Maska, doreza dhe matje temperature, “prapaskenat” e takimit për Reformën Zgjedhore, reagon edhe OSBE

Leda Hysa

Këshilli Politik për Reformen Zgjedhore ka zhvilluar paraditen e sotme mbledhjen e parë përballë në kushte të larta sigurie, ku para se palët të hynin në sallën e përcaktuar në Pallatin e Kongreseve, anëtarët janë pajisur me masak, doreza, dezinfektante për duart dhe u është matur temperatura.

Nga ana e saj, OSBE ka reaguar me një shënim mbështetës për takimin, duke theksuar se ka qenë e gatshme të angazhohej për plotesimin e kushteve për këtë takim të rëndësishëm.

Mesazhi i OSBE

Për të lehtësuar diskutimet dhe punën konkrete për reformën zgjedhore, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbështet nga ana logjistike takimin e sotëm të grupit të punës të Këshillit Politik, në Pallatin e Kongreseve.

Në takimin e tyre të parë online, të hënën, anëtarët e grupit të punës së Këshillit propozuan që takimin e ardhshëm ta zhvillonin rreth një tryeze, për të pasur një mjedis pune më të efektshëm.

Prezenca ka mundësuar sallën e mbledhjes, që lejon respektimin e masave të distancës së sigurisë për COVID-19, dhe pajisjen e pjesëmarrësve me maska, doreza dhe higjienizues.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *