OFL “zbarkon” në Vlorë, iu kërkon vetëdeklarimin e pasurisë 4 personave

Leda Hysa

Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar ditën e sotme në Vlorë, duke shënjestruar tre trafikantë të rrezikshëm.

Mësohet se OFL iu ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë shtetasve Edison Begaj, Elton Çobo, Luan Kanani dhe Tesi Basho.

Njoftimi i OFL:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

– E. B., banues në Vlorë, i cili rezulton të jetë subjekt i Aktit Normativ, pasi Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë e ka dënuar përfundimisht me 7 vite e 6 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municioneve luftarake”;

– E. Ç., banues në Vlorë, i cili rezulton të jetë subjekt i Aktit Normativ, pasi është dënuar në Itali për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe është bërë njohja e vendimit penal nga Gjykata e Vlorës, në vitin 2019;

– T. B., banues në Vlorë, i arrestuar dhe nën hetim për veprën penale “Shtrëngim për dhënie të pasurisë”;

– L. K., banues në Vlorë, subjekt i Aktit Normativ, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 5 vite burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

 

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Lat nam .Keta po kryejne burg ,per vepren penale qe kan bere ,pse ti merni tani parate ose pronat , e them kete si nuk ju vjen turp ,po ha dhe , kolegu i juaj Gjygjtar Konomi ,dilni nga GJIRI i LALZIT ,jane bere ne troje te vjedhura nga bolsheviket ne shpirt, e sot jane kthyer ne “DEMOKRATE ” bile mos harojme ,keta ne vilat e tyre kane edhe roje me tre turne ,me cfare parashe i paguajne rogat ketyre ???Kur do behet nje here , dreqi ta mare ,shqiperia shtet i te drejtes ??????

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *