Nga e hëna, 18 maji, gjithçka do të jetë e hapur, përveç transportit publik, aktiviteteve sportive dhe atyre kulturore. Në një deklaratë për mediat në Facebook, Rama tha se me hapjen e bareve dhe restoranteve duhet të tregohet kujdes, në mënyrë që të mos rritet numri i rasteve të të infektuarve.
Ai shtoi se orari i lirisë së lëvizjes nuk do të ndryshojë në zonat e kuqe, po ashtu as liri-dalja gjatë fundjavës.
“Pra nga e hëna gjithçka do të jetë e hapur përveç transportit publik, bareve dhe restoranteve në ambiente të mbyllura, klubeve të natës, aktiviteteve kulturore, teatrove dhe kinemave, aktiviteteve sportive, palestrave, lokaleve të lodrave për fëmijë të mbyllura dhe plazheve. Dua ta përsëris që në këtë situatë, secili prej nesh është vendimtar. Sjellja në raport me rregullat është decizive sepse në raport me hapjen nuk është një çështje ekskluzive e policisë apo autoriteteve, por është më shumë çështje e vetëdijes”, tha Rama.
l.h/ dita

Pra:
Mund të lëvizim me makinë private KUDO?
Pervec protestes me nje fjale
Protestatas qe behet fjale te lejohen dhe per kete arsye do ta shtyjme prap daten e shtetrrethimit deri ne fund te Shtatorit.