Anagnosti: Teatri i ri s’është krim, por nuk e justifikoj sjelljen e Policisë

J L

Aktorja Roza Anagnosti ka reaguar pas shembjes s godinës së Teatrit Kombëtar.

Në një prononcim për News 24, ajo shprehet se ndjehet e trishtuar dhe se nuk i justifikon veprimet e Policisë.

“Ça të jem, e trishtuar me këtë pamje që shikoj. Jam shumë e trishtuar, nuk kam fjalë që të them, më vjen keq, nuk kam fjalë. Është e dhimbshme, nuk e justifikoj Policinë e Shtetit dhe njerëzit që janë aty pranë kanë bindjen e tyre, duhet respektuar gjithsecili. Policia nuk duhet t’i prekë me dorë asnjëri.

Ata kolegët e mi nuk duhet t’i prekë me dorë se kanë treguar vlerë, nuk kanë bërë asgjë të keqe që kanë mbrojtur diçka që iu dhemb brenda. Jam shumë e trishtuar, jam e trishtuar. Nuk kam fjalë, nuk e gjej logjikën e këtij veprimi.

Pse shqiptarët duhet të zihen, më duket e trishtueshme, duhet të ishte gjetur një…Nuk është ndonjë krim i madh që të bëhej një teatër i ri. Çfarë të keqe kishte. Mund të zgjidhje kështu, kur e sheh që ka ndjeshmëri për këtë gjë. Nuk është se është një ditë e dy por janë muaj, vite”, tha ajo.

j.l./ dita

Share This Article
17 Comments
  • Ndertimet qe behen ne Tirane dhe ne ter shqiperin per Berishen jan Krim.Ai nuk e don zhvillimin dhe perparimin e shqiperise.
    Kete e deshmon udha a tije 30 vjecare.
    Ehe sa shum kemi humbur kohe nga Kjo politik opozitare.!

  • Grabitja e truallit është krim, dhe po ashtu ndërtimi i kullave mbi të.

    Ti ke zgjedhur anën e grabitësve moj shoqe, dhe do paguash për këtë.

  • Po kaq e trishtuar ishe Roz(g)a edhe kur Saliu me jeniceret e tij vrau ne mes te sheshit kater bij nenash, apo kur hodhi ne ere nje fshat te tere?

    • Boll se na mxorret zorret kur merrni per shembull ameriken, qe deri ne vitet 60 i ndante njerzit me ngjyrr ne fund te sutobuzit. Per amerikanet Zoti eshte paraja, dhe per para bejne cdo gje.

  • Njerezit e ndershem duhet te heshtin! C’ka ketu te bukur nga teatri! C’ka ketu te bukur nga trashegimia kulturore! Eshte vetem politike e Sales kunder Rames! Kaq e thjeshte eshte! Jepini nje llokme Bashes dhe do te heshte!

  • Zonja Roza është policia e shtetit dhe bravo saj për punën e bërë. Po të ishte policia e Sal Merhumit ata 35 që u kontrolluan dhe shkuan në shtëpitë e tyre do të ktheheshin me xhenaze.( nëse nuk do ti zhduknin natën e ti qanin ditën).

  • Mund t’a pranoj kete prononcim te Roza
    Anagnostit vetem nese eshte me dementia.
    Nje jete e lidhur me theatrin,,,e te flase kaq pa logjike!!!

  • Z. ROZA ,Pikrisht se është treguar liberale policia ,kan livadhisur e lulëzuar sharlatanët e opozitës rrugës më të shëmtuar të fashizmit ,këta kan djegur e vjedhur 30 vjet shqipërinë ,kan rrënuar aktorët më të mirë të vendit.Kan uzurpuar shqipërinë qëndrore të kulturës ushtarakve shqipëtar.

  • Si fëmijë -NGAZËLLOJ- për JU…
    Artistë atdhetarë(1)
    Roza Anagnosti. *Yllneshë e artit tonë,
    Me Luftar Pajën,*ngjizur ,mes *baltës art *të Fierit,
    Me të tjerë*kryeartistë/e*,në apongje e atdhetarë,
    Sa dhe atyrë,sotzgjedhur *keq*- protestën…
    Si fëmijë,ngazëlloj për dhëmbiet;..përjetuar,
    Po dhe si*fëmijë* të renë e dua të fitojë..
    Ruajtur amanetin nëna dhënë buzëqumësht;
    *Të renë përqafoje,të vjetrën mos e harro…
    *Trashëgimia e atij TEATRI, janë ish artistët, Përjetësisht skalitur monumen artin e tyre..
    KREATURAT nga mbarë atdheu përciellë.
    Shëmbëlltyrat,pasardhësit ti pasojnë…
    *Pasardhës veteran*ish teatrin,*memorizuar*
    Të riun;si gjysh,arifsha e PËRURUAR..
    Bashkëatdhetarëve,protestantë…
    Do ju lutesha,JO me *zjarr*po me VOTË…!
    Mos harroni;
    *JEMI Bij e Bija,të një KOMBI* !

    Dhimbia e Madhe popull-e;*Nënë Terezën*në krah.

  • Moj zonje problemi eshte do ngrhen gradacela ne kete teritor te teatrit per korrupsion .Te gjithe fshihen per kete problem ,nga Rama e deri tek shitsi i fiqve tradhetari i levizjes MJAFT qe u ngjiz ne sekonde ne “PS ” ketu mbahu e na sqaroni .Dhe heshtja tregon pisllek ,e atehere do cohemi kunder hajduteve , a jete a vdekje edhe ne masa qe nuk jemi artiste .Mjaft korrupsionit vandalizmit tamam si tek Stadiumi Qemal Stafe me gradacelen kunj .

    • po ju s’e keni pare policine se sa ndryshe eshte me vendet e tjera te botes moderne, ty te lejohet te llapesh sa te duash por po e preke s’te fal njeri.Po te ne i shajne i shtyjne dhe bejne c’duan dhe kapen pas ndonje rasti kur ndonje polici i ka plasur shpirti dhe ka reaguar. Sa te pacipe keta qe nuk i vene re keto por qellimisht flasin me njeanesi

  • Ik o Roza, se plakur. Te respektojme fort, por Shqiperise sot nuk i duhen njerez as mish, e as peshk

  • Zonja Roza,ky problem ka 20 vjet,dhe nuk lihej me.
    Me vjen keq,qe anash kalon uliganet shpellare te paguar te PD-se,dhe ankohesh per policet.
    Si duket ,nuk nuk ke pare policet neper bote.
    C’pune ka politika dhe partite me teatrin?

  • po ju s’e keni pare policine se sa ndryshe eshte me vendet e tjera te botes moderne, ty te lejohet te llapesh sa te duash por po e preke s’te fal njeri.Po te ne i shajne i shtyjne dhe bejne c’duan dhe kapen pas ndonje rasti kur ndonje polici i ka plasur shpirti dhe ka reaguar. Sa te pacipe keta qe nuk i vene re keto por qellimisht flasin me njeanesi

  • Zonja Roza Xhuxha, respekte

    Edhe ti e di qe teatri kombetar duhej shembur e ndertuar nje i ri.
    Ti e di shume mire qe Teatri “Migjeni” Shkoder, teater lokal, eshte shume me i bukur e funksional se i ashtu quajturi Teatri Kombetar.
    Te behet nje i ri , po ne te njeftin vend.
    Mos te behet politike dicka qe eshte kulture.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *