OBSH paralajmëron: Koronavirusi mund të mos zhduket kurrë

Ornela

Organizata Botërore e Shëndetit në një paralajmërim të fundit ka theksuar se koronavirusi sars cov 2 mund te mos zhduket kurre. Drejtori i urgjencave të OBSH-së, dr. Mike Ryan u shpreh se edhe nëse gjendet një vaksinë, do të duhen përpjekje të shumta për të vendosur nën kontroll virusin.

“Është e rëndësishme të nënvizohet se ky virus mund të bëhet thjesht një tjetër virus endemik në komunitetet tona, dhe ky virus mund të mos zhduket kurrë. HIV nuk është larguar, ne jemi mësuar me të”, është shprehur ai.

Aktualisht ka më shumë se 100 vaksina të mundshme në testim, por eksperti vuri në dukje se ka sëmundje të tjera, të tilla si fruthi, që ende nuk janë eliminuar, pavarësisht se ka vaksina.

Rreth 300.000 njerëz në të gjithë botën raportohet të kenë vdekur nga koronavirus, dhe më shumë se 4.3 milionë persona janë infektuar.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *