TENSIONI / Hedhin kapsolla drejt policisë, plagoset një gazetare

Leda Hysa

Tensionohet situata në protestën për Teatrin, pasi gjatë fjalimit të artistëve janë hedhur disa kapsolla nga protestuesit në drejtim të policisë.

Një gazetare raportohet se ka mbetur e plagosur pas shpërthimit të kapsollave mes turmës së qytetarëve.

Më pas ka vijuar një përplasje mes protestuesve, ndërsa bëhej thirrje për qetësi.

Ishte një djalë i ri që është shoqëruar jashtë turmës nga disa persona.

Kjo është përplasja e dytë që shënohet brenda një ore me nisjen e protestës.

Burimet bëjnë me dije se gazetarja e lënduar është Soni Prifti Osmanaj.

Ajo ka pësuar një djegie mbi gju, ndërsa të pranishmit e tjerë i kanë dhënë ndihmën e parë duke e lyer me jod.

l.h/ dita

Share This Article
4 Comments
  • Kështu e kan zakon skuadrat fashiste të urdhrit zi të Ilir Metës ,Sali Berishës,Budinës dhe Monikës.Të sulmojn me kapsolla me shkopijë ,me zingjirë hekurash e rrjetash ,nuk rrinë duarkryq sulmojnë edhe Gazetarë kundërshtar vetë që gjendjen ta kenë pezull në gjendje luftë që kurr shqipria të mos ketë shtet ligjor.Kur shqiptarët kan nevoi për rritje ekonomike,për punë ,për siguri ,për lumturi ,jo beteja e politikë shqiptare e terror.

  • Qeverite diktatoriaje kane fundin e hidhur. Gjithe populli kerkon denimin e hajduteve ne politiken 30 vjecare. Vjedhesi i ikonave KM, turp per ate popull.

  • Nuk ishte protesta per Teatrin,por kishte qellimin tjeter,sic folen-recituan fatkeqesisht disa aktor, te cileve ju peshperisnin Basha,Monika dhe disa veprimtar jo te paket,te opozites.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *