Gjyqe shembullore,
ne prisnim nga SPAKU,
dhe jo gili-vili,
e lagu-s’e lagu!
Gjykata e tjera,
njerëzit s’i besojnë,
ndaj edhe çdo çështje,
SPAKUT ja drejtojnë!
Po detyrat SPAKU,
i ka shumë të qarta,
gjykon korrupsionin,
në qarqet e larta!
Për çdo gjë ankohet,
aty opozita,
idiotllëqe radhë,
dëgjojmë përdita!
Teatër-aleanca,
dje na e tha prerë,
se paska kallzuar,
nja tri inxhinierë!
Na e tha Budina,
dhe me ton të zjarrtë,
po tri inxhinierët,
s’janë shtetarë të lartë!
Do çojmë tha ai,
edhe shumë të tjerë,
sepse shumë e nxehtë,
do të jetë kjo verë!
Unë po pyes SPAKUN,
nëse më dëgjon,
këto idiotlllëqe,
përse i pranon!
Nëse për çdo gjë,
tek SPAKU do vemi,
gjykatat e faktit,
përse vallë i kemi?!
Kur veç idiotllëqe,
shkojnë plot e plot,
asnjë gjë serioze,
s’ka bërë gjer më sot!
Kur u ngrit kjo Trupë,
seriozisht u tha,
se do kapte vetëm,
kokat e mëdha!
Se do ish për vendin,
gjykatë për të qënë,
do kapte në rrjetë,
vetëm peshkaqënë!
Megjithè këto prapë,
s’mund ta themi sot,
me kaq pak muaj,
s’e gjykojmë dot!
Kuptohet që puna,
s’i vete dot mbarë,
kur ka efektivë,
vetëm tetë gjyqtarë!
Po prapë stekën lart,
duhet vetë ta çojë,
dhe çështjet idiote,
të mos i pranojë!
Çështjet e mëdha,
kryesisht t’i gjëjnë,
ato që merr SPAKU,
lajm duhet të bëjnë!
A.DUKA

Me vjen keq Arben, qe beson se SPAK-u do te kape peshq te medhenj. Jo i dashur, rrjeta e tij nuk i mban dot peshqit e medhenj, me ata SPAK-u behet KAPS.
Dëshira e qëllimshme është ta përmbysin Spakun me çështje të kota duke e pamundësuar të veprojë kundër korrusionit dhe pastaj ta denigrojnë si të pa aftë.Nuk ka bir kurve ta shpëtojë popullin shqiptar nga hajdutët.
dhe këtu është faji i saliut!!
ai po i çon këto çështje koti!!
eh të ishte për ramën??
ai kishte çuar dhe lindën e tij që mban qesen e vjedhjeve qeveritare!!
po çfar ti bëjë saliut!ai e ka kompromentuar tërë hetuesinë dhe nuk çon jo vetëm të vetët por dhe ata kundërshtarë!
“Mos e “bombardoni” SPAKUN me idiotllëqe!”
e ça me bo o duk??
me shku vetë??
SPAK është për propagandë dhe ti ki kujdes mos dil kundër porpagandës,o dukë!!
se pastaj i lëpin ato që ke pështyrë!
pavarsisht se bën sikur nuk të kujtohen!!
skeni faj,jeni të gjithë të shkollës së kadaresë!!
dhe ai ka qënë disident propagandues i enverit!!