të kërkojnë një angazhim të plotë nga ana juaj. Sigurohuni që veprimet tuaja impulsive të mos ju kthehen mbrapsht dhe të përplasen tek ju. Do të keni marrëdhënie të favorshme me të gjithë personat rrotull jush, në të gjitha aspektet e jetës. Ky vit pritet të jetë shumë kërkues ndaj jush.

 

Karriera

Do të keni shumë ndryshime dhe evolim në fushën e karrierës përgjatë vitit 2013. Drejtime apo rrugë të reja janë të hapura për ju në këtë fushë. Disa aktivitete artistike dhe punë të pavarura mund t’ju propozohen dhe nëse i shfrytëzoni, do t’ju japin mundësinë që t’u tregoni të gjithëve aftësitë tuaja. Sidoqoftë, parashikohet që për të arritur rezultate më të mira në karrierë, duhet të përpiqeni shumë dhe të punoni tepër. Më shumë progres është parashikuar për ju, por jini të sigurtë se do të keni një kënaqësi të madhe nga ana mendore në të gjitha sferat. Kjo është një periudhë për të mbjellur, dhe jo për të korrur kur bëhet fjalë për çështjet e punës.

 

Dashuria

Viti 2013 premton kënaqësi dhe lumturi të plotë në jetën tuaj dashurore. Kini kujdes që të mos e teproni shumë kur bëhet fjalë për t’i shprehur ndjenjat partnerit tuaj. Jini të natyrshëm dhe tregoni veten tuaj të vërtetë. Disa marrëdhënie të mëparshme mund të shfaqen në jetën tuaj këtë vit. Një gjë e tillë mund t’ju trondisë shpirtin. Sigurohuni që të mos e lejoni veten të bini në grackë. Këshilla e miqve mund të jetë shumë e dobishme në rastet kur do t’ia ndjeni nevojën. Nëse jeni beqar, ky vit do të jetë periudha e emocioneve dhe romancës përgjatë gjithë kohës. Jetoni të tashmen dhe ndërtoni themele të forta për të ardhmen.

 

Financat

Financat duket se nuk do të jenë të rëndësishme për ju këtë vit. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se duhet të jeni i vetëkënaqur në këtë fushë. Puna e madhe e viteve të fundit pritet që të sjellë të korra të mira në të tashmen. Çështjet materiale duket se do të hidhen pas krahëve tani. Në mes të vitit ka mundësi të fitoni disa para prej fatit ose trashëgimisë. Një gjë e tillë do të kërkojë një menaxhim më të mirë të parave. Kini kujdes kur bëhet fjalë për shpenzime, sepse kjo mund të rrezikojë të ardhmen tuaj financiare.

 

Shëndeti

Ky vit do t’ju sjellë shëndet dhe gjallëri të madhe. Mos jini shumë i ndjeshëm për të marrë përsipër gjithë shqetësimet dhe ankthet e të tjerëve. Kjo do të ishte e dëmshme për problemet tuaja shëndetësore afatgjata. Lërini mënjanë ndjenjat dhe emocionet për një periudhë kohe. Sigurohuni që të mos i përdorni të gjitha energjitë tuaja. Mundohuni të shmangni konsumin e tepër të ushqimit dhe sigurohuni që të zbatoni këshillat që ju janë dhënë kohë më parë. Përgatituni për t’u qetësuar dhe medituar në kohën që presioni rritet.

 

Nesër do të lexoni për Peshqit

Përgatiti: Arlinda Gjypi

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *