Gjermania hapi restorantet, rriten infektimet, 101 të vdekur në 24 orët e fundit

Leda Hysa

Instituti për sëmundje infektive “Robert Koch” njoftoi se 101 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Gjermani gjatë 24 orëve të kaluara.

Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 7,634.

Përpos të vdekurve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 798 raste të reja të infektimeve dhe shifra e përgjithshme e të prekurve në ekonominë më të madhe të Evropës shkoi në 171,306.

Gjermania e ka njërën ndër shifrat më të larta të të infektuarve me Covid-19 në Evropë, por ka shkallë shumë më të ulët të vdekshmërisë në krahasim me Italinë, Spanjën, Francën dhe Britaninë e Madhe.

Qeveria gjermane ka filluar t’i lehtësojë masat kufizuese me qëllim të rimëkëmbjes së ekonomisë, duke shpresuar se numri i rasteve të virusit nuk do të rritet.

Ndryshe, ministria austriake e turizmit ka njoftuar se Austria dhe Gjermania kanë arritur marrëveshje për largimin e kontrolleve kufitare nga 15 qershori, shkruan “Reuters”.

 

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • jo mër jo!!
    u hapën sot restorantet!?
    e nesër vdiqën 101 njerëz??
    aman mër lal!!
    a ishte virus apo ndonjë armë automatike!se virusi nuk të vret kaq shpejt,O PËRHAPËS PANIKU!!
    me sigur vdekjet më të mëdha duhet ti ketë bajerni!!
    ata i hapin në datë 25 maj!!
    deri tashti i kanë hapur vetëm pak lande në gjermani!!
    prandaj mo na çani trapin me idiotësi të tilla!!
    ja lista e landeve që i kanë hapur deri sot:
    9. Mai: Mecklenburg-Vorpommern
    11. Mai: Niedersachsen, Nordrhein-Westfalen
    13. Mai: Rheinland-Pfalz.
    normalisht i bie që të gjithë të vdekuri,e hapjes së restoranteve,të kenë pasur një kohë prej treditësh infektim,sëmundje dhe vdekje!!dhe të gjithë të kenë vdekur në Mecklenburg-Vorpommern!!!!sepse nga këta të Niedersachsen, Nordrhein-Westfalen vetëm me plumba mund ti vrisje kaq shpejt!!brënda ditës!!dhe me plumba dikush do të kishte shpëtuar
    o ju dhjefsha trutë!!

  • hapjet duhet te jene te shkurta, pak ditore ndoshta 1 jave. Synimi me shume se ekonomia duhet te jete zbulimi i vatrave te reja sepse ato jane shenja ku fshihej paraprskisht virusi asimptomatik. Ka shume asimptomatike ne qarkullim dhe ata kurre nuk do identifikohen per tu izoluar. Ki parasysh qe shifrat e te infektuarve te njohur jane absolutisht me pak se te infektuarit reale, njeri shkak duke qene asimptomatiket. E vetmja menyre per t’i identifikuar, eshte jo e drejtperdrejte, por indirekte, permes zinxhirit te kontakteve qe ai infektoi.Vetem vatra e infeksionit qe ai krijon mund ta identifikoje ate. Dhe keto vatra DUHEN krijuar qellimisht per identifikim te asimptomatikut. Per kete duhet te sherbeje hapja nga karantina, dhe disa dite i mjaftojne.

    Karantinimi qe pason cdo hapje (gjithnje, te shkurter) ka avantazhin se tashme eshte lokal, jo nacional, zone e kuqe.
    Sic dihet karantinimi zgjat disa jave (40 dite sic thote vete fjala). Derisa te mos kete shenja te reja virusi simptomatik per zonen. dhe Zona merr statusin e gjelber.

    Nderkohe ish zonat e gjelbra te fillimit probabiliteti per vatra edhe aty mbetet >1. Sepse statusi ka brenda iluzionin prej asimptomatikut. Kur te materializohet vatra e re (sepse e sigurte qe po) brenda ish-zones se gjelber, ka rendesi shpejtesia e kapjes/identifikimit. Si gjithmje kyci eshte koha e reagimit me covid-19. Sa me heret, aq me e vogel vatra pra nr infeksioneve. Kjo sjell rezultat Karantinim zone me te ngushte, nen-zone e kuqe me e ngushte, brenda ish-zones se gjelber. Pas 1 muaji te zones nen kontroll, rihapje disa ditore e n/zonave se kuqe. Per te zbuluar asimptomatiket. E keshtu ne vijim.

    Cfare perfitohet me ciklet e shumta hapje e shkurter + mbikqyrje & reagim i shpejte + karantinim 1 mujor, eshte saktesi identifikimi ne asimptomatiket. qe perbejne bombat te veshtira infeksioni po s’u diktuan.
    Perseritja e vazhdueshme merr kohe 1 vit, ndoshta edhe 1.5 vjet kur mbase vjen vaksina.
    Hapjet nuk duhet te kene prioritet te pare ekonomine por shfaqjen e vatres, si identifikuese te asimptomatikut.
    Ama do shfrytezuar mundesia. per te bere ekonomi sa mundet ne aq dritare kohe.

    Me karantinim dhe hapje te perseritura eshte mundesia te avitesh gjithe e me shume prane saktesise 100% qe pretendon lufta me covid-19.

    • xxx
      lali nuk e kupton që ky që thonë këta është një bllof??
      gjermania hapi të parin një rajon të vogël të premten
      dhe dy tre të tjerë të hënën dhe të martën!!
      këta flasin për shtim prej hapjes??
      or se mos ngatërron “luftën” e ramës me luftën e vërtetë??
      nuk luftohet me pushkë or njeri!!
      nga e premtja deri të hënën në darkë nuk ka pasur kohë që të ndodhë një ngritje e vdekjeve për shkak të hapjes!!
      dy ditë do të mjaftonin nëse do të ishim në front por jo në rast sëmundje!
      deri dje nuk kishte prioritet ekonomija,sot fillon e ka prioritet,se PËRNDRYSHE MBETESH PA BUKË!!
      FIKSOJE NË TRU O NJERI!!
      shtete të fuqishme si zvicra,nuk e përballojnë dot një situatë të gjatë e jo më shtet pa brekë në bythë!!
      ke për të parë se si ka për të shkuar më vonë!!
      pastaj flasim për atë budallallëkun tënd “naruani prindërit pa në të sëmës ekonomija”!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *