Orët pas aksidentit të deputetit Olldashi u mbushën me raportime pa fund në media, mbi rrethanat e ngjarjes. U tha që e vrau shpejtësia, që i ndjeri dashuronte shpejtësinë, që ra nga 154 metra lartësi, që bëri rrotullime të shumta, që makina ishte dëmtuar aq sa mezi u nxorr trupi (ose trupat – sipas disave) etj.
Por ditët e fundit është publikuar raporti i 4 ekspertëve auto-teknikë të pajtuar nga Prokuroria. Këta ekspertë u janë përgjigjur 6 pyetjeve të prokurorit të çështjes. Pjesë të këtij raporti po botohen prej tri ditësh në të përditshmen DITA. Dhe raporti thotë gjëra krejt të ndryshme nga ato që kanë raportuar mediat.
Sipas këtij raporti automjeti i Olldashit ka dalë nga rruga me shpejtësi vetëm 45 km në orë, ka ecur normalisht nëpër një rrëpirë vetëm 9 metra e gjysëm dhe në fund është batuar vetëm një herë nga fundi i rrëpirës në një rrugë dytësore varrezash nga vetëm… 1 metër lartësi. Shpejtësia e fundit e fiksuar para përmbysjes ka qenë vetëm 11 km në orë ndërsa shumë të paqarta mbeten dy momente të aksidentit: gjetja e depozitës së alkoolit të frenave bosh dhe përmasat e plagës së Olldashit, që nuk justifikohen nga rrethanat e ngjarjes. Nuk ka patur as shpejtësi, as rrotullime të njëpasnjëshme, as rënie nga humnera, as makinë të shkatërruar.
Tri ditë pas këmbënguljes së Ditës mbi të dhënat e raportit, sot edhe e përditshmja tjetër Shekulli ka nisur të hedhë dyshime mbi rrethanat e aksidentit. Pjesa tjetër e medias vijon heshtjen mbi raportin. Ndoshta është shpejt për të ngritur pikëpyetje nëse ka qenë aksident. Por së paku ato media që kanë raportuar rrethana të tjera, kanë detyrimin të bëjnë saktësime. Ose gënjejnë ekspertët, ose kanë genjyer mediat. a.n.
Faksimile:
http://gazetadita.al/ekskluzive-dita-fotot-dhe-raporti-i-plo…
Foto:
http://gazetadita.al/fotot-e-brendshme-te-makines-se-olldash…
Video 3D:
http://gazetadita.al/ekskluzive-videot-3d-te-riprodhimit-te-skenes-se-aksidentit-te-olldashit/
Dyshime:

e verteta eshte qe ky automjet eshte thuajse i pademtuar. Edhe dinamika e aksidentit qe po lexojme ngha ekspertet nuk e justifikon aspak nje vdekje aq me pak me koke te hapur dhe kafke te copetuar. U tha madje qe ishte aq e shformuar kafka sa u desh… Nejse, pa hyre ne detaje, keto gjera duhen sqaruar mire nga organet kompetente. Mungesa e hetimeve serioze dhe mungesa e transparences shkakton qe viktima e ardhshme te jete secili prej nesh
Kjo situate njollos edhe gazetat te lidhura me krimin politik. Kaq skllever jane keto te ashtequajtur gazetare? Meqenese gazetat nuk hetojne me thelle dhe mbulojne politiken e kriminalizuar, atehere edhe keto gazeta jane bashkepunetore ne krim. Nevojitet autopsia e te ndjerit dhe harta e bisedave me celular, sa te verteta jane ato? Çfar japin kamerat e tunelit?
Shtypi duhet ta largoje turpin nga dera e vet: te nxjerre ne TY femren qe u pergojua se ishte me Olldashin. Pastaj mbetet pista e vrasjes nga agjentet e UDB-se Serbe qe veprojne ne Shqiperi ne mbeshtetje te Berishes dhe Bashes.
gazetaret percjellin ate qe shohin vete;,kur nuk i lene te shohin, percjellin ate qe i thote policia,kur e gjithe media ne bllok ka vetem nje variant te njesuar,fajin kerkojeni tek kupola e mediave,pronaret me te degjeneruar qe ka biznesi informal,qe shesin te verteten,shesin bashkepunetoret, shesin gazetarin e terrenit qe punon per nje cope buke.
KA SHUME ZELL PER DEZINFORMIM NGA DISA MEDIA SIPAS INTERESIT TE FAKTOREVE POLITIKE. SHPEJTESIA,RROKULLISJET,PERSONI I DYTE ETJ,JANEALIBI PER TE MBULUAR KRIMIN POLITIK.
mediat japin aq sa mundin,aq sa arrijne te mbledhin nga burime te ndryshme.I hedhin te gjitha ne shtyp,se kane edhe interes qe lexuesi ti bleje e lexoje e klikoje,por gjer ketu eshte supernormale per mediat.Jane ne fushen e tyre dhe jane ne rregull.Ka edhe pasaktesira,por si te them,askush ne bote nuk pretendon qe te verteten mbi vrasjen e Kenedit,te vellait,Luterkingut,te Xhon Lennon ,Lady Dianes,etj,ti demonstroje me autoritet media.Paguhen struktura te sofistikuara te shtetit qe te bejne transparente keto gjera dhe zakonisht ata quhen”varianti zyrtar”,prandaj mendoj qe asgjekund nuk shoh gabime trashanike te mediave.Gjithashtu grupi hetimor do nje kohe te caktuar te jape vleresimin perfundimtar.Kush “gabon” atehere ne kete mes?Gabon publiku,qe i do rezultatet shpejt dhe nxituar,i do edhe sipas midese.