Letër e nënshkruar
Siri Sulejmani
“Tymnaja marramendëse për armët kimike”, më shpuri mendjen larg, kur në Shqipërinë e rraskapitur nga komunizmi, erdhi pas 50 vjetësh një zyrtar i lartë amerikan: Xheims Bejker. Mijëra njerëz mbuluan sheshin Skënderbej. Në qindra flamurë amerikan, nuk dukej shqiponja jonë!! Pas kësaj ngjarje u shfaq shpresa e çekut të bardhë. Hare e gëzim qesharak, rrini këmbëkryq o shqiptarë se do bien petulla nga qielli Amerikës!! Dhe erdhi koha e provës: Armët kimike të saj… u kthyen prapa!! Zhurmë shqiptarë: Humbëm, fituam, arritje, skandal, u prishëm me kryemikun (Titon, Kinezin, Sovjetikun…) Çfarë ka ndodhur në të vërtetë? Gishtin e madh përpjetë “HOKEI” të amerikanëve, e ngatërruam me simbolin tonë tradicional: Hip këtu të shikosh Stambollin… Kështu ndodh po të ecësh me shpresën si dhelpra pas dashit… Ta gëzojmë kësulën sipas kokës.
