Sot në orën 10:30 u mblodh tryeza politike për Refomën Zgjedhore. Ndërkohë janë zbuluar edhe email-et e dy përfaqësuesve të opozitës Oerd Bylykbashit dhe Petrit Vasilit.
Në email-in e tij Petrit Vasili i ka cilësuar si “provokim i rëndë” deklaratat e kryeministrit Edi Rama për kushtëzimin e reformës zgjedhore me dy pika të panegociueshme dhe për kufizimin e reformës vetëm tek rekomandimet e OSBE\ODIHR-it, pa marrë parasysh qendrimet e opozitës, ndryshe nga marrëveshja e janarit.
“Është e qartë se ky qendrim publik i kryeministrit është një provokim i rëndë për Këshillin Politik, që minon frymën e konsensusit. Këshilli politik nuk është as zyrë dhe as paradhomë e kryeministrit. Ky kryeministër me rekorde tepër të rënda në manipulimin dhe kriminalizimin e zgjedhjeve në Shqipëri nuk ka asnjë interes për të mbështetur propozimet e opozitës, që pastrojnë zgjedhjet nga shitblerja dhe kriminalizimi. Nuk mendoj se OSBE – ODIHR janë noterizuesit e propozimeve të njëanshme provokative dhe antikosensuale të Kryeministrit.”- shkruhet në email-in e Vasilit.
Po ashtu, Vasili ka kërkuar shtyrjen e mbledhjes, duke e konsideruar mbajtjen e saj një farsë në kushtet kur kryeministri ka paracaktuar rezultatin. Por ajo që mësohet është se opozita nuk do të mungojë në mbledhjen e orës 10.30.
Nga komunikimi kuptohet se ka për të qenë një takim i vështirë. “Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, pas deklarimeve të kryeministrit kryetar partie të tij, është tashmë në kushtet e pamundësisë së plotë të negociimit dhe të mungesës së plotë të besimit e të sinqeritetit politik për të ndërtuar konsensus.Pa qartësuar në nivel politik një situatë të tillë, vazhdimi në këto kushte i punës së Këshillit Politik do të ishte vetëm një peëmbushje e skenarit të Kryeministrit për zvarritjen e procesit të reformës zgjedhore, me qëllim fitimin e kohës dhe vendosjes përpara faktit të kryer e votimit të njëanshëm të kësaj reforme.”– thuhet në emailin e darguar nga Petrit Vasili për anëtarët e Këshillit Politik.
Qendrimet e Vasilit janë mbështetur edhe nga përfaqësuesit të Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi. Sipas tij vijat e kuqe të vëna nga kryeministri Rama minojnë qëllimisht procesin politik të Reformës.
“Vija të kuqe si këto që ka vënë sot Kryeministri Rama në lidhje me dy nga çështjet e nxehta të Reformës Zgjedhore, kur sjellja e tij ka rënduar pikërisht ato fusha problematike, jo vetëm janë krejt pa bazë në rekomandimet e ODIHR, por minojnë qëllimisht procesin politik të Reformës, pikërisht në momentin e rinisjes së saj.” – shprehet Bylykbashi, i cili tregon edhe qëllimin e kryeministrit me reformën zgjedhore.
“Këto qendrime tregojnë qëllimin e maxhorancës për të ecur drejt ndryshimeve të njëanshme në Kod, pas minimit të punës së Këshillit Politik apo akoma më keq, duke shkelur dokumentin e kompromisit të janarit 2020, mbi të cilin bazohet reforma, ndryshimet konsensuale të Këshillit mund të ndryshohen me votën e maxhorancës në Kuvend, pavarësisht angazhimit për mosndryshim të këtyre amendamenteve.
Konsensusi politik është themeli i kushtit të BE për reformën nga Këshilli dhe Kryeministri me këto qendrime vë në pikëpyetje përpjekjet për konsensus që duhet të udhëheqin punën e Këshillit Politik në tre javet në vijim, deri në afatin e dakordësuar të 31 majit”– shkruan Oerd Bylykbashi.
Kujtojmë se ditën e djeshme gjatë një konference për mediat, kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët edhe për propozimin e opozitës që përfundimi i Reformëz do të sjellë edhe zgjedhjet e parakohshme që sipas tyre janë e vetmja zgjidhje.
Lidhur me këtë Rama tha se janë duke u ndjekur rekomandimet e OSBE-ODHIR, dhe propozimet e opozitës nuk përputhen me këto rekomandime.


o.j/dita

DITA:Eshte shume e qarte se opozita e rruges kerkon te diktoi proçesin e Refornes duke kerkuare:
1-Qeberi teknike 3 muaj para zgjedhjeve..!
2-Te reabilitoi Gjyqtaret e prekuroret e denuar nga Vetingu per ne proçeset zgjedhore..duke sabotuar ref.ne drejtesi.!
3-Opozita e di se nuk fiton dot..dhe kerkon te minoi reformen..!
4-Ndaj po vonohet krijimi GJK,GJL..me Ardian Dvoranin..!
5-Ka 2 opozita,e rruges nuk kerkon ndryshim SISTEMI,ajo ne kuvend-po.Athere si duhet te votohet Reforma ?
6-Opozita e krimit nuk e driblon dot Edi Ramen.Ndaj i ka ngecur “sharra ne gozhde”.PS nuk e çan dot më Salizmi,siç ndodhi me I.Meren..!
-FLM-DITA
Bravo o gomar Madhor, paske gjetur emer te ri, po mutit edhe po ti thuash koko, mut mbetet.
Refomën Zgjedhore. Ndërkohë janë zbuluar edhe email-et e dy përfaqësuesve të opozitës Oerd Bylykbashit dhe Petrit Vasilit,po çpunë keni me aty vendos Rudina Hajdari që ju nuk e përmendni fare ,vetëm petriti me LSI që do zhduket fare ,bashkë me munikën nga faqja e dheut.
E gjitha kjo eshte nje loje e turpeshme ne kurriz te popullit shqiptar!
Edhe nderkombetaret ne se duan qe te kryejne reforme per zgjedhjet,nuk kane patur nevoje te bejne lojra fjalesh me partite,por te japin variantin e tyre me te mire per te zgjedhur!
Dhe kete variant e dine te gjithe,se eshte i duhuri,por nuk u peqlen 2 partive hajdute te zgjedhjeve ne keto 30 vjet!
Varianti me i sakte eshte:
-Te vendoset sistemi MAZHORITAR KOMBETAR me lista te HAPURA!
Cfare ka ketu per t’u grindur?
Fernando @………………
Keni me se te drejte ,ne konferece shtypi sot , z Hajdari tha qe keta i shkelin syrin njeri tjetrit .Me shqip e me sakt ska si behet . Keta me njeri tjetrin luajne teater majmunash me kete popull dele qorre .
Pa u ndryshuar kushtetuta e 2008 qe beri Rama me Berishen , ne sekonde poshte ne bodrumet e komitetit qendror te PPSH te dikureshme ,skemi gje ne terezi ,skemi as liri e as demokrati ,e as perparim ,kete e kupton edhe bufi . Jane vetem keta dy bandite ,qe bejne ligjin per interesat e tyre personale e kondra gjithe popullit te ndershem shqiptar .
Eshte shume e domosdoshme te vendoset sistemi mazhoritar kombetar me lista te hapura ,.Vetem kesaj i ruhen keta ,dhe te tjerat jane pes me hic .
I rreshqet cdo gje ketyre nga dora ,nuk i zgjedh me njeri dhe drejtesia e ka me te kollajte pastaj ,tja nxjere me ze e me figure gjithe vjedhjet e vrasjet e dreqi me te birin ,qe kane bere deri me sot .
Nderime Fernando ..!!
Petrit Vasiliqia dhe Bylyku i Vicidolit kerkojne pushtet ne tavoline. Ta harrojne keto vemje qe vegjetojne ne ujrat e zeza te SHQUPit. Ska qeveri kujdestare. Zgjedhjet i organizon Qeveria e votuar nga populli. Populli do tju thyeje brinjet me vote te lire ketyre gjallesave antishqiptare
O Berati 2400 ,ne rast se zgjedhjet i vendos qeveria (gje qe seshte e drejte sepse eshte kushtetuta qe i vendos ) dhe populli do i thyej brinjet me vote te lire siç thua ti,ç’far ndryshon se vendoset nje qeveri kujdestare qe te mos lejoje “opoziten ” qe ti vjedhe ?!E dyta qe kisha per te thene,perse nuk kerkohet nje referendum per modelin e zgjedhjeve ? Jam i sigurte qe do ngelet po ky model qe eshte se i pelqen “popullit “te udhehequr nga udheheqesi boteror i OSBE -se [ Rama]
Shenim: S’ka asnje aresye e argument qe te ngrihet nje
“qeveri teknike” dhe as “zgjedhje te parakoheshme” ! Nese
qeveria aktuale do te kishte deshtuar me menaxhimin e
termetit dhe te Covid-it -19 atehere opozita destruktive
do te kishte aresye e argumenti i opozites por duhet thene
se qeveria si termetin ashtu dhe pandemine e ka mena-
xhuar ne menyre te shkelqyer, pavaresisht se edhe une nuk
si popull anonim nuk jam dakort asesi me kete KM por jo
per aresyet qe thote opozita por per shkaqe te tjera,te
thella ne fushat politike dhe ideologjike, qe opozita asnje-
here nuia permend duke u shmangur ketyre shkaqeve si
djalli nga temjani…………!