Janusz Bugajski
Europa është kthyer në fushëbetejën kryesore midis “Perëndimit” demokratik dhe “Lindjes” autoritare. Pasi ka triumfuar në tre luftëra europiane, dy të mirëfillta dhe një të ftohtë, Shtetet e Bashkuara tashmë janë përballë një konflikti shumë më të ndërlikuar dhe të zgjatur me dy kundërshtarët e saj kryesorë në rang botëror – Rusinë dhe Kinën- atë mbi të ardhmen e Europës. Të dyja (Rusia dhe Kina) janë fuqi ekspansioniste që kërcënojnë interesat perëndimore dhe të dyja janë të përqendruara në nënshtrimin e Europës. Ambiciet e tyre vënë theksin mbi nevojën e mbajtjes së një aleance të fortë trans-Atlantike.
Ndërsa Presidenti Donald Trump ka minimizuar rëndësinë e NATO-s herë pas here, pa solidaritetin mes Aleatëve në një varg sfidash, përfshirë ato ushtarake, kibernetike, dhe të mbrojtjes së demokracisë, Amerika do të ekspozohet ndaj ndërmarrjeve armiqësore të Pekinit dhe Moskës. Nëse Europa futet në kurth nga Kina dhe përçahet nga Rusia, atëherë SHBA do ta gjejë veten gjithnjë e më të izoluar dhe të prekshme.
Ndonëse Rusia e Vladimir Putin mbetet kërcënimi kryesor afatshkurtër, Kina paraqet një kërcënim më fatal në afatin e gjatë. Rusia është një agresor revizionist i përqendruar në përçarjen dhe dobësimin e botës trans-Atlantike, por mundësitë e saj janë në rënie dhe kontradiktat e saj të brendshme në përshkallëzim. Kina është një konkurrent global me përparim të qëndrueshëm, si dhe një ekonomi të madhe e një strategji më jetëgjatë për të shkatërruar Europën dhe për të kaluar Amerikën.
Ndryshe nga Bashkimi Ekonomik Euroaziatik i dështuar i Rusisë, që iu imponua disa (shteteve) fqinje të varfra, ambiciet pan-kontinentale të Kinës mbështeten me fonde të konsiderueshme. Ndikimi i saj përmes përhapjes bazohet kryesisht në depërtimin ekonomik, çfarë përdoret për avantazhe gjeopolitike. Ambiciet e saj globale përmblidhen në Iniciativën e Zonave dhe Rrugëve (BRI), me qëllim zhvillimin e korridoreve për produktet kineze dhe sigurimin e kontrollit politik në Azisë Qendrore dhe Europë, si dhe programi e saj “17 plus 1” që fut në kurth 17 shtete europiane përfshirë Shqipërinë.
Në këmbim të investimeve ekonomike, Pekini merr mbështetje diplomatike për politikat e saj dhe neutralizon kritikën mbi rekordin e saj të tmerrshëm (të abuzimit) të të drejtave të njeriut. Pekini bën oferta për të përtërirë ekonomitë e varfra, por investimet e saj bllokojnë qeveritë me borxhe të përjetshme. Ashtu si Rusia, edhe Kina shantazhon ose i jep ryshfet politikanëve dhe biznesmenëve të cenueshëm që të favorizojnë politikat kineze, ndërmerr depërtim kibernetik në institucionet dhe kompanitë perëndimore dhe po zgjeron fushatën e saj të luftës dezinformuese kundër SHBA.
NATO mbetet shtylla kryesore trans-Atlantike kundër nënshtrimit të mundshëm të Europës ndaj interesave ruse ose kineze. Ajo ka vepruar në unison për të forcuar krahun e saj lindor dhe ka ndërtuar një arsenal të madh parandalues, e jo vetëm në arenën ushtarake. Ajo ka krijuar disa Qendra të Ekselencës në Europë që monitorojnë me rigorozitet kërcënimet, përfshirë terrorizmin, edhe atë kibernetik e dezinformimin, të domosdoshme për t’iu përgjigjur formave eklektike të luftës bashkëkohore. NATO është institucioni kryesor që mbështet ndikimin gjeopolitik amerikan në të gjithë Europën, projekton të njëjtën gjw në rajonet e afërta, si Euroazia dhe Lindja e Mesme, ndërsa përshtat veten për t’iu kundërvënë kërcënimeve të reja.
Aleatët perëndimorë gjithashtu duhet të rishikojnë dhe ripërpunojnë lidhjet e tyre ekonomike me Pekinin në mënyrë që të mbrojnë sigurinë e tyre kombëtare sëbashku. Në daljen nga pandemia, shumë kompani amerikane dhe europiane ka të ngjarë të ikin nga Kina dhe të kërkojnë partnerë më të besueshëm më afër vendit të tyre. Rritja e dyshimit mbi objektivat ekonomike dhe politike të Kinës duhet të ketë ndikim edhe në nismën BRI të Pekinit. BE duhet të bëhet më efektive në kontrollin e investimeve të huaja, pasi tashmë e ka shpallur Kinën “rival të sistemit” dhe “konkurrent strategjik” dhe të shtojë investimet perëndimore në ekonomitë në vështirësi.
Duke pasur parasysh krizat e përshkallëzuara globale në përfundim të pandemisë, një aleancë perëndimore pa një qëllim do të bëhej shumë më e hapur ndaj nënshtrimit rus dhe atij kinez. Kjo mund të dobësojë unitetin trans-Atlantik, të provokojë konflikte të reja në Europë, t’i bëjë më të guximshme ambiciet e Pekinit dhe Moskës në të tjera rajone kritike dhe të rrezikojë sigurinë amerikane. Sidoqoftë, nëse në Shtëpinë e Bardhë ka vizion dhe vendosmëri, këto strategji mund të kthehen kundër kundërshtarëve, veçanërisht sepse Rusia dhe Kina kanë mungesat e tyre të rrënjosura thellë.
Në rastin e Moskës, duhet hartuar një strategji që do të largojë vëmendjen e saj nga sulmet e jashtme drejt mbrojtjes së brendshme. Rusia ka dobësi të shumta ekonomike, sociale, politike, kibernetike, etnike, fetare dhe rajonale, të cilat janë zbuluar nga rënia e çmimeve të naftës dhe nga përhapja e pandemisë. Kina gjithashtu do të pësojë tkurrje ekonomike dhe një humbje të mundshme të tregjeve në të gjithë Europën dhe Euroazinë si pasojë e COVID-19. Kjo mund të gjenerojë trazira sociale dhe politike që do preokuponin Partinë Komuniste në pushtet. Uashingtoni gjithashtu duhet të nxisë mosmarrëveshje midis Moskës dhe Pekinit, pasi konkurrenca e tyre në horizont mbi Azinë Qendrore dhe provincat aziatike të Rusisë mund të dëmtojë rëndë partneritetin e tyre strategjik kundër Perëndimit.

Dita 69, Albania
AMERICA’S NEW WAR IN EUROPE
Janusz Bugajski, 15 May 2020
Europe has become the key battleground between the democratic “West” and the authoritarian “East.” Having triumphed in three European wars, two hot and one cold, the United States now faces a much more complex and prolonged conflict over the future of Europe with its two chief global adversaries – Russia and China. Both are expansionist powers that threaten Western interests and both have focused their attention on subordinating Europe. Their ambitions highlight the need for maintaining a strong trans-Atlantic alliance.
While President Donald Trump has periodically downplayed the importance of NATO, without Allied solidarity in a range of contests, including military, cyberspace, and democracy protection, America will be exposed to hostile actions by Beijing and Moscow. If Europe becomes entrapped by China and divided by Russia than the U.S. will find itself increasingly isolated and vulnerable.
Although Vladimir Putin’s Russia remains the major near-term menace, China presents a more pernicious long-term threat. Russia is a revisionist aggressor focused on dividing and weakening the trans-Atlantic world, but its capabilities are declining and its internal contradictions escalating. China is a steadily advancing global competitor with a large economy and a more durable strategy to subvert Europe and surpass America.
Unlike Russia’s failing Eurasian Economic Union enforced over a handful of poor neighbors, China’s pan-continental ambitions are backed by substantial resources. Its spreading influence is based primarily on economic penetration that is leveraged for geopolitical advantage. Its global ambitions are encapsulated in the Belt and Road Initiative (BRI), aimed at developing corridors for Chinese products and ensuring political leverage through Central Asia and Europe, and its “17 plus 1” program enmeshing 17 European states including Albania.
In exchange for economic investments, Beijing extracts diplomatic support for its policies and neutralizes criticisms of its abysmal human rights record. Beijing’s offers to boost poor economies but its investments entrap governments in perpetual debt. Similarly to Russia, China also blackmails or bribes vulnerable politicians and businessmen to favor Chinese policies, conducts cyber penetration of Western institutions and companies, and is ramping up its disinformation warfare campaign against the U.S.
NATO remains the primary trans-Atlantic pillar that counters Europe’s potential subordination to Russian or Chinese interests. It has acted in unison to fortify its eastern flank and has developed a broad arsenal of deterrents and not only in the military arena. It has established several Centers of Excellence in Europe that rigorously monitor threats, including terrorism, cyber, and disinformation, indispensable for responding to the eclectic forms of contemporary warfare. NATO is the key institution that upholds American geopolitical influence throughout Europe and projects these to nearby regions such as Eurasia and the Middle East while adapting to counteract new threats.
Western allies must also revisit and revise their economic links with Beijing in order to protect their collective national security. In the wake of the pandemic, several American and European companies are likely to vacate China and seek more reliable partners closer to home. Growing suspicion over China’s economic and political objectives should also impact on Beijing’s BRI initiative. The EU must become more effective in screening foreign investment, having already declared China a “systemic rival” ” and “strategic competitor,” and boost Western investments in struggling economies.
Given the escalating global crises in the wake of the pandemic, a rudderless Western alliance will become much more vulnerable to both Russian and Chinese subversion. This could weaken trans-Atlantic unity, provoke renewed conflicts in Europe, embolden Beijing’s and Moscow’s ambitions in other critical regions, and endanger American security. However, the strategic tables can be turned on the two adversaries if there is vision and determination in the White House, particularly as both Russia and China have their own deep-rooted frailties.
In the case of Moscow, a strategy must be developed to divert its attention away from external offense to internal defense. Russia has numerous economic, social, political, cyber, ethnic, religious, and regional vulnerabilities that have been revealed by the collapse of oil prices and the spreading pandemic. China will also undergo economic contraction and a potential loss of markets across Europe and Eurasia as a consequence of COVID-19. This can generate social and political struggles that preoccupy the ruling Communist Party. Washington must also drive wedges between Moscow and Beijing, as their looming competition over Central Asia and Russia’s Asian provinces can severely damage their strategic partnership against the West.
***Botuar në Dita. Kolonën e z.Bugajski mund ta ndiqni çdo të shtunë në versionin print dhe online të gazetës. Ndalohet kategorikisht ribotimi i plotë apo i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Me ate luften kunder terrorizmit e te tjera xhevahire, ca u be se nuk po i degjojme me mediat e shitura te hapin sqepin. Na cane trapin 20 vite me luften terrorizmit. Po tani ku shkoi terroizmi? Apo e infektoi pseudo epidemia e koronavirusit.
Ja pra te dashur lexues, kjo eshte lufta psikologjike e Iluminatit, per te neneshtruar njerezimin ne Diktaturen e tyre Globale qe ata kane pothuajse 1 shekull qe po e pjekin me luftra, kriza dhe Revolucione.
Deri sa Iluminati i ka ne pronesi te tij te gjitha Bankat Nacionale dhe nderkombetare, ata e kane manipuluar, inflirtruar dhe blere nepermjet te shiturve dhe tradhetareve kete Bote. Tani ata i duan te gjitha, Edhe lirine tuaj edhe pronen dhe familjen e shpirtin tuaj. Pa nje rezistence nga njerezimi, ata po e arrijne me shpejtesi objektivin e tyre. Kulti Satanik me emrin Iluminati, eshte shume afer objektivit te tyre Global, te nje diktature te stilit Orwell.
Njerezimi eshte mbushur me tradhetare, te shitur dhe lloj lloj idiotesh te dobishem. Njerezimi eshte katandisur ne nje kope delesh te cilat blegerijne pa kuptim dhe pa kuptuar fare qe ujqerit jane gati te futen ne vathe e te bejen kerdine.
Flini delet e mia, bashke me kete me siper qe shkruan artikuj me lojra luftrash ketu te dita.
Cfare u be me ate luften kundra terrorizmit? -pyet Genti. Ajo u fitua nga perendimi i Janoshit, pasi hyri rusi ne Siri, sic u fituan edhe dy LB dhe nje e Ftohte -sic thote Janoshi, por qe harroi padashur Ushtrine e Kuqe dhe Gorbacovin me gjithe levizjet popullore te Lindjes, kur Janoshi merrte pagen nga Beogradi si ndonje profesor katedre diku ne Kosove; dhe qe sot paguhet po per te njejtat brockulla, packa se ne krahun tjeter, duke perdorur kompjuterin e prodhuar ne Kine, stilolapsin Made in China, e sa e sa sende te tjera te prodhuara nga raca e verdhe, te cilat ky luftetar i vendosur kundra ekspansionit ruso-kinez duhet ti kish hedhur ne plehra dhe te gjente mallra shqiptaro-amerikane te perdorimit!
Cuditem se si ky Janosh nuk u kundervihet kapitalisteve amerikane dhe europiano-perendimore, per dergimin e firmave dhe teknollogjise se tyre ne Kine!?! Cuditem se si ky Janosh nuk ngre levizjen puntore te moslejimit te dergimit te firmave ne Kine, duke u vet-ofruar si nje puntor i thjeshte me pagese te ulet per mbajtjen e prodhimtarise ketu ne Europe?! Apo pak demagogji boshe e bajate, si ajo e PPSh-s, i jep buken e gojes ketij mikroborgjezi parazit dhe servili te te gjitha ngjyrave dhe kaheve, -jo i vetmi ne kete rol?!
.z.Bugajski !
Termi me luftë të re Amerikë në Europë apo të Kinës ose të Rusisë është nxitje , nuk qëndron ,pasi bota do të ketë zhvillim të përbashkët ndërkombëtar ,jo luftra,kjo tremb lexuesit shqipëtar..
Sepse :
Kur dy “gjallesa” jan të barabarta nga intelekti e fortësia ,nuk jan budallej të futen në luftë të sfidojnë njëra tjetrën ,sepse ,nga kjo përleshje të dyja do të dalin të humbura,kur kan rreth e qark shtete shumë të dobët dhe mund ti nënshtroin e shfrytëzoin me lehtësi ,duke i nda në zona influence siç ndodhi mbas L2B.(Çurçill,Rustvelt ,Stalin).
Të kërkoshë një forcë të vetme që të sundoi botën është absurde ,ose si flet ti Bujgaski për shtypjen e disfatën e një kombi madhë -elitë në fushën e zhvillimit ,dhe të fitores një tjetri .
Këtu në botën tonë nuk do të kemi dy supërfuqi që njëra humbet dhe tjetra fiton ,por qindra shtete socialie ,prej të cilave dhe shqipëria e ballkani ,do fitojnë si rezultat i një bashkëpunimi të gjatë ,ekonomik e politik dhe kulturor të përbashkët ,në fillim do të pasurohen shtete e europës do të shkrihen shtetet në një vend të përbashkët europian e ndërkombëtar ,që nuk do të jetë rrezik as Rusia as Kina as Amerika .por do të sundojnë elementët më të mirë të zhvilliumit njerzor europian e global.
Kjo që shkruan ti Bujgask ABSURDE ,me thirrje Lufte të re amerikë -europë e pa vërtet që njerzit mund ta besojnë ,ashtu si do të ishte absurde të kërkoshë që epoka e kapitalizmit (imperjalizmit sotëm në zhvillim ) të mos jetë në kundërshtim me zënje të zonave të influence .Këtu lufta e zonave të influencës botrore ekonomike është e pa shmangëshme .Këtu supërfuqitë nuk përjashtoin njëra tjetrën zonat i ndajnë së bashku.
Psh NË SHITJEN E AMATIMEVE ,etj.
Sa t’jet Janusz Njoni ,
got’n e rakis m’dor e lexoni.
kur t’hik per lesh Janusz Njoni ,
pini raki e knoni ,
e mbuloni Januszin me Bujashka ,
qe kur t’fry era t’ja qit sumen perjashta ,
duhet me ja ba si shqipcar at’ner ,
qi ti prejdh perseri me na kujtu Diten noj her .
O IDIJOT I LINDUR TI I TILLE DO MBESISH .LERE TI JANUZINDHE SHKO SE TE IKEN DHENTE….
max ,
po ti Psikopat nga dole ktu ?!!!!!!!