Berat, shkëndija elektrike shkrumbon zdrukthtarinë

anazapta

Një zjarr i papritur ka rënë në pjesën e jashtme të një fabrike zdrukthtarie në lagjen “Uznovë” të qytetit muzeal. Flakët kanë përfshirë në mënyrë të papritur mbetjet drusore, që shkarkoheshin nga kjo fabrikë në pjesën e pasme të saj, nëpërmjet 2 aspiratorëve shkarkues të mbetjeve. Kanë qenë punëtorët e fabrikës, që pasi kanë parë flakët, njoftuan zjarrfikësen, e cila ka bërë të mundur shuarjen. Dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *