Nuk është 18 maji! ISHP tregon kur do të ndodhë hapja përfundimtare

Leda Hysa

Shqipëria ka shënuar një tjetër fazë të hapjes, ndërkohë që numri i zonave të kuqe është reduktuar.

Në një lidhje në emisionin “Opinion”, Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP Eugena Tomini tha se faza tjetër e hapjeve parashikuar në datën 18 maj, do të shënojë 97% të hapjes së aktiviteteve.

Megjithatë edhe në këtë rast, Tomini theksoi se do të vijojë monitorimi i tre elementëve kryesorë që është numri i rasteve të reja, numri i shtrimeve dhe numri i personave në terapi intensive, për të përcaktuar shkallën dhe vijimësinë e hapjeve.

E pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse 18 Maji do të shënojë datën kur do të kemi një hapje përfundimtare, Tomini tha: “Data 18 nuk do të jetë përfundimtare, por përkon me 97% të hapjes së aktiviteteve në vijimësi. Do të kemi përsëri aktivitete sportive që do të vlerësohen, aktiviteti urban… Jemi në diskutim edhe për fashën orare, por pas datës 18 do të bëhet publike”, u shpreh Tomini.

E pyetur se kur mund të ketë një hapje përfundimtare, shefja e ISHP u shpreh: “Sipas gjasave apo parashikimeve të kryera deri në këto momente, fundi i Majit, java e parë e Qershorit, duke monitoruar tre kriteret: Numri i rasteve të reja, numri i shtrimeve dhe numri i personave në terapi do të krijojnë hallkat zinxhir të hapjes progresive drejt asaj përfundimtare”.

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • uuaaaaa,cfare emertimi paska kjo zonja Tomini:
    -“Shefja e Survejances dhe Sherbimit te Inbteligjences Epidemike…”!
    Uuuuaaaaa,sa bukur,cfare PORDHESH ka ky shteti yne! Survejance dhe inteligjence!
    Uuuaaaaa,sa mrekulli!
    Ne jemi shtet i forte,kocke e forte,rrace…arixhiu!!
    Uuuuuuuuaaaaaaa!
    Si nuk e paskemi ditur kete gje?
    Oh sa mire me ken shqyptar o heeeeej!
    Po kur qenka keshtu,pse ikin shqiptaret nga vendi,gjoja sikur nuk kane buke,nuk paskan te ardhmen e femijve ketu e pordhe me rigon?
    Po ja si e ka gjetur te ardhmen kjo zonja Tomini,qe eshte edhe e Survejances,por edhe e Inteligjence!’
    Por ne se do rrinin te tjere shqiptare ketu,do kishte pune edhe dy vete,se njeri do merrej me “Survejancen”,ndersa tjetri me “Inteligjencen”!
    Keshtu do lirohesh nga ngarkesa edhe zonja Tomini!

  • Z.Erhard! Shume bukur e keni pershkruar pordhen e deliranteve survejante inteligjente. Se ky popull te gjitha i ka, nuk i mungon gje. Vetem per pordhe vuan.Pa nje cike pordhe nuk e shtyn dot diten. Te pershendes!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *