“Teatri”, Meta çon vendimin në Kushtetuese

Ornela

Presidenti Ilir Meta përmes këshilltarit të tij Bledar Dervishaj dorëzoi sot në Gjykatën Kushtetuese padinë kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Kreu i shtetit kundërshton vendimin e qeverisë së pak ditëve më parë që i kaloi pronësinë e Teatrit Kombëtar bashkisë së Tiranës, e cila sot e futi në rendin e ditës së mbledhjes së Këshillit Bashkiak të ditës së nesërme për ta shembur.

Në datë 8 maj, qeveria me vendim të Këshillit të Ministrave ia kaloi bashkisë Tiranë truallin e Teatrit Kombëtar, për të ndërtuar një teatër të ri me standarde moderne dhe bashkëkohore.

Ne nje konference per shtyp, Presidenti tregoi arsyet se përse depozitoi padinë në Kushtetuese.

‘Sot depozitova kërkesën për shfuqizimin e vendimit të qeverisë për kalimin e Teatrit Kombëtar në pronësi të bashkisë. Për fat të keq qeveria shpreh vullnetin që me kalimin e pronësisë, bashkia duhet ta shembë dhe të ndërtojë godinën e re. Shqiptarët rrezikohen që të humbasin një pasuri publike me interes të lartë. Synohet të zhduket dhe memoria jonë të humbasë. Vendimi është anti-kushtetues për cënimin e pasurisë kombëtare. Është e qartë, se përmes togfjalëshit, ndërtimin e e një godine me standarde dhe që i ndalohet të ndryshojë destinacionin, qëllimi për shkatërrimin e kompleksit është urdhëruar dhe këshilli mbetet vetëm ta vendosë në zbatim. Prishja e godinës do të përbënte shkelje të parimeve kushtetuese. Këto akte duhet shfuqizuar dhe të vendosë për pezullimin e vendimit të tyre.

Qeveria dhe bashkia kanë shfaqur hapur se qëllimi i tyre është i qartë se nuk tërhiqen nga shembja dhe ndërtimi i një godine të re. Këto deklarata për kryebashkiakun kapërcejnë edhe kufijtë e lejuara nga ligji për vetëqeverisjen vendore, për mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore. Duke qenë se kjo pasuri është Teatri Kombëtar dhe që lidhet me interesin e përgjithshëm kombëtar, bashkia nuk mund të ketë në pronësi dhe aq më tepër të shprehet dhe të tejkalojë kufijtë. Pronësia duhet të qëndrojë vetëm në emër të Republikës së Shqipërisë. Edhe padia e parë duhet të vijojë që të shqyrtohet. E drejta për të vendosur nuk i takon vetëm një qeverie apo bashkie, por të gjithë qytetarëve, atëherë i takon vetëm gjykatës Kushtetuese për t’u shprehur’.

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • Një tjetër katarsis nga mëkatari Meta!Ndërsa banda e droges,udhëhequr nga shqiptaret më ligj dhe më të pabesë të të gjitha kohrave ,nga supermashtruesit Rama-Veliaj,nuk e ndal marrshin as edhe në keto momente fatkeqsie,që ka prekur jo vetëm Shqipërinë,por të gjith Botën!

  • se mos merrt thu ti me punen presidentit ky e?

    ja me kto merret .me Puce ,protesta ,
    gjithandej Tinzari intriganti me i inkriminuar nga te gjithe pas berishes ky o
    ku ka ngerce e pisllik ne Drejtesi e Poltike eshte dora e ktij maskarai ,
    qe sdo me e pa mo kush me sy ne Shqpni surrati mo i
    qelbt .

    te gjith i bo se ka frik se do perfundoj ne burg nga frika ,

    qe kundershtaret mos ti hidhen lart

  • Po kur Geringu i pd leshelis Muli horri dogji deren e kryeministrise me molotov me naziskinet e Mamurrasit dhe pastaj hyri me force ne drejtorine e policise Tirane per te penguar arrestimin e krimineleve ku ishte ky garanti i kushtetutes, pse nuk foli asnje fjale, njeri me 2 standarte prandaj dhe populli i ka vene vizen ketij njeriu si like floriri…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *