Shqipëria kërkon hetim për OBSh-në për menaxhimin e pandemisë

Ornela

Zërave që kërkojnë hetimin e veprimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për menaxhimin e pandemisë iu bashkohet edhe Shqipëria. Një rezolutë e sponsorizuar nga Bashkimi Europian, Australia dhe Zelanda e Re u paraqit në Asamblenë e OBSh-së që filloi të hënën në formatin e videokonferencës.

Shqipëria mbështet nismën e Bashkimit Europian, Australisë dhe Zelandës së Re që përmes një rezolute të paraqitur në Asamblenë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kërkojnë hetimin e këtij institucioni botëror për menaxhimin e gjendjes së pandemisë së Covid-19.

Asambleja që bashkon përfaqësuesit e 194 vendeve filloi të hënën në formatin e videokonferencës.

Prej kohësh Organizata Botërore e Shëndetësisë po ndeshet me pyetje për mënyrën se si e menaxhoi pandeminë, ndërsa disa herë është vendosur në qendër të akuzave se ka heshtur përballë mosveprimit të Kinës dhe fshehjes fillestare të përhapjes së virusit.

Duke iu drejtuar asamblesë, presidenti kinez Xi Jinping, mbrojti veprimet e vendit të tij. Ai tha se Kina “ka vepruar e hapur dhe me transparencë ” dhe këmbënguli se çdo hetim duhet të zhvillohet pasi pandemia të jetë vendosur nën kontroll.

Ndërsa drejtori i përgjithshëm i OBSh-së Tedros Adhanom Ghebreyesus e mirëpriti propozimin për rezolutën dhe tha se do të bashkëpunojë sapo të krijohen kushtet.

Dyshimet ndaj OBSh-së kanë nxitur ndërkaq nismat e pavarura. Kështu Franca dhe Gjermania ranë dakord të hënën për krijimin e një fondi prej 500 miliardë eurosh për Rimëkëmbjen, fond i cili do t’u jepet vendeve europiane dhe rajoneve të goditura më rëndë nga pandemia.

Dy udhëheqësit Emmanuel Macron dhe Angela Merkel thanë se nisma e tyre është një hap i madh përpara dhe gjithashtu Komisionit Europian do t’i lejohet që të marrë para hua nga tregjet financiare.

Asambleja dyditore, vjen ndërsa po rriten tensionet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës në lidhje me virusin. Që tani Uashingtoni ka ndaluar financimet për organizatën dhe po zhvillon një program të pavarur për vaksinën.

Mbi 4.5 milionë vetë janë infektuar me koronavirusin e ri dhe mbi 300 mijë kanë humbur jetën që kur virusi u shfaq për herë të parë në Kinë./oranews

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • SI NUK HOQËM DORË NJËHERË NGA MEGALMOMANIA!
    Nuk jemi vënd me peshë në arenën ndërkombëtare, megjithatë, jemi gjithmonë gati të rrjeshtohemi në frontin e parë që udhëheqin të mëdhenjtë.
    Pasojat dihen: fjalë, fjalë, fjalë lavdërimi nga njëri krah dhe pasoja financiare nga ana tjetër.
    Servilizëm? Ndjenjë konfortiste? Injorancë?
    Hajde gjeje të kam Rixha!

  • Me shqiperia, deshe te thuash Edvin Kristaq Rama
    se shqiperia s’dime te kete shtet, as politika shteterore, por individuale nga i gjithepushtetshmi Edvin.

    Turp turp, turpi i radhes
    Perse duhet te beje kaposhin ky njeri ne politike te jashtme, ku s’ia kerkon njeri.
    Udhezimet e protokollet per menaximin e pandemise ne shwiperi Edvini i merr nga OBSH. Ne qofte se pretendon se pati sukses me pandemine ne shqiperi, merita ezhte gjithashtu e OBSH qe udhezon dhe mbeshtet e madje furnizon me gjithe mjetet mjekesore qe Edvini as kishte, as pati nje kacidhe ne xhep ti blinte kur na duheshin
    Vetem OBSH dhe Kina, ndihmuan jo vetem me protokollet, por sidomos me mjete mjekesore:maska ventilatore, PPE per mjeket, dezinfektante, barna etj.

    Edvin rrugaci behet i pari ti hedhe ne gjyq. Kalbesire morale, pthu!!

  • Shqipëria u bashkua nga e keqja me shtetet e tjera, sepse Rama është miku i ngushtë i SORROSIT të madh dhe atij të vogël të cilët janë bashkëpuntorë me Bill Bajgë Gejcin , i cili ka KORRUPTUAR Mutin e Zi Greberesius kryetari aktual i OBSH..
    Pra vetëm sa për sy e faqe ju bashkuam të tjerëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *