“Në finale do harrohet zhurma siç u harrua te Pazari i Ri, te Kalaja, te Sheshi, te Lumi, te Bulevardi, te Liqeni dhe te Lodrat. Në finale do të triumfojë produkti”.
Përmes një videomesazhi drejtuar qytetarëve, Kretari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj siguron se godina e re që do të ngrihet me rrënojat e godinës së vjetër do të jetë e denjë për Tiranën e 100 viteve të ardhshme.
Duke e cilësuar si një nga vendimet më të vështira të jetës së tij zbatimin e vendimit të Këshillit Bashkiak, Veliaj thekson se ka ardhur koha për t’u bashkuar, që të përqafojmë njëri-tjetrin, të mos lëmë partitë të na përçajnë, të mos lëmë partitë të sulin shqiptar me shqiptar, vëllezër dhe motra kundër njëri-tjetrit.
Kreu bashkiak thekson se për ndërtimin e teatrit janë zhvilluar 12 tavolina diskutimi ku pjesëmarrës kanë qenë dhe ata që janë kritikë ndaj këtij projekti. Ai sqaron se kurrë godina e teatrit nuk ka qenë monument kulture, madje në 2007, ata që e përdorën më shumë politikisht këto dy vite e gjysmë këtë betejë, e hoqën edhe si mundësi për ta futur ndonjëherë në listat e monumenteve të kulturës, duke e konsideruar diçka krejt të pavlerë.
Për më tepër, edhe Instituti I Ndërtimit në 2018 e cilësoi të rrezikshme.
Kryebashkiaku Veliaj apelon se pavarësisht qëndrimeve. të ndryshme deri më tani në lidhje me teatrin, “unë sot, me zemër në dorë, dua t’ju shtrij dorën, t’ju hap krahët dhe dua që të bashkëpunojmë sesi ne këtë projekt mund ta bëjmë akoma më të mirë seç e kemi sot”.
Mesazhi i plotë:
Përshëndetje të gjithëve!
Sot ka qenë një ditë kur na u desh të merrnim një vendim të drejtë, por jashtëzakonisht të vështirë. Them vendim i drejtë sepse diskutimi për një teatër të ri ka qenë një diskutim prej 70 vitesh, që në momentin kur periudha e përkohshme e atyre pak viteve të luftës mbaroi, për të hapur një diskutim tjetër, çfarë do të kemi si ndërtesë permanente të Teatrit Kombëtar. Ajo ndërtesë u sajua ndër vite si për gjyqet popullore të asaj kohe, por pastaj edhe për funksione të tjera, pastaj edhe kinema, pastaj sërish teatër, pastaj bingo e sërish teatër, një ndërtesë jashtëzakonisht e amortizuar.
E filluam këtë diskutim, pra këtë round të fundit të diskutimeve të këtyre tre viteve, kur propozuam një teatër të ri me transferimin e administratës së re në Bashkinë e Tiranës. Kishim një projekt për Pazar të Ri, Bulevard të Ri, për një Breg të ri të Lumit, për një pjesë të re të Liqenit, për një Shesh të ri, një Kala të re dhe sigurisht, edhe për një Teatër të Ri, bashkë me shumë shkolla, rrugë e investime të reja, që i kanë hije Tiranës për 100 vitet e fundit. Pati një diskutim shumë të gjatë. Kam qenë në 12 takime në hotelet kryesore të qendrës, ku jemi takuar non-stop edhe me ata që kanë qenë kundër gjithçkaje, që në fund fare ishin një pakicë, edhe me ata që kanë pasur kundërshtime mbi pjesë të ndryshme të proçesit. Fillimisht nuk u preferua një teatër që të kishte kullë sipër dhe ai ra si variant.
Qeveria dhe Bashkia u tërhoqën, bënë një hap pas; pastaj u kërkua që të kishte një mundësi për ta financuar duke u siguruar që nuk preket fare toka e teatrit, pavarësisht se një investim privat në tokë të Bashkisë do të ngushtohej. Bëmë prapë një hap pas, edhe qeveria edhe bashkia, që asnjë centimetër të mos i prekej Teatrit Kombëtar. Më pas kishte edhe një pjesë tjetër, që kërkonte që kjo të mos bëhej as nga privati, dhe kur artistët kërkuan më shumë sesa privati mund të ofronte, ne thamë do shkojmë me artistët. Nëse ata kërkojnë impiante, kërkojnë skena që rrotullohen dhe nën vete, që ndoshta kushtojnë më shumë se ç’mund të paguajë privati me plan biznesin e vet, atëherë do i themi jo privatit, do i themi po publikes, dhe do e financojmë vetë projektin e ri.
Gjatë gjithë këtij procesi, këtyre 12 takimeve të hapura, por edhe qindra takime individuale që unë si kryetar bashkie kam bërë me pjesën më të madhe të komunitetit të artistëve, ne sigurisht kemi moderuar qëndrimet tona, por në një negociatë nuk mund të marrësh gjithçka. Ne nuk mund ta kemi teatrin edhe pa kullë, edhe në tokë të vet, edhe pa bërë asnjë investim tjetër privat, edhe pastaj me paratë tona, por edhe të ruajmë të vjetrin. Në një qendër të Tiranës, ku janë të gjitha institucionet e rëndësishme dhe jo në periferi si Bregu i Lumit apo fshatrat e Tiranës, ku ne mund të kemi toka të lira.
Kjo është arsyeja pse sapo na u transferua prona, menjëherë kërkuam, siç kërkojmë tipikisht për çdo pronë që na transferohet, që kjo të verifikohet nga Instituti i Ndërtimit. Instituti i Ndërtimit e vlerësoi në vitin 2018, si një ndërtesë të amortizuar dhe të rrezikshme, siç u pa nga rënia e lehtë që iu bë sot, me të prekurat e para. E verifikuan sërish për herë të dytë dhe Instituti i Ndërtimit sërish tha: Kjo është një ndërtesë e rrezikshme. E vërtetuam me Institutin e Monumentit të Kulturës, i cili tha: Kjo ndërtesë nuk ka qenë kurrë monument kulture, madje në 2007, ata që e përdorën më shumë politikisht këto dy vite e gjysmë këtë betejë, e hoqën edhe si mundësi për ta futur ndonjëherë në listat e monumenteve të kulturës, duke e konsideruar diçka krejt të pavlerë.
Pasi mbaruam gjithë këto diskutime, në momentin që u bëmë pronarët e parë të kësaj ndërtese, nëse diçka do i ndodhte secilit prej atyre që okuponte atë pronë publike në mënyrë të padrejtë, pa letra, pa dokumente, thjesht duke hyrë aty, duke bujtur gjatë ditëve të protestës këto 2.5 vjet, do të rrezikonte jetën, dhe përgjegjës do ishte pronari i asaj prone, që ka lejuar të tjerët të futen aty.
Në momentin që Instituti i Ndërtimit dha këtë mendim, njoftuam mbledhje të Këshillit Bashkiak, siç janë bërë të gjitha mbledhjet kolegjiale këto kohë, online, dhe morëm vendimin për të bërë këtë prishje, siç e ka rekomanduar Instituti i Ndërtimit. Pasi u verifikuam që jo vetëm ndërtesa nuk ishte e mbrojtur, siç pretendojnë disa, por ndërtesa s’kishte qenë kurrë në këtë listë dhe është insistuar sidomos për të mos e futur nga ata që e përdorën politikisht këtë betejë.
Teatri i vjetër iku, tani përgatitemi për teatrin e ri. Por teksa përgatitemi për teatrin e ri, duhet të nxjerrim disa mësime. Një ndër mësimet që duhet të nxjerrim është se duhet të bashkëpunojmë; duhet të bashkëpunojmë ta përmirësojmë këtë ide. Kemi disa ide shumë të mira që e kanë pasuruar projektin nga artistët, por unë besoj se mund të bëjmë akoma më mirë.
Sot dua t’i shtrij dorën kujtdo që nuk ishte dakord me ne në këtë betejë; kujtdo që ndoshta, edhe pse s’e ka ekspertizën inxhinierike, edhe pse s’e ka ekspertizën ligjore për të kuptuar si funksionojnë këto procese, apo ndoshta as njohurinë bazë që, jo vetëm që nuk ishte kurrë monument, por që në 2018 ishte i rrezikuar, dhe siç u pa sot pas prishjes, ishte i gjithë populit, tallash, teneqe. Nuk pamë një kollonë betoni, një armaturë, një gram çelik. Ajo ndërtesë ishte realisht e rrezikshme dhe nuk mund të jetë ndërtesa për të çuar fëmijët e këtij qyteti në 100 vitet e ardhshme. Nuk mund të vazhdohet të shkohet me batanije në dimër apo me peshqirë, qull në djersë në verë. Na duhet një teatër modern. Ndaj, dua t’ia shtrij dorën kujtdo, që për një arsye apo për një tjetër, sot zemrën e ka të thyer dhe ndihet i trishtuar, se një betejë që i mori kohë, energji, doli pa fryt. Dua t’ju them që nuk është kështu. Tirana është shtëpia jonë e përbashkët. Ne mund te kemi opinione të ndryshme, por nuk mund të kemi fakte të ndryshme.
Detyra e bashkisë është që të vendosë mbi faktet, mbi institutet, mbi inxhinierët, mbi urbanistët, mbi arkitektët, mbi ligjet e këtij vendi, që thonë çfarë është apo nuk është monument kulture. Në momentin që ky vendim është marrë, ka ardhur koha që të shohim përtej kësaj dite. Ka ardhur koha që të përqafojmë njëri-tjetrin, të mos lëmë partitë të na përçajnë, të mos lëmë partitë të sulin shqiptar me shqiptar, vëllezër dhe motra kundër njëri-tjetrit. Ky nuk është momenti për t’u përçarë, por për t’u bashkuar! Besomëni! Partitë politike fërkojnë duart kur shohin sesi ne përçahemi. Dhe për çfarë? Për të pasur një teatër të ri modern për fëmijët tanë dhe gjeneratat e reja të këtij qyteti. Ndaj, vëllezër dhe motra, çfarë iku, iku. Ka ardhur koha të bëhemi bashkë. Kemi qenë të mërzitur kur mbaroi këndi i lodrave, po sa shumë jemi gëzuar duke çuar fëmijët te ai kënd. Edhe atëherë u përfshinë OJF, por ja ku jemi sot. Ishin disa njerëz aktivistë shumë të mërzitur, kur ne liruam pjesën e dytë të Liqenit; atëherë Amnisty International u përfshi, një tjetër OJF e rëndësishme, por siç u kuptua, ishte vendimi i drejtë.
Edhe romët morën shtëpitë e tyre dhe ne fituam pjesën e dytë të Liqenit. Shihni Bulevardin e Ri, që do të jetë damari ri ekonomik i Tiranës, shihni sherrin që patëm për Pazarin e Ri, për sheshin Skënderbej, që në 1913, na u deshën 104 vjet për të mbaruar një shesh. Kur ne shqiptarët bëhemi bashkë, ne bëjmë gjëra të mrekullueshme. Ne po punojmë momentalisht edhe te Kalaja e re, do të shtojmë edhe njëherë kaq Kalanë, një tjetër projekt i kontestuar. Nuk mbaj mend kur kemi bërë një punë të madhe në Tiranë e të mos jetë e kontestuar, e debatuar, mos të jenë të përfshirë lloj-lloj politikanësh që na kanë përçarë këto 30 vite. Mendojnë vetëm çfarë votash do kapitalizojnë kur fusin shqiptarët në sherr dhe pastaj siç e patë, shkojnë në makinat e tyre luksoze, në vilat e tyre dhe ne vazhdojmë dhe theremi dhe shajmë njëri-tjetrin. Nuk shkon. Ajo që na ka hije është që tani ne të bashkëpunojmë. Nuk ka rëndësi nëse kemi qenë në anë të ndryshme të kësaj barrikade deri më sot, por unë sot, me zemër në dorë, dua t’ju shtrij dorën, t’ju hap krahët dhe dua që të bashkëpunojmë sesi ne këtë projekt mund ta bëjmë akoma më të mirë seç e kemi sot. Në finale do harrohet zhurma siç u harrua te Pazari i Ri, te Kalaja, te Sheshi, te Lumi, te Bulevardi, te Liqeni dhe te Lodrat. Në finale do të triumfojë produkti. Kemi mundësinë sot të kalojmë në një produkt cilësor, të denjë për Tiranën e këtyre 100 viteve që vijnë.
Ju dua shumë! Ndonjëherë kjo detyrë kërkon të marrësh vendime shumë të vështira. Ndoshta, vendimi më i vështirë i jetës time për të zbatuar vendimin në fakt të Këshillit Bashkiak, por ndonjëherë gjëja e drejtë do të gjykohet me gjakftohtësi më vonë. Kemi marrë një vendim të drejtë miqtë e mi! Na priftë e mbara dhe mezi pres që ditët që kemi përpara t’i kalojmë duke bashkëpunuar, duke u përqafuar, duke u vllazëruar dhe jo duke u përçarë. Tirana është një shtëpi e madhe dhe ka vend për të gjithë.
Ju falenderoj të gjithëve nga zemra dhe pavarësisht si i kemi opinionet, kemi shumë rrugë për të bërë që Tirana të shkëlqejë akoma më shumë.

Cili pushtues i ka shkaktuar kulturës shqiptare sa Veliaj dhe Rama?
Kujtohet kush per Kinema 17 Nëntorin,Kinema Republikën,Cirkun Kombëtar, Pallatin e Pionerëve,Stadiumin Kombëtar?
…se harrova te them qe ne shqupisat vec bole dime te rruajme.
Zagari Kishes greke,zagari i pedofilit Janullapos.
…dhe jam krenar qe jam zagar shqupis mbi te gjitha, i dale nga shpellat e Vicidolit.
I paske bere shume zigur qari po mos i shto kaq shume se bashke me zigur qarin e vertete behen shume dhe nuk i mban dot joteme megjithese bushtrat komuniste mbajne se karaputanat nuk pyesin sa me shume aq me mire
Kalo nga sektori i qethjeve, rendesi ka te mos ngelesh pa pune.
Hej Dr. Tallashi, na trego aman se cfare ndertove ti more se na patakse me rrena. Te gjitha ato kinema qe ti leshon lote krokodili ishin godina te bera nga Veri me vullnetare. Tulla silikat dhe peshtyme e djerse muratoresh te Verit. Dr. Plehra, era e jote e felliqur e UDB-se ka rene qe ne 2013. Deshtojn UDB-ja deshtove edhe ti Dr. Kimiku qe doje te helmoje popullin e Vlores.
Ashtu duhet! Te gjithe te bashkuar per ti cuar ne burg Veliajn, Ramen, Bashen, Berishen, Meten, Kryemadhin.
Fashisht fundin e ke te sigurt
Race e keqe sherbetori
Duam teater me kulla dhe emer ballisti o lali Eri. E ben dot?!
Ho hosteni Po Ballistat mos te kan qire ate motren apo fisin ca te ka pragun ho prag qire ho te qifsha rrobet ho kelysh i kuq ho rrobqire ho pidh motre
Ne Kohe pandemie eshte tinzare dhe jo E drejte te meren keto vendime ,Kur gjithe vemendja eshte tek lufta me kete virus,qe sic e quan Edi Rama I pa dukshem .nuk eshte vepruar drejt per mendimin tim.
Labi gjys-opinge:
KETA VAMPIRE ENVERISTE JANE DORA VETE SI CORONAVIRUSI KOMUNIST KINEZ
‘Ju dua shume’!?
Xhihadisti tru shpelare Lali Eri!
Kur thua sot ne oren 15 .34 :”Sot ka qene nje dite kur na u desh bte mernim nje vendim te drejte por te veshtire”!
As na thua ne 85 perqind apo 700 mije kryeqytetasve qe nuk te ka votuar dhe 3.5 milion shqiptareve se:
-Fjalen ‘Sot’ e ngaterron me ‘Dje’!?
-Ngaterron Naten me diten si ata qe te vrasin naten e te qajne diten!?
-Kur perdor peremrin vetar ‘na'(u desh’ kush jeni ‘JU’-‘na’ qe e perdorni ne gjuhen e krereve te xhihadit e fashizmit si dikur Benito Musolini u bente thirrje italjaneve:”Armiamoci e antatevi’!?
-Vendimin ‘na’-tuaj te ‘drejte’ kush e vlereson si te tille ti bashke me kreun e nje te pa puni menderisht me emerin Edvin te derguarin e ‘alla akbar’ apo duhet ta vleresoje 85 perqind e kryeqytetasve dhe 3.5 milion shqiptare qe nuk te kanme votuar e jane OPOZITA e vertete e ketij vendi!?
-Kur do ti merni ‘na’JU vendimet e DREJTA qe kerkon populli shqiptar 3.5 milion banore dhe populli i kryeqytetit mbi 80 perqindd ose mbi 650.000 banore per:
a)Ti vihet tritoli bustit te ahmet Zogollit ne qender te kryeqytetit si simbol i tradhetise hajduterise,agjenturave serbise,rusise,antishqiptarizmes!?
b)Kur do ti vihet tritoli varrit te kryetarit te ballit kombetar kreut koloboracionist Mit’hat-MUTIT qe e cilesone 100 vjet me pare edhe rilindasi Çajupi ‘beu’,’ìveshegjati’,’turku’…..
c)Kur do ti vesh TRITOLIN varrit te terrorristit Azem Arkan Hajdari po nuk shkuan ta marin urgjent Rudinat e Fatmirat e korrupsionit!
d)Kur do tu vesh tritolin tere pllakatave e busteve te krereve te krimit korrupsionit antishqiptarizmes te vrasesve te popullit shqiptar tradhetareve,koloboracionisteve Xhafer Devave e niperve te tij Ibrahim Rrugaçoviçave qe kane lyer me gjakun LUME te shqiptareve rruget e Tiranes me 4 Shkurt e te gjithe shqiperise….!
KUR DO JAPESH URGJENT DOREHEQJE SI INKRIMINUAR SHUME ME KEQ SE SAQ ISH KRYEBASHKIAKU I sHKODRES,PO QE SE PRETENDON SE JE SHQIPTAR E TE KA NGELUR PAKEZE MORAL SI AJO KRYEBASHKIALKJA E DURRESIT QE U NDA NGA KRIMI-SOCIALSSALIST!?
Apo nuk ke mbaruar as shkollen fillore ne Amerike e nuk di qe nuk mund te jesh kryetar bashkije aqe me teper i kryeqytetit vetem me 18 perqind ‘VOTUES’-Juventine apo Ballist Morina!?
PRELUDIN E SHKATERRIMIT TE TEATRIT KOMBETAR E LUAJTI GAZETA DITA ME NJE SHKRIM-POROSI PLOT ME LAVDERIME PER “BJARKE INGELS GROUP” NE BORDO TE FRANCES QE SHQYPTARET PA SHTEPI DHE PA “BREKE NE BYTHE” DHE QE KANE MBETUR NE QIELL TE HAPUR NGA INJORANCA E EDVINIT PO E PAGUAJNE SI “FRENGU PULEN”,
por:
Keni harruar te shtoni argumentin famoz te Erion Bedelit:
“Teatri Kombetar i Gherado Bosios ishte nje Dopolavoro Fashiste”,
njashtu;
Si Bashkia e Tiranes qe u shkaterrua nga Enveri ne Kohen e Qepes te Partise se Punes per te ndertuar Muzeun Historik, nje karrikature komuniste, pjelle e goces se Fecor Shehut e cila po keshtu u lavderua si nje arritje dhe fitorje e Partise
ME CILEN TIRANE TE BETONIZUAR SI ASNJE KRYEQYTET NE BOTE MBURRET KY KRYEBASHKIAK REZILI QE KA ARRITJE DHE FITORJE VETEM LLOGARINE E TIJ BANKLARE?
dhe:
CILI INSTITUT NDERTIMI E CILESOI TE RREZIKSHEM TEATRIN KOMBETAR QE I RREZISTOI TERMETIT SI ASNJE NDERTESE TJETER O BEDELI I EDVIN DROGES, ERION VELIAJ?
Instituti i Ndertimit qe ka lene ne qiell te hapur mijra familje shqyptare nga termeti i nentorit dhe qe ka certifikuar pallatet rezil te firmave hajdute te Edvinit “Kastrati” dhe “Ndregjoni” me devijime ne fasade gjysem meter ne 7 kate,
apo:
Instituti i Ndertimit qe ktheu ne banesat e tyre te shkaterruara ne Thumane banoret-viktima te injorances totale qe Edvin Kaqoli i garantoi me Biben e tij Ministre te Ushtrise duke i groposur me doren e vet poshte renojave te Betonit si asnje Kryeminister tjeter ne Bote?
Ju hengert mortja dhe ju zente mallkimi i viktimave te Thumanes o Vampire te Enverit, pse nuk prishet ju o karagjoza injorante me pushtet Piramiden Famekeqe te Enverit ne mes te Tiranes, por i jeni sulur me tritol ne dore Monumenteve te Kultures si Kulcedra te verteta Komniste nga lakmia per te bere para te pista me Fushat dhe Bashkim Ulajt e Mafies tuaj?
sepse:
As Hitleri nuk shkaterroi si ju Monumentet e Kultures dhe per keto krime kunder njerezimit ju o Vampire enveriste me pushtet
BURGUN E KENI PAK!
Intelektual, punen per veper fashiste ia lene komentueve te Dites se e dinese i kane aty argatet e sigurt, vigjilant si dikur…
Lavderimet e Dites ishin vetem siguri se nuk do reagojne brenda sojit, mbrtet te shihet per cfare çmimi u shit Dita: ndonje leje pallati dikkund se keshtu e ka hadet dyshja rama- veliaj!
Cfare karagjozi !
E shkaterron dhe thote te rrime te bashkuar !
S’ka me keq kur ndodhesh ne dore te ketyre personave, qe per para, pushtet dhe lavdi nuk njohin asnje lloj permbajtjeje, shkelin mbi dinjitetin dhe respektin e cfaredo lloj grupimi qe jane kunder realizimit te orekseve te tyre.
Genjejne vehten se tashme qytetaret po e hane sapunin per djath .
Edi Rama dhe lali Velia, ju pamvaresisht roterikave qe do te na semurin veshet, nuk do te arrini te reabilitoheni kurre-me ne mendjet e shqiptareve qe ju, me veprimin e oreve te para te mengjezit te sotem, i perdhoset rendshem.
Ju vuloset fundin tuaj !
Ilirjan : te rrime te bashkuar. , eshte kod per brenda lojit
Gazeta DITA vazhdon te ruaje pozicionin profesional te respektimit te veprimtarive pozitive te paleve politike kundershtare per pushtet. Per opinionin tim si gazetar dhe historian profesionist qe jetoj prej dy dekadash ne SHBA, gazeta DITA eshte organi me me autoritet i Pushtetit te Katert (Shtypit dhe Medias Televizive) ne Shqiperi.
Kur ishte gazetar eshte pyetja e ne cilen gazete n’ato vite ´lulzime ´te gazetarise?! Vetem komentet e e vetmja hapesire ku ka ndonje informacion
!
Ti je falls mor djale, si tere politiksat medioker te Tiranes majtas e sidomos djathtas. E sidomos kur shpjegon me duar sikur me qene Steve Jobs duke prezantuar iPhone. Ku ta gjesh kopjacin, je nje imitues I keq. Bere shesin Skenderbej me garazh nentokesor per 5 leke me teper kishe bere tynel nentokesor qe nga nentekateshat te hyje ne rrugen e Kavajes pa I rene perqark qendres. Po s’ke c’i ben, shefit tend i mungon fantazia, se ti vetem firmos. Edhe per Teatrin ai po te perdor, po doli keq puna ta hedh ty fajin. Ve bast qe pas 10 vjetesh pallatet e Fushes do ndertohen njelloj, se eshte bere pazari. Kurse ti ke kohe te bredhesh me qeskat e koronavirusit kur ne tere Evropen keto gjera I bejne vullnetaret e Kryqit te Kuq. Kryetaret e bashkise nuk merren me qeska dhe as me vija bicikletash. Po coju njehere uje 24 ore dhe te jete I pijshem. Ok, do tregosh projektet dhe datate inagurimeve kur daci te bjere ne kos. Le qe, varja, ty shefi te perdor dhe c’faj je ti se cfare ben ti. Bjeri Parase me miliona dhe shpernda ato qeskat me qindarka – kulmi I hipokrizise. Dhe ta dish qe kam qene socialist para se ti me shefin te uzurponit PS dhe do jem edhe pasi te ikni.
Si more Gjysëmanalfabet po e arsyeton me ngritjen e godinës së re ,si nuk iu vie turp ta shkatrroni Kulturen Kombtare.Me kët vepër ju i keni VRARË të gjith Artistët e Popullit more FAQEZINJ. Ne mburreshim për Artistat që kan lënë gjurmë në Hjistorinë e Kombit por ju sot e keni çrrënjos Kulturen që për Shum vite e sakrifica e ngritën të mëdhenjët Artista po në kët Godinë.Tani ju e keni synimin tuaj bashk me Kristaçin tek Kokaina dhe Hashashi sepse Kultura për ju nuk sjell PROFIT.
Kemi , pa kokain keta nuk e kallojne diten , prandaj iu duhet bosseve te droges me tonelat me va derguar ne zyre e ne surrel .! Po per keto livraisone po shpaguhen me keto pallate ne zemer te Tiranes ! Mirenjohes jane Edi rama e Erion Veliaj, kokainomenet n1 te Tiranes qe rokolisin sute kur iu mungon doza : e kane fushen aty per dozen tjeter
Me vjen keq per aktoret qe mbrojten teatrin dhe besuan tek politikanet dhe perfundimi, kauza deshtoi ,
sic ka ndodhur edhe me studentet qe ne momentin kur opozita futi duart ata u percane dhe shkuan ne shtepite e tyre me bisht ne shale
Rama perseri ja ariti qellimit duke bere koke turku Lalierin i cili u detyrua te pranonte se vendimi per prishjen e teatrit ishte i TIJ dhe i askujt tjetri , pra jo i Rames , pavaresisht se thesin e ka marre ky i fundit
Per here te pare sot ne kohen e pandemise na u clodhen syte nga mosdalja ne ekranet e Tv te liderit tone te kudogjendur dhe ky ishte plani ,sot prozhektoret u fokusuan tek koketurku veliaj fajtori ne syte e publikut u stigmatizua eshte ai qe nje dite do te varet ne deget e pemeve qe ka mbjelle vete , kjo eshte profecia e Rames per te mbase sot eshte fillimi i fundit per te
Me vjen keq per Budinen qe i beri thirje opozites te bashkohet me ta , perse ??? qe te vazhdoje te tallet akoma me naivet artiste te neperkembur dhe te mashtruar nga hyrje daljet e Monikes me buzeqeshje ne furgonet e policise a thua se shkonte ne teater , sot aktoret profesioniste ishin lideret e opozites ata meritojne cmimet OSKAR , e luajten shume bukur tragjikomedine me titull TE MBROJME TEATRIN ata thjesht morren pjesen e tyre nga torta e FUSHA Co
Ky eshte Kamikaz-ja i Edvin Rames. Kur ta haje ky per keto qe ben, vete Edvini do t’ia shtyje edhe me thelle. Po ky gjak iraniani nuk e ka marre vesh akoma.
Te bashkuar kunder Edi Ramutit dhe qenve qe e ndjekin. Veliun,Ahmeten, Gjiknurin, Fushen, Ulajn, Kastratin. Eshte proteste gjitheperfshirese kunder krimit te organizuar shteteror.
Me degjoni se nuk ha mut kot une, e kam lajm nga PeDe-rat e SHQUP-it.
O tradhetar i MJAFT ,qe u ngjize ne sekond ne “PS”
Nuk ka filluar akoma remuja .Prit ,kur te fillojne ato 6 gradacela qe doni te vidhni ju me korrupsion , ska per tju lene kush , atehere do duket burreria e jote , dardha e ka bishtin mbrapa .Do me kujtosh ,sdo ta kesh te kollaqjte ne te ardhmen .E gjej vend ku te futesh ,o idiot shejtan budalla e servil i Ramutit .
O VELO VELO MAVRIA– TE KA DROGUAR BASHKIA—THIRRI MENDJES O I GJORE—-ESHTE E JONA SHQIPERIA….
Fatkeqesisht nje Kryetar Bashkie kamaleon, i pafytyre, mashtrues, me deficence te madhe kulture qe duket qe ne te shkruar. Na permend sukses “rregullimet tek liqeni” dhe sheshin “Skenderbej”. I pari, liqeni dhe kurora e Tiranes ka dale jashte lojes se funksionit qe kishte si mushkeri e Kryeqytetit. Ndersa Sheshi, ne pamjen estetike e funksionale, ka degraduar me keq se kur ishte me ato shatervanet arkaike.
Gjith kjo zhurme thote ky kameleoni me mbiemrin Veliaj (fatkeqesi qe ka mbiemer shqiptar se vetem shqiptar nuk eshte )do te harrohet siçjane harruar ato per parkun ,liqenin e pazarin e ri etj por qe ky e kupton mire qe asgje nuk harrohet (perderisa permenden aq shpesh ) por me kaq shume veprime negative qe kto po kryejne nuk te lene kohe te thuash as edhe nje gjysem fjale sepse sapo ti hap gojen te ankohesh keto kane bere nje tjeter akt te “mire “qe ti ngreje rehatin popullit e te lere mbas dore te parin.
Jo Erion xhani! Nuk u harruan dy kullat e zeza si dy cibane ne mes te bulevardit. Nuk u harrua as kisha mjaft e bukur ortodokse ngjitur me Min. Mbr., dhe qe nuk e ka vendin aty! Nuk u harrua as kulla Toptani prane ushtarit te panjohur dhe kulla tjeter prane ish-Gjykates se Larte! Nuk u harrua xhamia e madhe tek nisja e Rruges se Elbasanit! As prishja e kendit te lojrave per femije, po tek rruga e Elbasanit, per ngritje pallati te madh. As ato ndertime kuturu ne Tirane, si ne Kandahar! Nuk do harrohen as gradacielat e reja pa sistem dhe pershtatje me ndertesat e tjera perreth, qe do ngrihen ne te ardhmen. Te gjitha jane aty per t’mos u harruar e per te treguar se ndertimet ne Tirane nuk drejtohen nga institute arkitektesh dhe urbanistesh, por nga poltikanet!