Brenda verës Banka e Shqipërisë do të hedhë në treg prerjen e re 10 mijë lekëshe.
Zëvendësguvernatorja Luljeta Minxhozi shprehet se tashmë gjithçka është gati, ndërsa do të kartëmonedha do të ketë dhe elementë sigurie të shtuar.
Banka e Shqipërisë ka nisur procedurat për hedhjen në treg të kartëmonedhës 10 mijë lekëshe.
Me element të shtuar sigurie dhe me një material më rezistencë ndaj dëmtimit, prerja pritet të hidhet dalë në treg para shtatorit.
“Rreth flamurit të përbashkuar/me një dëshirë’ e një qëllim”, kjo pjesë e himnit kombëtar do të jetë e pasqyruar në kartëmonedhën 10 mijë lekëshe, në të cilën do të pasqyrohet dhe figura e poetit të njohur shqiptar, Asdrenit, por dhe simbolet e Flamurit Kombëtar.
Zëvendës guvernatorja Luljeta Minxhozi shprehet se dhe prerjet 500 dhe 2 mijë lekë do të jenë krejtësisht të reja.
“Ne presim që gjatë verës së këtij viti të vendoset që të hyjë në treg kartëmonedha me prerje 10 mijë lekë. Në vazhdim do të futen edhe kartëmonedhat e tjera. Nuk ka ndryshim, por vetëm një rikonfigurim të serisë të kartëmonedha të Shqipërisë. Në vazhdim sipas një kalendari të caktuar, kartëmonedhat do të futen në sistemin e qarkullimit të parave cash në mënyrë kalendarike.”
Banka e Shqipërisë njofton se do të merren masa për mbrojtjen nga falsifikimi i kartëmonedhave nëpërmjet përmirësimit të vazhdueshëm të elementeve të sigurisë dhe të kapacitetit dhe aftësive njerëzore të personelit.
j.l./ dita

10000 mije leke? Apo 1000 leke? Ne shpresen e kemi tek ju, qe te sbehen gafat e 5 dekadave… ju vazhdoni shkruani artikuj me gjuhe pazari ♂️♂️ Ncncncnc
Me foto eshte Pjeter Budi, ju thoni Asdreni..kujt t’i besojme fotos apo juve?!!!!
lali këta nuk kanë të renë por vendosin foton e të vjetrës!!
VK,gazekarucë janë!!
Doje te thoje Pjeter Bogdani?
SHUME E BUKUR KARTMONEDHA !
TASHTI PRODHONI ME SHUMICE O BURRA !!
dmth banka po injekton para artificjale ne ekonomi per efekt te korones.
Tipike e rames, hajt se po e ben perendimi
Nuk ishte mire Naim Frasheri ne kartemonedhe??? nga na doli ky palacua tradhetar Bogdani kaq Atdhetar ,nje cop coban ishte ky paljoserbi bogdanovic…Turp e vetem turp qe po zhduket cdo element Shqipetar ne Shqiperi e ne dore po e marin kriminelat Serbe ne bashkepunim me Ramen personalisht ..Por si limon te shtrydhur do e hedhe Serbi kriminel Vucic kedo qe ka shitur Atdheun tek Ai , jo vetem Ramutin.
Behuni te sakte, more u marte lumi!
10.000 leke dhe 1.000 leke nuk jane e njejta gje! Keni nevoje urgjente te shkoni ne klasen e V te shkolles 9 vjecare, ose te beni njue kurs privat me shpenzimet tuaja per te mesuar arithmentiken elementare, sinqerisht.
10,000 LEKE eshte kartmonedha e re qe do te dale ne vere. Sa kaq, edhe kartmonedhat ekzistuese 500 dhe 2,000 LEKE do te dalin me prerje te reja, sikurse u be me kartmonedhat 200 dhe 5,000 LEKE.
Ne foto, kemi kartmonedhen 1,000 LEKE.