Meta pas parashikimit ekonomik pesimist të Berzh: Të shumëfishojmë prodhimin

Leda Hysa

Parashikimet e BERZH për ekonominë shqiptare ishin pesimiste. Në raportin e pubikuar sot, “Perspektiva Ekonomike Rajonale në rajonet e BERZH”, ekonomia shqiptare parashikohet të bjerë me -9%, që është më e thella në rajon dhe në gjithë vendet në zhvillim, pjesë e BERZH, me përjashtim të Libanit (-11%).

Për këtë raport të BERZH vjen reagimi i presidentit Meta. Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se këto paralajmërime të BERZH janë jo vetëm shqetësuese por tregojnë edhe krizën e thellë strukturore të ekonomisë tonë.

Çfarë propozon Meta?

Duhet të punohet seriozisht për të mbështetur aktivitetet ekonomike aktuale, por dhe të mendohet për të tejkaluar krizën strukturore duke rishikuar modelin ekonomik.

Modeli ekonomik duhet të mbështetet në diversifikimin e ekonomisë për të ulur riskun e krizave dhe për të siguruar një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.

Ne duhet të punojmë për të shfrytëzuar kapacitetet potenciale të vendit tonë për të rritur prodhimin e energjisë, për të rritur vlerën e burimeve minerale dhe natyrore nëpërmjet përpunimit të tyre, për të rritur prodhimin industrial dhe për të shumëfishuar prodhimin bujqësor dhe atë agro-industrial.

Zgjerimi i kapaciteteve portuale, i rrjetit të transportit, si dhe i transmetimit të energjisë është potencialisht një mundësi tjetër për të shfrytëzuar avantazhin tonë gjeografik rajonal.

Në Shqipër debati është fokusuar tek plani i qeverisë për të legalizuar kanabisin për prodhim mjekësor.  Presidenti Meta nuk ka shprehur deri më tani një qëndrim. Drafti ende nuk është publikuar. Kreu i PD-së gjithashtu nuk ka shprehur qëndrimin e tij, ndërsa Kryemadhi dje e quajti Ramën mashtrues.

l.h/ dita

Share This Article
4 Comments
  • Dorezo Floririn e shtetit

    dhe miljoinat qe ke vhedh kue ishte ne pushtet me salih brrishen tu bo namin me buxhetin e shtetit ,

    cra i akordohej Ministrive qe mbanit kalon direkt ne Bankat ku ju depozitonit Vjedhjen e Shtetit Shqiptare ,

    kriminele te peshtire .
    ka surrat i ndyri mee bo ene karagjozin medieve cdo dite
    hajt se vje dita dhe ta shskerdhejn cte permban shqiptaret o karaputane greke

  • Te gjithe flasin bukur dhe japin keshilla te vlefshme! Kjo me kujton nje tregim te bukur te Azis Nesinit.

  • Tashti qe “urdheroi “presidenti, ekonomia jone do te lulezoje.dhe ai vete do ti mbaje ata florinjte dhe ato 700 mij a ml. te asaj vidios te te ndjerit Prifti, “se nuk do ia kerkoi asnji qeveri se ai eshte bere si lavieresi (djathtas-majtas)!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *